Shqipëria Postuar më 12 Gusht 2021, 13:00

Lindjet tejkalojnë vdekjet me 216 persona, megjithatë vetëm dy qarqe shënojnë rritje të numrit të lindjeve në T2 2021

Nga SCAN TV
Lindjet tejkalojnë vdekjet me 216 persona, megjithatë vetëm dy

Shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e dytë të vitit 2021 ka pësuar një rënie po ta krahasojmë me të njejtën periudhë të vitit 2020. Instituti i Statistikave ka publikuar "Treguesit Demografikë" për 3-mujorin e dytë të vitit, duke evidentuar se për këtë tremujor, ndryshe nga tremujori i parë, kemi një tejkalim të numrit të lindjeve mbi atë të vdekjeve. Numri i lindjeve për tremujorin e parë të 2021 u regjistrua në 5.993, duke shënuar një rënie me 10.6%, ndërsa ai i vdekjeve rezulton 5. 777, duke shënuar një rritje prej 7.3% krahasuar me tremujorin e parë të 2020-ës.

“Scan Intelligence Unit” ka analizuar lindjet sipas qarqeve, ku shihet, se vetëm dy qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, ndërsa në dhjetë të tjerat numri i lindjeve është ulur. Në tremujorin e dytë 2021, numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1. 999 lindje, megjithatë krahasuar më të njejtën periudhë të një viti më parë kryeqyteti ka pësuar një rënie me gati 10%. Qarku me numrin më të vogël të lindjeve është ai i Gjirokastrës me 93 lindje, dhe gjithashtu, Gjirokastra shënon dhe rënien më të madhe në përqindje me 31.3%. Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 e zë qarku i Kukësit, me 11,5 %.

Në tremujorin e dytë 2021 tre qarqe të vendit kanë shënuar ulje, ndërsa nëntë qarqet e tjera kanë shënuar rritje të numrit të vdekjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Në tremujorin e dytë 2021 numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 125 vdekje, ndërsa ai më i madh në qarkun e Tiranës, me 1.409 vdekje. Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit më parë e zë qarku i Kukësit, me 11,5 %. Uljen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 e zë qarku i Gjirokastrës, me – 31,3 %.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat