44% e shqiptarëve duan të emigrojnë! Barometri Ekonomik Scan: Në T2 rritet përqindja e personave që kanë një plan konkret
Barometri Ekonomik dhe Indeksi i Besimit Konsumator Scan vjen me edicionin e dytë për tremujorin e dytë të vitit 2021, raport ky i mundësuar nga Scan Intelligence Unit dhe "Idra Research and Counsulting". Raporti i plotë vjen në formën e një ankete për familjet shqiptare, ku përfshihet jo vetëm indeksi i besimit konsumator, por edhe një sërë problematiksh. Ky edicion gjithashtu vjen me risi në përmbajtjen e tij duke përfshirë pyetje mbi edukimin financiar dhe pushimet e verës.
Nga anketat e zhvilluara në nivel kombëtar, raporti tregon se si janë përgjigjur të anketuarit mbi planifikimin për të emigruar jashtë vendit gjatë 12 muajve të ardhshëm. Më shumë se gjysma e të anketuarve ose e shprehur në përqindje, rreth 56 %, janë shprehur se nuk kanë planë për të migruar gjatë muajve të ardhshëm. Krahasuar me edicionin e parë të Barometrit Ekonomik, shohim se për këtë tremujor kjo shifër ka mbetur e pandryshuar. Nga ana tjetër janë 34% e të anketuarve që po e mendojnë të emigrojnë në 12 muajt e ardhshëm.
Në edicionin e parë, vetëm 36% e të anketuarve po mendonin të emigronin gjatë 12 muajve të ardhshëm. Shohim që për këtë edicion ky tregues të jetë ulur me 2 pikë përqindje. Duket se këto dy pikë përqindje i kanë kaluar kategorisë së personave që kanë një plan konkret për të emigruar. Gjatë edicionit të parë personat që kishin një plan konkret përbënin vetëm 6% të totalit, ndërsa këtë edicion ato përbëjnë 9% të totalit. 1% e të anketuarve janë shprehur se kanë përfunduar dokumentacionin e nevojshëm dhe presin vetëm të ikin. Krahasuar me tremujorin paraardhës ky tregues ka rënë me 1 pikë përqindje.
Planet për të emigruar
Klikoni këtu për të parë raportin e plotë
Sondazh

Rritet niveli i kënaqësisë së jetesës të shqiptarëve! Barometri Ekonomik Scan: Por, vetëm 38% janë të kënaqur
Scan media në bashkëpunim me IDRA Research & Consulting, ka publikuar edicionin e dytë të “Barometrit Ekonomik” për periudhën prill-qershor. Metodologjia e......

Gjysma e shqiptarëve nuk bëjnë dot pushime! - Barometri ekonomik Scan: Për ata që planifikojnë, 47% me buxhet deri në 50 mijë lekë
Barometri Ekonomik Scan këtë tremujor të dytë vjen edhe me disa risi, për t`iu përshtatur edhe aktualitetit sezonal, si një bllok pyetjesh drejtuar......

Përmirësohet Indeksi i Besimit Konsumator Scan, - Ngjitet në 41.2 pikë në T2, nga 39 pikë në T1, falë situatës aktuale
Scan Media publikon këtë të enjte “Barometrin Ekonomik dhe Indeksin e Besimit Konsumator Scan”, për tremujorin e dytë të vitit. Ky publikim periodik vjen në......

Shëndetësia, në 2020 ranë shpenzimet dhe punonjësit, u rritën për argëtimin dhe mjedisin, - Vetëm 98% e planit, poshtë planit edhe numri i punonjësve të ISHP dhe Urgjencës
Efektet e pandemisë gjatë vitit të kaluar janë ndjerë në thuajse çdo sferë të financave dhe ekonomisë shqiptare, dhe sidomos te financat publike. Këto të......

Gratë shqiptare te shtëpitë e burrave, - Vijon tradita, e konfirmojnë shifrat. Femrat nga 20-34 vjeç, ndërrojnë vendbanim 2 herë më shumë se meshkujt
“Scan Intelligence Unit’ ka analizuar të dhënat e Institutit të Statistikave mbi burrat dhe gratë në Shqipëri, duke u ndalur te lëvizjet e brendshme të tyre......

Rekord pikash exchange gjatë pandemisë! Gjatë 2020-ës, rritja, më e madhe se mesatarja e dekadës së fundit
Gjatë vitit 2020, pavarësisht pandemisë që goditi me forcën më të madhe ekonominë shqiptare, duke bllokuar në masë shumë aktivitete, shënohet një tjetër......

Fitorja e Kampionatit Europian – Fitimet për Italinë llogariten në 12 mld euro, sa 93% e PBB-së së Shqipërisë
Fitorja e Italisë në Kampionatin Europian qe një ngjarje e jashtëzakonshme, e cila u kthye në një manifestim për popullin italian dhe jo vetëm. Kjo fitore,......

Rritet numri i grave të vetëpunësuara, - Rritje edhe në numrin e meshkujve të punësuar me pagë. Burrat shënojnë ulje në numrin e të papunëve
Raporti periodik “Gratë dhe Burrat në Shqipëri 2021”, i bërë publik nga INSTAT, përfshin një sërë fushash duke nisur që nga: Statistikat e popullsisë,......