Shqipëria Postuar më 22 Korrik 2021, 09:09

Gati 1 në 3 shqiptarë, me qira - 1 në 4 ka kredi për shtëpinë

Nga SCAN TV

Treguesi i kufizimit material në total është vlerësuar me 43%, çka do të thotë që rreth 43% e familjeve të anketuara nuk përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e kufizimit material.

“Scan Intelligence Unit” e ka ndalur fokusin e analizës në një prej nëntë treguesve të kufizimit material duke i dhënë përgjigje pyetjes nëse kanë qira për shtëpinë ku banojnë, kredi hipotekore apo fatura të shërbimeve elektrike, ujë dhe gaz.

Rezultatet e anketimit tregojnë se vetëm 29% kanë pranuar se u duhet të paguajnë qira për shtëpinë ku banojnë, grup i cili në T1 llogaritej në 32% e të anketuarve.

Për grupin kredi hipotekore, të dhënat e anketimit tregojnë se vetëm 25% e të anketuarve pranojnë se kanë një kredi hipotekore për të paguar, ndryshe nga 3 muaj më parë ku ky grup fiksohej në vlerat e 27%.

Për sa i përket grupit të faturave të shërbimeve elektrike, ujë, gaz, etj, vetëm 1% e të anketuarve pohojnë se nuk paguajnë fatura për shërbimet e listuara më sipër.

Sondazh

Poll
Shqipëria 19 Korrik

Gjysma e shqiptarëve nuk kursejnë dot !

Një ndër treguesit që Barometri Ekonomik Scan ka në përbërjen e tij, është dhe ai i kursimeve. Në këtë tregues jepet informacion në lidhje me situatën aktuale......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat