Cilat janë bashkitë në prag “falimenti”? MFE: Vora, Kavaja dhe Pogradeci në vështirësi financiare. Mirë, Shkodra, Elbasani, Tirana

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar së fundmi raportin mbi vështirësitë financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore për vitin 2020, ku renditen të gjitha bashkitë e vendit sipas vështirësive financiare. Këto të fundit janë klasifikuar si institucione pa probleme financiare, si institucione me probleme financiare dhe si institucione me vështirësi financiare. Njësia e matjes është totali i detyrimeve të prapambetura mbi shpenzimet e planifikuara për vitin 2020 në buxhetin e bashkisë. Nga raporti i monitorimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë rezulton se, 37 bashki në total janë pa probleme financiare, pra me peshën e detyrimeve të prapambetura më pak se 15% e shpenzimeve të planifikuara vejtore. 11 të tjera klasifikohen si me probleme, me peshën e detyrimeve nga 16% në 25% të shpenzimeve të planifikuara, ndërsa 10 të tjera me vështirësi financiare, me peshën e detyrimeve nga 26% në 70% të shpenzimeve. Rezulton se 38 bashki kanë arritur të ulin stokun e detyrimeve gjatë 2020-ës, ndërsa 20 të tjera e kanë rritur stokun. Por cilat janë bashkitë në vështirësi financiare? Ajo e Vorës mban vendin e parë, me detyrimet e prapambetura thuajse sa 75% e shpenzimeve të planifikuara për vitin, dhe ndiqet nga Bashkia e Kavajës, me një normë pranë 70%. Në situatë të rëndë financiare janë edhe Bashkitë e Poliçanit, Kuçovës, Tepelenës apo Lezhës. Pjesa më e madhe e detyrimeve të prapambetura janë ndaj privatit, si rrjedhojë e shpenzimeve kapitale, pra investimeve. Në rastin e Bashkisë Vorë, thuajse 84% e borxhit janë në këtë formë. Madje, Ministria sqaron se, trajektorja financiare e kësaj bashkie po kërcënon nivelin e 80%, çka përkthehet në probleme serioze financiare. Nga krahu tjetër kemi bashkitë shembullore, ku vetëm Dropulli dhe Patosi e kanë stokun e detyrimeve të prapambetura pranë zeros. Ndër bashkitë e mëdha me shumë pak detyrime janë edhe Shkodra, me 0.2%, Gjirokastra me 0.5%, Elbasani me 3.1% dhe Tirana me 3.2%.
KLIKONI KETU PER RAPORTIN E PLOTE

Cila është rruga e biznesmenëve ne Tiranë? Ajo e Kavajës, ka 1875 biznese, 6 herë më shumë se "Dëshmorët e Kombit"
Kryeqyteti ofron një klimë biznesi më të qëndrueshme se qytetet e tjera për të zhvilluar biznes, kjo për shkak të numrit të lartë të popullsisë, i cili ka......

Shqiptarët, pesimistë për të ardhmen - 18.6% e tyre e presin situatën financiare të familjes më keq se tani
Barometri Ekonomik Scan, indeksin e besimit të konsumatorit e ka analizuar në dy nënkategori të tij, indeksin e situatës aktuale dhe indeksin e pritjeve në 12......

Gati 1 në 3 shqiptarë, me qira - 1 në 4 ka kredi për shtëpinë
Treguesi i kufizimit material në total është vlerësuar me 43%, çka do të thotë që rreth 43% e familjeve të anketuara nuk përballojnë të paktën 4 nga 9......

Televizioni, burimi kryesor për edukimin financiar,- rreth 63% e të anketuarve informohen përmes tij, 8% përmes shkollës dhe universitetit
Risi e Barometrit Ekonomik Scan për këtë tremujor është pyetja mbi informimin dhe edukimin financiar. Rëndësia e informimit të qytetarëve mbi konceptete dhe......

Përmirësohet klima e të bërit biznes - Më mirë se T1, por pritshmëritë janë pesimiste
Kur u pyetën se si është aktualisht të bërit biznes në Shqipëri krahasuar me një vit më parë rreth 39% e të anketuarve janë të mendimit që aktualisht është më......

Barometri Ekonomik Scan T2 2021 -Taksat dhe tatimet, problemi kryesor i shqiptarëve, ndjekin korrupsioni dhe papunësia
Barometri Ekonomik Scan për tremujorin e dytë të vitit, mes të tjerave, radhit edhe problematikat kryesore të familjeve shqiptare. Të anketuarit kanë dhënë një......

Pa kursime nuk ka investime. Vetëm 45% e shqiptarëve kanë në plan të bëjnë blerje në 6 muajt e ardhshëm
Në tremujorin e dytë të vitit 2021 nuk vërehen diferenca në blerjet e mëdha, krahasuar me tremujorin e parë, tregojnë të dhënat e Barometrit Ekonomik Scan. Për......

Tregtia e jashtme vijon me shifra pozitive. Eksportet dhe importet, rritje me 50.8% dhe 28.9% gjatë qershorit
Tregtia e jashtme po ndjek një trend pozitiv, tregojnë shifrat më të fundit të Institutit të Statistikave. Të dhënat për Qershorin e vitit 2021 bëjnë me dije......