Rritet numri i grave të vetëpunësuara, - Rritje edhe në numrin e meshkujve të punësuar me pagë. Burrat shënojnë ulje në numrin e të papunëve

Raporti periodik “Gratë dhe Burrat në Shqipëri 2021”, i bërë publik nga INSTAT, përfshin një sërë fushash duke nisur që nga: Statistikat e popullsisë, shëndetit, arsimit, tregut të punës e duke përfunduar me Indeksin e Pabarazizë Gjinore. “Scan Intelligence Unit” ka marrë në analizë statistikat e tregut të punës. Kështu do të kemi një “pamje” më të qartë në lidhje me rritjen dhe produktivitetin ekonomik, si dhe mirëqënien e individëve dhe familjarëve të tyre.
Për vitin 2020, numri i grave të punësuara në total është 528.828. Grupi “Të punësuar” përfshin brenda tij zërat si “Të vetëpunësuar”, “Punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes” dhe “Të punësuar me pagë”. Zëri “Të vetëpunësuar”, përllogaritet në 130.035 gra, ose shprehur në përqindje, do të ishte 21.5% e totalit. Zëri “Punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes” përllogaritet në 138.195 gra, që shprehur në përqindje do të ishte 22.8%. Zëri që ka më shumë peshë në këtë grup është ai i "Të punësuarve me pagë", ku rreth 262.087 gra janë në marrëdhënie pune me pagë. Pjesa që i takon këtij zëri në “tortën” e numrit të punësuarve përllogaritet në 43.3%. Për sa i përket numrit të të papunëve për gratë, përllogaritet në 74.877, që i shprehur në përqindje do të ishte 12.4%.
Numri i burrave të punësuar për vitin 2020 në total është 651.816. Zëri “Të vetëpunësuar” llogaritet në 246.784 individë. Përkthyer në përqindje do të thotë 33.3%. Zëri “Punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes” numëron 97.920 individë. “Të punësuar me pagë”, numëron 309.114 individë duke e bërë kështu edhe zërin më me peshë në këtë grupë. Të papunët për gjininë mashkull llogariten në 74.887.
Krahasimi me vitin 2019 tregon një tkurrje të forcave të punës për sa i përket gjinisë femër, duke u ulur me gati 7.400 individë. Rritje është parë vetëm në zërin “Të vetëpunësuar”, i cili është rritur me 10.311 individë. Të gjithë zërat e tjerë regjistrohen me humbje.
Në ndryshim nga gratë, krahasimi me vitin 2019 tregon se numri i të papunëve burra është ulur me 17.079 individë, dhe zëri që ka pësuar rritje është ai i të “Punësuarve me pagë”.
Gjithashtu vlen dhe për tu theksuar se numri i të papunëve është i barabartë për të dyja gjinitë për vitin 2020.
Sondazh

Pandemia goditi më shumë burrat sesa gratë, vdekshmëria thuajse dy herë më e lartë
Raporti më i fundit i Institutit të Statistikave paraqet të dhëna interesante sa përket burrve dhe grave në Shqipëri duke filluar që nga popullsia, te......

“Zayed” mund “Nënë Terezën”! Çmimet e biletave, nga 2 deri në 6 herë më të lira, për të njëjtat destinacione
Aeroporti i Kukësit, “Zayed, Flatrat e Veriut” fillon këtë të premte fluturimet ndërkombëtare, me linjën Zurich-Kukës. Një ndër arsyet kryesore të pritshmërive......

Kreditë me probleme, në rënie edhe në Maj. - Pranë 7.8%, niveli më i ulët që prej marsit 2009
Norma e kredive me probleme ka vijuar tendencën rënëse, duke zbritur pranë 7.8% gjatë Majit, për të regjistruar kështu një rekord të ri historik minimal.......

Performanca e Ministrive gjatë 2020-ës, Lleshaj i pari, Denaj e dyta, Balluku e treta, zhgënjejnë Klosi, Margariti dhe Gjonaj. Cakaj më i dobëti
Ministria e Financave dhe Ekonomisë si çdo vit ka realizuar vlerësimin e funksionimit të sistemit të kontrollit të brendshëm në njësitë e qeverisjes së......

Bashkia Tiranë, ajo që shpenzon më shumë për banor. - Durrës, Vlorë, Shkodër, Fier, në fund të tabelës, me më pak se 1 mijë lekë për frymë
Së fundmi Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë publik raportin vjetor mbi financat publike vendore 2020. Ky raport, përmban informacione të detajuara......

Pandemia përmbys trendin e azilkërkuesve! Ulen ndjeshëm hyrjet në Shqipëri, sirianët zëvendësojnë irakenët, meshkujt, femrat
Pandemia duket se ka frenuar ndjeshëm azilkërkuesit në Shqipëri gjatë vitit 2020. Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave tregojnë se, gjatë......

Pandemia zbuti hendekun nxënës ngelës/nxënës dhjete, SIU analizon rezultatet e maturës në 5 vitet e fundit, 2021 ul notën mesatare, matematika, më pak "gogol"
Provimet e maturës shtetërore janë një fazë e rëndësishme në jetën e secilit maturant, pasi kjo është faza e kalimit të tyre në një stad tjetër. Ky stad......

Kostot ranë, çmimet u shtrenjtuan! Indeksi i prodhimit të produkteve bujqësore nuk justifikon “kriposjen” e frutave dhe perimeve gjatë 2020-ës
Të dhënat më të fundit nga Instat tregojnë se indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore arriti në 104.8 pikë nga 104.0 pikë që ishte në 2019, duke......