Me laps dhe letër Postuar më 13 Korrik 2021, 09:27

Fitorja e Kampionatit Europian – Fitimet për Italinë llogariten në 12 mld euro, sa 93% e PBB-së së Shqipërisë

Nga SCAN TV
Fitorja e Kampionatit Europian – Fitimet për Italinë llogariten

Fitorja e Italisë në Kampionatin Europian qe një ngjarje e jashtëzakonshme, e cila u kthye në një manifestim për popullin italian dhe jo vetëm. Kjo fitore, përveç rritjes së prestigjit për popullin italian do të sjellë edhe benefite të tjera në aspektin ekonomik si pasojë e produkteve “Made in Italy”. Ky “efekt”, pavarsisht se për popullin Italian konsiderohet si një rritje e “vogël” në një periudhë afatshkurtër, është gati e barabartë me PBB-në e Shqipërisë.

Sipas një projeksioni nga "Coldiretti", fitimi i Europianit do të sjellë rritje me 0.7% të PBB-së së Italisë. Por 0.7%, përkthyer në mjete monetare do të ishte 12 mld euro. Duke qënë edhe ekonomia e tretë me PBB-në më të lartë në Bashkimin Europian, fitimi i Europianit do t`i japë një shtysë tjetër ekonomisë italiane.

Por le ta krahasojmë këtë projeksion ndaj PBB-së së Shqipërisë?

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë, përllogaritet në 15.28 mld dollarë gjatë vitit 2019. 15.28 mld dollarë konvertuar në euro do të ishte 12.89 mld euro. Sipas një matematike të thjeshtë, kjo do të thotë se ndikimi nga fitimi i Kampionatit Europian do të arrijë ti sjellë Italisë një rritje në PBB sa 93% e vlerës së të gjithë ekonomisë shqiptare.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat