Kredia për shtëpi prek rekord historik/ 2.2 mld lekë gjatë majit për individët, si asnjëherë më parë

Sasia e kredisë së re që ka lëshuar sektori bankar gjatë majit ka prekur shifrën e 19.48 mld lekëve, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Kjo shifër është në rritje me 15.2% krahasuar me muajin paraardhës, si dhe me 63.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga ana e Bankës së Shqipërisë. Sa i përket vetëm kredisë për individët ndërkohë, ajo rezulton pranë 7.1 mld lekëve gjatë majit, duke barazuar kështu shifrën e muajit dhjetor, dhe njëkohësisht edhe rekordin historik mujor sa i përket huasë së re për individët.
Me plot 2.2 mld lekë, ose rreth 18 mln euro kredi të re gjatë majit, regjistron një rekord të ri absolut huaja e re për individët në lek me qëllim blerje banese. Kjo tendencë reflekton jo vetëm boom-in e ndërtimit si dhe kërkesën e lartë për blerje banesash, por edhe tendencën për të financuar këtë lloj investimi nëpërmjet sektorit bankar, si dhe rritjen e preferencës për monedhën vendase. Kredia për blerje banese në euro ndërkohë regjistrohet pranë 1.5 mld lekëve, duke regjistruar rezultatin e tretë më të lartë historik gjatë majit. Duke mbetur te individët, vihet re një rritje e lehtë e kredidhënies në formë overdrafti gjatë majit, si dhe një rënie e lehtë e kredisë konsumatore.
Sa i përket kreditimit ndaj sektorit privat ndërkohë, shifrat e majit flasin për një rritje, si në terma mujorë, ashtu edhe në terma vjetorë. Gjatë majit, kredia e re për koorporata jofinanciare private ka prekur shifrën e 12.3 mld lekëve, nga 10.5 mld lekë që ishte gjatë prillit dhe 8.7 mld lekëve që ishte në majin e një viti më parë, kur efektet e pandemisë ishin ende të larta.
Sondazh

Më shumë pasagjerë dhe mallra gjatë Majit, transporti ajror me rritjen më të lartë
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave mbi statistikat e transportit tregojnë se në muajin Maj të këtij viti shihet një rritje e numrit të......

Rinohet Parlamenti i Shqipërisë, mosha mesatare zbret me 4.8 vite nga 2017, LSI më e plakura. Rritet edhe prania e femrave
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar listën e kandidatëve fitues për deputet në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të bërë publike në datë 23.06.2021.......

Pesha e secilit qark në ekonomi/ - Tirana, Durrësi dhe Fieri, “monopol” në thuajse çdo sektor, Kukësi, “delja e zezë”
Shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT) sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto sipas rajoneve dhe qarqeve të vendit japin një panoramë më......

Bizneset shqiptare, më optimistet në rajon,- Barometri Ballkanik i RCC: Vetëm 14% e sipërmarrësve presin të përkeqësohet situata
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka bërë publik Barometrin Ballkanik për vitin 2021. Sondazhet e Barometrit Ballkanik 2021 janë kryer midis dhjetorit të vitit......

Rritet sasia e peshkut, por jo peshkimi/ 12.5% rritje gjatë 2020-ës, falë rezervateve
Instituti i Statistikave ka bërë publike Statistikat e Peshkimit për vitin 2020, ku sipas të dhënave zënia e peshkut ka shënuar rritje me 12.5 krahasuar me......

Bien investimet e huaja direkte/ "Zhduket" Greqia, rrit prezencën Holanda me Francën
Investimet e Huaja Direkte (IHD) gjatë tremujorit të parë të këtij viti kanë rënë në 229 milionë euro, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë.......

Startup-et, Shqipëria përkeqësohet. Zë vendin e 78 në renditje, e parafundit në rajon
Startup Blink ka bërë publik së fundmi Indeksin Global të Ekosistemit për vitin 2021. Ky indeks synon të nxjerrë në pah vendet më të mira për fillimin e......

Pandemia tkurr shtresën e mesme! Credit Suisse: 65 mijë shqiptarë u varfëruan, zbritën “kategori”
“Credit Suisse” ka publikuar raportin global të pasurisë për vitin 2021, ku merren në analizë të gjitha vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Raporti sjell të......