Rritet shkalla e “Privimit Material”, - Nga 40.4% në T1, në 43% gjatë T2 2021
Barometri Ekonomik Scan, mes shumë treguesve të tjerë, përfshin gjithashtu dhe treguesit e kufizimit material. Sa mundësi kanë familjet shqiptare për të përballuar artikuj që konsiderohen si të dëshirueshme apo të nevojshme? Të dhënat e barometrit tregojnë se në total, për tremujorin e dytë të vitit 2021, shkalla e privimit material është vlerësuar me 43%. Krahasuar me tremujorin e parë vihet re një rritje me 2.6 pikë përqindje, duke rritur kështu dhe pamundësinë e familjeve shqiptare për të përballuar të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit material.
Treguesi i kufizimit material
Nga anketimi, shohim se vetëm pak më shumë se një në tre familje, që përkthyer në shifra do të thotë 37% e familjeve arrijnë të përballojnë financiarisht pushime vjetore një javore. Kur familjet e akentuara u pyeten nëse mund t’i përballojnë financiarisht një herë në dy ditë një vakt me mish/pule/peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët), 56% shprehen se familja e tyre mund ta përballojë. Në krahasim me tremujorin e parë treguesi për pushimet është ulur me 2 pikë dhe vërehet një ulje prej 4 pikësh e të anketuarve që shprehen se nuk mund të përballojnë financiarisht një vakt me mish/pulë/peshk një herë në dy ditë. Për pyetjen nëse mundet që familja juaj të përballojë një shpenzim të papritur, në shumën mbi 30,000 lekë të reja dhe të paguajë përmes të ardhurave vetjake (jo kredi ose duke marrë para borxh) , 42% e të anketuarve janë në gjendje ta përballojnë.
Treguesi i kufizimit material % (1)
Të gjithë familjarët kanë një telefon celular në familjen e tyre, tregojnë të dhënat. Televizor disponojnë 98% e tyre, ndërsa makinë larëse 95.5%. Për pyetjen lidhur me disponimin e një automjeti, të anketuarit janë përgjigjur se 49% e tyre kanë një automjet për përdorim personal. Në krahasim me tremujorin e dytë vërehet diferencë vetëm në zotërimin e një automjeti në familje me 3% më pak.
Treguesi i kufizimit material % (2)
Rreth 44% e të anketuarve shprehen se nuk mund të përballojnë shpenzimet për mbajtjen e temperaturës së duhur të shtëpisë, nga ku 24% shprehen “në të shumtën e rasteve jo” dhe 20% “asnjëherë”. Nga ana tjetër, 36% arrijnë të përballojnë shpenzimet për mbajtjen e temperaturës së duhur por jo gjithmonë dhe vetëm 20% shprehen se mund ta përballojnë gjithmonë. Krahasuar me tremujorin e parë vihet re një diferencë prej 7% më pak në të anketuarit që shprehen se mund të përballojnë gjithmonë shpenzimet e temperaturës së duhur të shtëpisë.
Treguesi i kufizimit material % (3)
Sa i përket pyetjes rreth vështirësive financiare për të paguar faturat e tyre, si atë të të shërbimeve për energjinë elektrike, ujë, gaz, këstin e kredisë apo qiranë e shtëpisë, rreth 71% e të anketuarve nuk kanë qira për shtëpinë ku banojnë, 75% nuk kanë një kredi hipotekore dhe vetëm 1% shprehen se nuk kanë fatura për shërbimet elektrike, ujë, gaz, etj. Diferenca të vogla vërehen në krahasimin e përqindjes së të anketuarve që kanë qira, 29% në tremujorin e dytë kundrejt 32% në tremujorin e parë.
Treguesi i kufizimit material % (4) – A keni qira për shtëpinë ku banoni, kredi hipotekore apo fatura të shërbimeve elektrike,
ujë, gaz?
Nga të anketuarit që kanë qira për shtëpinë, kredi hipotekore apo fatura të shërbimeve elektrike, ujë dhe gaz, rreth 50% e tyre shprehen se në 12 muajt e fundit kanë pasur të paktën një rast ku nuk kanë mundur të paguajnë në kohë detyrime e qirasë për shkak të pamundësive financiare, 45% këstin e kredisë hipotekore dhe 37% kanë pasur vonesa në pagesat e faturave të shërbimeve elektrike, ujë, gaz.
Treguesi i kufizimit material % (4) – Pagesat e qirasë, kredisë, faturave të shërbimit (përjashtuar ata që nuk kanë qira, kredi
ose fatura të shërbimeve elektrike, ujë, gaz, etj.)
Sondazh

44% e shqiptarëve duan të emigrojnë! Barometri Ekonomik Scan: Në T2 rritet përqindja e personave që kanë një plan konkret
Barometri Ekonomik dhe Indeksi i Besimit Konsumator Scan vjen me edicionin e dytë për tremujorin e dytë të vitit 2021, raport ky i mundësuar nga Scan......

Rritet niveli i kënaqësisë së jetesës të shqiptarëve! Barometri Ekonomik Scan: Por, vetëm 38% janë të kënaqur
Scan media në bashkëpunim me IDRA Research & Consulting, ka publikuar edicionin e dytë të “Barometrit Ekonomik” për periudhën prill-qershor. Metodologjia e......

Gjysma e shqiptarëve nuk bëjnë dot pushime! - Barometri ekonomik Scan: Për ata që planifikojnë, 47% me buxhet deri në 50 mijë lekë
Barometri Ekonomik Scan këtë tremujor të dytë vjen edhe me disa risi, për t`iu përshtatur edhe aktualitetit sezonal, si një bllok pyetjesh drejtuar......

Përmirësohet Indeksi i Besimit Konsumator Scan, - Ngjitet në 41.2 pikë në T2, nga 39 pikë në T1, falë situatës aktuale
Scan Media publikon këtë të enjte “Barometrin Ekonomik dhe Indeksin e Besimit Konsumator Scan”, për tremujorin e dytë të vitit. Ky publikim periodik vjen në......

Shëndetësia, në 2020 ranë shpenzimet dhe punonjësit, u rritën për argëtimin dhe mjedisin, - Vetëm 98% e planit, poshtë planit edhe numri i punonjësve të ISHP dhe Urgjencës
Efektet e pandemisë gjatë vitit të kaluar janë ndjerë në thuajse çdo sferë të financave dhe ekonomisë shqiptare, dhe sidomos te financat publike. Këto të......

Gratë shqiptare te shtëpitë e burrave, - Vijon tradita, e konfirmojnë shifrat. Femrat nga 20-34 vjeç, ndërrojnë vendbanim 2 herë më shumë se meshkujt
“Scan Intelligence Unit’ ka analizuar të dhënat e Institutit të Statistikave mbi burrat dhe gratë në Shqipëri, duke u ndalur te lëvizjet e brendshme të tyre......

Rekord pikash exchange gjatë pandemisë! Gjatë 2020-ës, rritja, më e madhe se mesatarja e dekadës së fundit
Gjatë vitit 2020, pavarësisht pandemisë që goditi me forcën më të madhe ekonominë shqiptare, duke bllokuar në masë shumë aktivitete, shënohet një tjetër......

Fitorja e Kampionatit Europian – Fitimet për Italinë llogariten në 12 mld euro, sa 93% e PBB-së së Shqipërisë
Fitorja e Italisë në Kampionatin Europian qe një ngjarje e jashtëzakonshme, e cila u kthye në një manifestim për popullin italian dhe jo vetëm. Kjo fitore,......