Shqipëria Postuar më 29 Qershor 2021, 10:03

Më shumë pasagjerë dhe mallra gjatë Majit, transporti ajror me rritjen më të lartë

Nga SCAN TV
Më shumë pasagjerë dhe mallra gjatë Majit, transporti ajror

Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave mbi statistikat e transportit tregojnë se në muajin Maj të këtij viti shihet një rritje e numrit të fluturimeve me 7.3 herë krahasuar me një vit më parë. Sa i përket transportit të pasagjerëve, sipas të dhënave është rritur numri i pasagjereve si në rrugë detare po ashtu edhe në rruge ajrore. Në Maj 2021, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare është 36 mijë e 406 pasagjerë, ndërsa i atyre që kanë udhëtuar me linja ajrore, është 152 mijë e 842 pasagjerë. Krahasuar me Majin e vitit 2020, këto tregues janë rritur me 6.2 herë dhe 21.9 herë respektivisht. Transporti i pasagjerëvë me hekurudhë për muajin Maj të këtij viti ka regjistruar 643 pasagjerë ndërkohë që në majin e një viti më parë regjistronte 0 pasagjerë. Sidoqoftë baza e transportit të pasagjerëve mbetet ajëri i cili zë dhe 80.5% të transportit gjithsej.

Referuar po këtyre të dhënave shohim se gjatë muajit Maj të vitit 2021 është rritur volumi i mallrave të transportuara me hekururdhë dhe nëpërmjet ajrit, dhe gjithashtu është rritur edhe volumi i mallrave të transportuara në rruge detare. Rritja e volumit të mallrave të ngarkuara apo shkarkuara në porte shënohet 11.5%, duke arritur në 401 mijë ton. Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 2.495 ton për kilometër, duke u rritur me 3.6 herë, krahasuar me muajin Maj të vitit 2020. Rritje ka shënuar dhe transporti më rrugë ajrore me rreth 51.3% e cila është dhe rritja më e madhe. Në terma pesëmujorë, kemi një rritje të përgjithshmë të të gjithë treguesve. Transporti në rrugë ajrore është rritur me 11.9%, ai në rrugë detare ka rritje me 16.7% dhe transporti hekurudhor ka rritje me 28.3%.

Gjatë majit të vitit 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 52.2% me rrugë 39,8% dhe me ajër 0,3%. Mallrat e eksportuara me rrugë në Maj 2021 janë rritur me 24,6%, krahasuar me Maj 2020, ndërsa mallrat e importuara me rrugë në Maj 2021 anë rritur me 39,4%, krahasuar me Majin e 2020-ës.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat