Pandemia përmbys trendin e azilkërkuesve! Ulen ndjeshëm hyrjet në Shqipëri, sirianët zëvendësojnë irakenët, meshkujt, femrat
Pandemia duket se ka frenuar ndjeshëm azilkërkuesit në Shqipëri gjatë vitit 2020. Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave tregojnë se, gjatë vitit 2020, numri i azilkërkuesve në vendin tonë ishte 2232, ndërkohë që vitin paraardhës fiksohej në 6557, pra në rënie me 66%. Madje, po të shohim shifrat sipas muajve, vëmë re se, fluks ka pasur vetëm në tre muajt e parë të vitit të kaluar, kur efektet e pandemisë nuk kishin nisur ende. Gjatë këtyre tre muajve ka pasur 2158 azilkërkues në vendin tonë, ndërkohë që në 9 muajt pasardhës, kur edhe efektet e pandemisë kanë qënë të pranishme thuajse në të gjithë kohëzgjatjen e vitit, kanë qenë vetëm 74 në total. Pra, rreth 98% e azilkërkuesve në vendin tonë gjatë 2020-ës ka ardhur në tre muajt e parë të vitit. Shifrat e shkurtit, me thuajse 1 mijë azilkërkues që kanë hyrë në vendin tonë, sinjalizojnë se, në rast se pandemia nuk do të kishte “goditur”, shifrat e azilantëve do të preknin nivele rekord historike. Por, pandemia nuk ka “goditur” vetëm flukset hyrëse të azilkërkuesve në vendin tonë, por ka rikonfiguruar edhe gjeografinë e tyre. Ndërkohë që në vitin 2019, shtetasit nga Iraku ishin të parët në listën e azilkërkuesve në vendin tonë, në 2020-ën, me pandeminë, sirianët ngjiten në vendin e parë, me 876 të tillë, ose 39% të totalit.
Shifrat tregojnë gjithashtu se, mbizotëron gjinia mashkullore, me thuaje ¾ e totalit të azilkërkuesve në vendin tonë gjatë 2020-ës, ose rreth 75%. Në 2019 ndërkohë, meshkujt ishin në minorancë të ndjeshme, pasi më shumë se 80% e azilkërkuesve ishin femra. Diferencat e mëdha gjinore nag viti në vit, sinjalizojnë se pjesa dërrmuese e azilkërkuesve në vendin tonë janë thjesht transit, për t`u zhvendosur në vendet e Europës, pasi tregojnë se ka shumë pak familje, dhe se mbizotërojnë individët.
Shifrat e Institutit të Statistikave tregojnë gjithashtu se viti 2020 ka sjellë një ulje të ndjeshme të numrit të atyre që kanë lënë shtetësinë shqiptare, vetëm 513, nga 741 që ishin në vitin 2019. Ata që fituan shtetësinë shqiptare ndërkohë ishin 423 shtetas, nga 485 në vitin 2019.
Sondazh

Pandemia zbuti hendekun nxënës ngelës/nxënës dhjete, SIU analizon rezultatet e maturës në 5 vitet e fundit, 2021 ul notën mesatare, matematika, më pak "gogol"
Provimet e maturës shtetërore janë një fazë e rëndësishme në jetën e secilit maturant, pasi kjo është faza e kalimit të tyre në një stad tjetër. Ky stad......

Kostot ranë, çmimet u shtrenjtuan! Indeksi i prodhimit të produkteve bujqësore nuk justifikon “kriposjen” e frutave dhe perimeve gjatë 2020-ës
Të dhënat më të fundit nga Instat tregojnë se indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore arriti në 104.8 pikë nga 104.0 pikë që ishte në 2019, duke......

Telefonia, Shqipëria më e shtrenjtë se BE! Paguajmë 8% më shumë, më të shtrenjtët në rajon, edhe mbi Austrinë, Francën, Italinë
Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor ku tarifat e komunikacionit janë mbi mesataren e Bashkimit Europian. Statistikat më të fundit të agjencisë......

Sanksionet ndaj Bjellorusisë, ndikimi në turizëm, - I mbyllen dyert mbi 10 mijë turistëve, u rritën me 6-fish në vetëm 4 vite
Qeveria shqiptare ka vendosur të reshtohet krah Bashkimit Europian sa i përket sanksioneve ndaj linjave ajrore bjelloruse, në linjë me të gjitha vendimet e......

Bien normat e interesit të kredive gjatë majit, - Mesatarisht në 5.78% për ato në Lek, rënie edhe për kredinë e re në euro
Shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë një rënie të normave mesatare të interesit nga institucionet huadhënëse, për të gjitha afatet e maturimit dhe......

Kredia për shtëpi prek rekord historik/ 2.2 mld lekë gjatë majit për individët, si asnjëherë më parë
Sasia e kredisë së re që ka lëshuar sektori bankar gjatë majit ka prekur shifrën e 19.48 mld lekëve, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Kjo......

Më shumë pasagjerë dhe mallra gjatë Majit, transporti ajror me rritjen më të lartë
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave mbi statistikat e transportit tregojnë se në muajin Maj të këtij viti shihet një rritje e numrit të......

Rinohet Parlamenti i Shqipërisë, mosha mesatare zbret me 4.8 vite nga 2017, LSI më e plakura. Rritet edhe prania e femrave
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar listën e kandidatëve fitues për deputet në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të bërë publike në datë 23.06.2021.......