Legjislatura 2017-2021, deputetët "fantazëm"- gati 8 herë më pak ligje të propozuara se ekzekutivi

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në publikimin e tij të titulluar “Buletini Statistikor” pasqyron të dhëna lidhur me veprimtarinë e Kuvendit në seancat plenare të mbajtura gjatë periudhës 2017-2021. Këto të dhëna janë të pasqyruara sipas sesioneve, ku sesioni i parë i referohet periudhës shator-dhjetor 2017, sesioni i dytë periudhës Janar-Korrik 2018, sesioni i tretë me periudhën Shtator- Dhjetor 2018, ai i katërti me Janar-Korrik 2019, sesioni i pestë më periudhën Shtator-Dhjetor 2019, i gjashti me Janar-Korrik 2020, sesioni shtatë i referohet periudhës Shtator-Dhjetor 2020 dhe ai i tetë periudhës Janar-Korrik 2021. “Scan Intelligence Unit” ka analizuar këto të dhëna rreth akteve sipas llojit, ligjet sipas propozuesve, gjithashtu dhe mbi bazë gjinore, ligjet sipas shumicës së kërkuar për miratim, sipas procedurës, sipas përshatshmërisë më ligjet e Bashkimit Europian dhe shumë të dhëna të tjera.
Nga analiza e akteve sipas llojit, shohim se për periudhën 2017-2021 janë miratuar 504 ligje, të ndjekura nga 477 vendime dhe 105 rezoluta. Për këtë periudhë regjistrohet vetëm një deklaratë. Po ta analizojmë në nivel sesionesh, vemë re se më shumë ligje (115) janë miratuar në periudhën Janar-Korrik 2020 dhe në periudhën Janar-Korrik 2021 me 101 ligje. Mes sesioneve të tjera kemi dhe dy sesione të jashtëzakonshme, njëri me datë 16 janar i viti 2019 dhe njëri me 4 janar të vitit 2021. Gjatë sesionit të parë të jashtëzakonshëm regjistrohen 16 vendime, ndërsa gjatë sesionit të dytë të jashtëzakonshëm kemi 4 vendime. Sesioni i parë përkon me periudhën e protestës studentore, ndërsa i dyti me periudhën ku vendi ynë u godit nga tërmeti.
Gjatë periudhës 2017-2021, ligjet më së shumti janë propozuar nga Këshilli i Ministrave. Nga 505 ligje gjithsej 441 prej tyrë janë propozuar nga Këshilli i Ministrave, 59 nga deputetët, 3 nga Këshilli i Ministrave bashkë me deputetët dhë 1 nga deputet dhe zgjedhës. Gjatë kësaj periudhe nuk ka asnjë ligj të propozuar nga 20 000 zgjedhës.
Meshkujt deputetë janë ata që propozojnë më shumë ligje në Parlamentin e Shqipërisë. Gjatë periudhës të cilës i referohet dhe buletini, 38 nisma janë propozuar nga deputetët meshkuj dhe 11 nga deputetet femra. 14 nisma janë të propozuara nga deputetë meshkuj dhe femra së bashku.
Po të analizojmë ligjet sipas shumicës së kërkuar për miratim, nga 504 ligje gjithsej për periudhën 2017-2021, 328 ligje prej tyre kërkojnë shumicë të thjeshtë për miratim, ndërsa 147 prej tyre kërkojnë shumicë absolute. Në përgjithësi, ligjet gjatë kësaj periudhe, në Kuvendin e Shqipërisë, janë shqyrtuar sipas procedurës së zakonshme ose e shprehur në shifra 479 ligje. 25 ligje janë shqyrtuar sipas procedurës së përshpejtuar.
Një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm që “Scan Intelligence Unit” ka analizuar janë edhe ligjet sipas tipologjisë. Siç e tregon dhe paraqitja grafike, nga 504 ligje, 186 prej tyre janë ndryshime apo shtesa, 142 ratifikie, 92 ligje bazë, 81 akte normative dhe 3 denoncime. Nga analiza sipas sesioneve, ndryshime dhe shtesa në legjislacion janë kryer më së shumti në peiudhën Janar-Korrik 2020. Gjatë kësaj periudhe po ashtu, që përkon dhe me periudhën e pandemisë, llogariten gjithashtu më shumë ligje bazë se periudhat e tjera.
Niveli i analizës rreth veprimtarisë së Kuvendit, kryhet në bazë të përputhshmërisë së ligjeve tona me legjislacionin e Bashkimit Europian. Nga të dhënat e buletinit, shohim se vetën 51 ligje janë në përputhje me legjislacionin e BE dhe 227 të tjera janë në mospërputhje.
Nga 504 ligje, 61 prej tyre janë kthyer nga presidenti për rishqyrtim dhe 443 të tjera janë ligje të pakthyera. Periudha Janar-Korrik 2020 është po ashtu periudha ku ka më shumë ligje të kthyera nga presidenti për shqyrtim. Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se janë 75 ligje të miratuara për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Sondazh

Bilanci i supermarketeve gjatë pandemisë, - Rritën fitimet me 12% në 2020-ën, mbi 9 mln euro xhiro shtesë, vetëm "Spar" në rënie
“Scan Intelligence Unit” ka nisur një cikël analizash mbi tregje të caktuara në vend, për të kuptuar se si pandemia ka ndikuar në sektorë të caktuar. Ky cikël......

Laboratoret mjekësore private rritën fitimet me mbi 400%, - Analiza e bilanceve, deri në 12-fish rritje, mbi 6.6 mln euro xhiro shtesë, krahasuar me 2019-ën
Pandemia globale e shkaktuar nga sars-cov-2 ka prekur thuajse çdo sektor të ekonomisë, jo domosdoshmërisht per keq. Sektori shëndetësor privat është një prej......

Jemi të fundit në Europë për ndryshimet klimatike! Shqipëria, e papërgatitur dhe vulnerabël ndaj fenomenit
Ndryshimet klimatike duket se po fillojnë të japin sinjale edhe në jetën reale, përveç studimeve dhe kërkimeve të ndryshme që prej vitesh paralajmërojnë......

Ekskluzive/Raporti i S&P për Shqipërinë: “Kujdes PPP-të, me pasoja të paparashikueshme, mund të sjellin zhvlerësim të notës”
“Scan Intelligence Unit” ka siguruar ekskluzivisht raportin vijues të “Standard and Poor`s” mbi vendimin për të mbajtur të pandryshuar notën e borxhit sovran......

Bien normat e interesit për kreditë, - Gjatë qershorit rënie e normave të huave të reja në lek, rritje e atyre në euro
Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë sa i përket normave të interesit për huatë e reja gjatë qershorit, sinjalizojnë një rënie të normave mesatare të......

Kryeqytetasit, ata me më shumë para në bankë, - 213 mijë lekë për frymë. Lezhianët, të fundit, me vetëm 80 mijë lekë
Statistikat e fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në lidhje me depozitat përmbajnë të dhëna në lidhje me ecurinë e depozitave sipas qarkut. Në këto......

Lezhianët, ata që kursyen më shumë! Rritën me 2.8% depozitat në T2, Korçarët dhe Durrsakët, të fundit
Banka e Shqipërisë ka publikuar së fundmi depozitat bankare sipas rretheve, dhe vihet re një disproporcionalitet nga një qark në tjetrin. Të dhënat i referohen......

Rekord i ri historik për huanë për shtëpi! Arrin në 4.73 mld lekë në qershor, si asnjëherë më parë, rekord edhe për depozitat
Banka e Shqipërisë ka bërë publike të dhënat “Statistika monetare dhe financiare” për sa i përket huave dhe depozitave. “Scan Intelligence Unit” ka marrë në......