Shqipëria Postuar më 27 Gusht 2021, 11:43

Azilantët shqiptarë "rigjejnë" Europën,- Shifrat e qershorit pranë niveleve të para pandemisë, më të lartat që prej shkurtit 2020

Nga SCAN TV
Azilantët shqiptarë "rigjejnë" Europën,- Shifrat e

Frenimi i masave anti-covid dhe përfshirja e Shqipërisë në listën e vendeve të sigurta nga rreziku Covid-19 për një pjesë të madhe të vendeve europiane, duket se ka rikthyer azilantët shqiptarë në Europë. Shifrat më të fundit të bëra publike nga zyra europiane e azilantëve i referohen muajit qershor të këtij viti dhe flasin për 616 kërkea për azil nga shtetas shqiptarë në një prej vendeve të Bashkimit Europian. Numri i kërkesave për herë të parë ndërkohë fiksohet në 430 të tilla, që është edhe numri më i lartë që prej shkurtit të vitit 2020, pra përpara se pandemia të godiste Shqipërinë. Ndërkohë që gjatë muajve paraardhës luhatjet në numrin e azilantëve shqiptarë në Europë kanë qenë të dukshme, rritja e shifrave gjatë qershorit duket shqetësuese. Me pandeminë shifrat u ulën në mënyrë drastike, deri në 66 kërkesa për herë të parë gjatë majit 2020.

Shifrat tregojnë gjithashtu se Shqipëria është vendi i tretë në Europë pas Gjeorgjisë dhe Turqisë sa i përket numrit të azilantëve gjatë qershorit në Europë. Shifrat e zyrës europiane të azilantëve tregojnë edhe një rritje të ndjeshme të azilantëve afgan gjatë qershorit, mbi 6 mijë në total në rritje me më shumë se 1 mijë raste krahasuar me muajin paraardhës, duke paralajmëruar kështu një krizë refugjatësh, po të marrim parasysh faktin se gjatë muajve pasardhës dhe atyre në vijim shifra do të rritet ndjeshëm.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat