Përmirësohet Indeksi i Besimit Konsumator Scan, - Ngjitet në 41.2 pikë në T2, nga 39 pikë në T1, falë situatës aktuale
Scan Media publikon këtë të enjte “Barometrin Ekonomik dhe Indeksin e Besimit Konsumator Scan”, për tremujorin e dytë të vitit. Ky publikim periodik vjen në bashkëpunim me “Idra Research and Consulting”. Të dhënat vijnë në formë ankete mbi 1 mijë individë në rang republike dhe një kampionim gjithëpërfshirës për periudhën prill-qershor 2021. Indeksi i Besimit Konsumator Scan për tremujorin e dytë të vitit rezulton në 41.2 pikë, nga 39 pikë që ishte në tremujorin e parë. Pavarësisht rritjes së lehtë krahasuar me tremujorin paraardhës, niveli pranë 41 pikëve tregon një situatë pesimiste sa i përket aktualitetit dhe pritshmërive për të ardhmen e konsumatorit, duke qenë se niveli i 50 pikëve ndan rritjen nga kontraktimi. Indeksi i Besimit Konsumator Scan bazohet mbi 6 nën-indikatorë, ku tre prej të cilëve i referohen situatës aktuale, dhe tre të tjerë pritshmërive për të ardhmen. Indikatori që merr më shumë pikë në tremujorin e dytë është ai i pritshmërive për situatën financiare, i cili fiksohet pranë 53.5 pikëve, nga 52.7 pikë që ishte në tremujorin e parë të vitit. Në vend të dytë ndërkohë është një tjetër indikator, ai pritshmërive për situatën ekonomike, pranë 51.2 pikëve, nga 49.8 pikë që ishte në tremujorin e parë të vitit, duke hyrë kështu në territor pozitiv. Këta dy indikatorë janë të vetmit në territor pozitiv. Ai i blerjeve të mëdha aktuale ndërkohë është indikatori që merr më pak pikë, me vetëm 15.1, po aq sa në tremujorin e parë të vitit. Nga ana tjetër, indikatori i situatës ekonomike aktuale është ai që regjistron rritjen më të madhe në terma tremujorësh, duke u ngjitur pranë 38.3 pikë, nga vetëm 30.6 pikë që ishte në tremujorin paraardhës. Edhe indikatori i situatës financiare aktuale ka pësuar një rritje të ndjeshme, pranë 42.7 pikëve, nga 38.8 pikë që ishte në tremujrouin e parë të vitit. Sakaq, indikatori që i referohet pritjeve për papunësinë, është i vetmi në rënie krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Tre nën-indikatorët e situatës aktuale përmblidhen në një nën indikator tjetër, i cili rezulton në 32 pikë, nga 28.2 që ishte në tremujorin e parë. Tre indikatorët e tjerë, ata të pritshmërive grupohen në një nën-indikator tjetër, i cili rezulton në 50.4 pikë, nga 49.9 që ishte më parë. Pra, për familjet shqiptare, situata aktuale është më pesimiste se pritshmëritë, paçka se përmirësimi për aktualitetin është ndjeshëm më i lartë se pritshmëritë, krahasuar me tremujorin paraardhës.
Shifrat duket se reflektojnë më së miri situatën e familjeve shqiptare dhe ndryshimin e perceptimit të tyre mbi të tashmen dhe të ardhmen në harkun e dy tremujorëve. Tremujori i parë i vitit i vuri familjet shqiptare përballë shumë sfidash dhe pasigurish, si vala më e rëndë e pandemisë me shumë infektime dhe humbje jetësh, por edhe zgjedhjet e përgjithshme. Me tejkalimin e këtyre momenteve, duke se edhe perceptimi i përgjithshëm është përmirësuar disi, paçka se sfida të mëdha mbeten ende, që nga dëshira për emigrim, mundësia për të bërë pushime, etj, të cilat do t`i analizojmë në vijim në studion e lajmeve dhe emisionet e ndryshme në SCAN. Raportin e plotë mund ta shfletoni në faqen Ëeb të Scan dhe të Scan Intelligence Unit.
KLIKONI KETU PER RAPORTIN E PLOTE
Sondazh

Shëndetësia, në 2020 ranë shpenzimet dhe punonjësit, u rritën për argëtimin dhe mjedisin, - Vetëm 98% e planit, poshtë planit edhe numri i punonjësve të ISHP dhe Urgjencës
Efektet e pandemisë gjatë vitit të kaluar janë ndjerë në thuajse çdo sferë të financave dhe ekonomisë shqiptare, dhe sidomos te financat publike. Këto të......

Gratë shqiptare te shtëpitë e burrave, - Vijon tradita, e konfirmojnë shifrat. Femrat nga 20-34 vjeç, ndërrojnë vendbanim 2 herë më shumë se meshkujt
“Scan Intelligence Unit’ ka analizuar të dhënat e Institutit të Statistikave mbi burrat dhe gratë në Shqipëri, duke u ndalur te lëvizjet e brendshme të tyre......

Rekord pikash exchange gjatë pandemisë! Gjatë 2020-ës, rritja, më e madhe se mesatarja e dekadës së fundit
Gjatë vitit 2020, pavarësisht pandemisë që goditi me forcën më të madhe ekonominë shqiptare, duke bllokuar në masë shumë aktivitete, shënohet një tjetër......

Fitorja e Kampionatit Europian – Fitimet për Italinë llogariten në 12 mld euro, sa 93% e PBB-së së Shqipërisë
Fitorja e Italisë në Kampionatin Europian qe një ngjarje e jashtëzakonshme, e cila u kthye në një manifestim për popullin italian dhe jo vetëm. Kjo fitore,......

Rritet numri i grave të vetëpunësuara, - Rritje edhe në numrin e meshkujve të punësuar me pagë. Burrat shënojnë ulje në numrin e të papunëve
Raporti periodik “Gratë dhe Burrat në Shqipëri 2021”, i bërë publik nga INSTAT, përfshin një sërë fushash duke nisur që nga: Statistikat e popullsisë,......

Pandemia goditi më shumë burrat sesa gratë, vdekshmëria thuajse dy herë më e lartë
Raporti më i fundit i Institutit të Statistikave paraqet të dhëna interesante sa përket burrve dhe grave në Shqipëri duke filluar që nga popullsia, te......

“Zayed” mund “Nënë Terezën”! Çmimet e biletave, nga 2 deri në 6 herë më të lira, për të njëjtat destinacione
Aeroporti i Kukësit, “Zayed, Flatrat e Veriut” fillon këtë të premte fluturimet ndërkombëtare, me linjën Zurich-Kukës. Një ndër arsyet kryesore të pritshmërive......

Kreditë me probleme, në rënie edhe në Maj. - Pranë 7.8%, niveli më i ulët që prej marsit 2009
Norma e kredive me probleme ka vijuar tendencën rënëse, duke zbritur pranë 7.8% gjatë Majit, për të regjistruar kështu një rekord të ri historik minimal.......