Lezhianët, ata që kursyen më shumë! Rritën me 2.8% depozitat në T2, Korçarët dhe Durrsakët, të fundit

Banka e Shqipërisë ka publikuar së fundmi depozitat bankare sipas rretheve, dhe vihet re një disproporcionalitet nga një qark në tjetrin. Të dhënat i referohen tremujorit të dytë të vitit, dhe duke bërë diferencën me periudhën paraardhëse, pra tremujorin e parë të vitit, mund të kuptojmë më qartë se cilat qytete kanë kursyer më shumë e cilat më pak. Shifrat e analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intelligence Unit” tregojnë se, Tirana është qarku me rritjen më të madhe të depozitave gjatë kësaj periudhe, me plot 4% rritje. Bëhet fjalë për depozitat në total, pra ku përfshihen jo vetëm individët, por edhe bizneset apo institucionet. Kryeqyteti ndiqet nga Shkodra, me një rritje të depozitave me 2.1%. Vlora ndërkohë renditet në vendin e tretë, me një rritje të depozitave në tremujorin e dytë të vitit prej 2%. Korça dhe Durrësi ndërkohë, regjistrojnë rritjen më të ulët, me 0.3% dhe 0.6% respektivisht.
Po për indvidët si qëndron situata? Në këtë drejtim nuk është më Tirana në vend të parë, por Lezha, ku rritja e depozitave në tremujorin e dytë të vitit regjistrohet pranë 2.8%. Ndjek Shkodra me 2.5% rritje dhe Tirana me 2.4% rritje. Zhvendosja e Tiranës në vend të tretë për depozitat e individëve sinjalizon se rritja e depozitave në total ka ardhur kryesisht si rrjedhojë e sektorit privat. Korça ndërkohë duket se zë sërish vendin e fundit, me vetëm 0.3% rritje të depozitave për indvidët në tremujorin e dytë të vitit. Edhe Durrësi mban sërish vendin e parafundit, me 0.5% rritje, duke u ndjekur nga Elbasani, me vetëm 0.6%.
Në terma absolutë ndërkohë, Tirana, Durrësi dhe Elbasani janë qarqet me më shumë depozita për indIvidë.

Rekord i ri historik për huanë për shtëpi! Arrin në 4.73 mld lekë në qershor, si asnjëherë më parë, rekord edhe për depozitat
Banka e Shqipërisë ka bërë publike të dhënat “Statistika monetare dhe financiare” për sa i përket huave dhe depozitave. “Scan Intelligence Unit” ka marrë në......

Ku shkojnë remitancat? Jo për biznes, por për prona. E thotë BSH, familjet e emigrantëve, më të varfëra se ato pa emigrantë
Botimi i Revistës Ekonomike, bërë publike nga Banka e Shqipërisë, trajton rolin e remitancave si një ndër faktorët kryesor dhe efektiv në uljen e varfërisë në......

Shqiptarët, më të diskriminuarit në Britani! 9 në 10 shqiptarë të dënuar, deportohen. “Siu” siguron shifrat zyrtare nëpërmjet “The Guardian”
“The Guardian” nëpërmjet një publikimi të fundit mbi normat e deportimeve për nacionalitete të ndryshme, ka ngjallur shumë polemika në Mbretërinë e Bashkuar,......

Shifrat e transportit, larg nivelit të para krizës. 19% më pak pasagjerë në rrugë ajrore se në qershorin e vitit 2019
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave mbi statistikat e transportit tregojnë se në muajin Qershor të këtij viti shihet një rritje e numrit të......

Afati i përfundimit të disa akseve kryesore, - "Lumi i Vlorës" në maj 2022, "Thethi" në 65%, varet nga moti
Më parë “Scan Intelligence Unit” ka trajtuar akset rrugore si Rruga e "Arbrit", aksi "Kardhiq-Delvinë" dhe aksin "Qukës- Qafë Plloçë” akse të cilat janë në......

Në Tiranë, 6.9 mln Lekë në vit vjedhjet e sinjalistikës, - Të dhënat e 2020-ës, në Dhjetor u bë "nami", 2021 duket edhe më keq
Gati në të gjitha akset rrugore në Shqipëri, sinjalistika vidhet, ndërsa mbajtëset anësore dëmtohen nga aksidentet, por dhe nga vetë qytetarët, të cilët më pas......

Cilat janë bashkitë në prag “falimenti”? MFE: Vora, Kavaja dhe Pogradeci në vështirësi financiare. Mirë, Shkodra, Elbasani, Tirana
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar së fundmi raportin mbi vështirësitë financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore për vitin 2020, ku......

Cila është rruga e biznesmenëve ne Tiranë? Ajo e Kavajës, ka 1875 biznese, 6 herë më shumë se "Dëshmorët e Kombit"
Kryeqyteti ofron një klimë biznesi më të qëndrueshme se qytetet e tjera për të zhvilluar biznes, kjo për shkak të numrit të lartë të popullsisë, i cili ka......