Pandemia goditi më shumë burrat sesa gratë, vdekshmëria thuajse dy herë më e lartë

Raporti më i fundit i Institutit të Statistikave paraqet të dhëna interesante sa përket burrve dhe grave në Shqipëri duke filluar që nga popullsia, te shëndeti, arsimi, treguesit socialë e shumë të tjera. “Scan Intelligence Unit” e ka ndalur fokusin e analizës mbi treguesit e popullsisë dhe vdekshmërinë për vitin 2020. Shifrat tregojnë se popullsia e vendit po bëhet më e pakët nga viti në vit. Mosha mediane ka ardhur duke u rritur si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Gjatë vitit 2020, 36.8 ishte mosha mediane për meshkujt ndërkohë që një vit më parë ishte 36.3 duke u rritur me 0.5 vite. Ky tregues për femrat është rritur me 0.4 vite nga viti 2019 në vitn 2020.
Gjatë vitit 2020, numri i vdekjeve të burrave është 15.504 kurse i grave është 12.101 duke shënuar rritje nga viti i kaluar për të dyja gjinitë. Vdekshmëria e lartë gjatë viti 2020 patjetër që është ndikuar dhe nga pandemia, ku sipas të dhënave shohim se te meshkujt ka ndikuar më shumë. Krahasuar me vitin 2019 vdekshmëria për meshkujt gjatë vitit 2020 është 31.6% , ndërsa për femrat është 19.1%. Vdekshmëria foshnjore për vitin 2020 është rreth 10,5 vdekje për një mijë lindje për djemtë dhe 9,5 për vajzat. Po ta krahasojmë me një vit më parë ky tregues ka pësuar rënie për djemtë dhe rritje për vajzat.
Po ta analizojmë vdekshmërinë sipas sipas grupmoshave shohim se nga 0 deri në 19 vjeç norma e vdekshmërisë për të dyja gjinitë është e barabartë. Vdekjet sipas grupmoshave tregojnë se burrat kanë një përqindje më të lartë të vdekjeve, duke përjashtuar grupmoshën e fundit mbi 84 vjeç dhe mund të shpjegohet me faktin se jetëgjatësia e burrave është më e ulët se ajo e grave.

“Zayed” mund “Nënë Terezën”! Çmimet e biletave, nga 2 deri në 6 herë më të lira, për të njëjtat destinacione
Aeroporti i Kukësit, “Zayed, Flatrat e Veriut” fillon këtë të premte fluturimet ndërkombëtare, me linjën Zurich-Kukës. Një ndër arsyet kryesore të pritshmërive......

Kreditë me probleme, në rënie edhe në Maj. - Pranë 7.8%, niveli më i ulët që prej marsit 2009
Norma e kredive me probleme ka vijuar tendencën rënëse, duke zbritur pranë 7.8% gjatë Majit, për të regjistruar kështu një rekord të ri historik minimal.......

Performanca e Ministrive gjatë 2020-ës, Lleshaj i pari, Denaj e dyta, Balluku e treta, zhgënjejnë Klosi, Margariti dhe Gjonaj. Cakaj më i dobëti
Ministria e Financave dhe Ekonomisë si çdo vit ka realizuar vlerësimin e funksionimit të sistemit të kontrollit të brendshëm në njësitë e qeverisjes së......

Bashkia Tiranë, ajo që shpenzon më shumë për banor. - Durrës, Vlorë, Shkodër, Fier, në fund të tabelës, me më pak se 1 mijë lekë për frymë
Së fundmi Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë publik raportin vjetor mbi financat publike vendore 2020. Ky raport, përmban informacione të detajuara......

Pandemia përmbys trendin e azilkërkuesve! Ulen ndjeshëm hyrjet në Shqipëri, sirianët zëvendësojnë irakenët, meshkujt, femrat
Pandemia duket se ka frenuar ndjeshëm azilkërkuesit në Shqipëri gjatë vitit 2020. Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave tregojnë se, gjatë......

Pandemia zbuti hendekun nxënës ngelës/nxënës dhjete, SIU analizon rezultatet e maturës në 5 vitet e fundit, 2021 ul notën mesatare, matematika, më pak "gogol"
Provimet e maturës shtetërore janë një fazë e rëndësishme në jetën e secilit maturant, pasi kjo është faza e kalimit të tyre në një stad tjetër. Ky stad......

Kostot ranë, çmimet u shtrenjtuan! Indeksi i prodhimit të produkteve bujqësore nuk justifikon “kriposjen” e frutave dhe perimeve gjatë 2020-ës
Të dhënat më të fundit nga Instat tregojnë se indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore arriti në 104.8 pikë nga 104.0 pikë që ishte në 2019, duke......

Telefonia, Shqipëria më e shtrenjtë se BE! Paguajmë 8% më shumë, më të shtrenjtët në rajon, edhe mbi Austrinë, Francën, Italinë
Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor ku tarifat e komunikacionit janë mbi mesataren e Bashkimit Europian. Statistikat më të fundit të agjencisë......