"Fatura" e konçesionit të kolaudimit, - Fitimet neto të "SGS" në Shqipëri, rreth 13 mln euro, marzhet e fitimit deri në 50%

Që nga data 1 janar e vitit 2021, Kontrolli Teknik i Mjeteve Rrugore dhe Rimorkiove në Republikën e Shqipërisë, nuk kryhet më nga shoqëria "SGS Automotive Albania" shpk. Këtë shërbim tashmë e ka rifilluar "Drejtoria e përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor". “Scan Intelligence Unit” ka analizuar të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit rreth shoqërisë SGS Automative, për të parë se si ka ndryshuar pasqyra e saj financiare në dekadën e fundit, gjatë periudhës së kohëzgjatjes së konçesionit. Ky është një prej konçesioneve më jetëgjata në vend, dhe një ndër më të përfolurit, edhe për shkak të monopolit që gëzonte në treg. Gjithashtu, bëhet fjalë për një prej konçesioneve të pakta që ka përfunduar. Në total të ardhurat e gjeneruara për të gjitha vitet prekin shifrën e 8.23 mld mijë lekësh, ose rreth 67 milionë euro, ndërsa shpenzimet totale të kompanisë janë 6.27 mld lekë. Fitimi total që nga viti 2010 deri në vitin 2020 llogaritet 1.6 miliardë lekë, ose rreth 13 milionë euro. Nga të dhënat e pasqyruara dhe në grafik, shihet se fitimi neto i kësaj shoqërie ka ardhur në rritje nga viti në vit, ku gjatë 2010-ës regjistronte një humbje më 20 milionë e 767 mijë e 935 lekë, për të ardhur në vitin 2020 me fitimin më të lartë ndër të gjitha vitet, me gati 251 milionë lekë. Nëse do ta kalonim fokusin të të ardhurat e shoqërisë ndër vite, viti që regjistron të ardhurat më të larta është po ashtu viti 2020. Pandemia nuk e ka trembur aktivitetin e kësaj shoqërie gjatë vitit 2020, pasi sipas të dhënave, shohim se për këtë vit edhe të ardhurat dhe fitimet kanë prekur rekord për dekadën 2010-2020. Krahasuar me vitin 2019, fitimet neto të vitit 2020 janë rritur me 8.3%. Rreth 1/3 e fitimeve të konçesionarit në vendin tonë janë akumuluar vetëm në vitin e fundit.
“Scan Intelligence Unit”, gjithashtu, ka analizuar marzhin e fitimit të shqërisë "SGS Automative" për periduhën e konçesionarit. Gjatë vitit 2020, marzhi i fitimit fiksohet në 53.3%, që është edhe përqindja më e lartë. Gjatë vitit 2019 ky tregues ishte 23.8%, ndërsa në 2018 në 20.3%. Vetëm gjatë vitit 2010 ky tregues paraqitet negativ pasi gjatë këtij viti shoqëria rezulton të jetë me humbje. Mesatarja e marzhit të fitmit ndër vite është 19.4%, sipas përllogaritjeve të “Scan Intelligence Unit”
Sondazh

Turistët gjatë korrikut, nën nivelet e parakrizës, - Shtetasit nga Kosova "tejkalojnë" pandeminë, mbi 72 mijë hyrje më shumë
Instituti i Statistikave ka bërë publik raportin mujor të lëvizjes së shtetasve për Korrikun e vitit 2021. “Scan Intelligence Unit” i ka analizuar këto të......

Rriten "no-vax" në Shqipëri, - shifrat zyrtare, mbulimi vaksinal për fëmijët pranë nivelit më të ulët që prej 2014-ës
Statistikat e fundit të publikuara nga INSTAT në lidhje me "Treguesit e Shëndetit Publik", përveç statistikave në lidhje me vizitat në qendrat e kujdesit......

Hoteleria nuk "thyen" pandeminë në T2, - Strukturat akomoduese, rreth 57 mijë netë qëndrime më pak se në 2019-ën
Treguesit statistikorë mbi strukturat akomoduese paraqiten pozitive për tremujorin e dytë të vitit 2021, krahasuar më një vit më parë, por negative krahasuar......

Bilanci i qendrave tregtare gjatë pandemisë, - Xhiro vjetore bie me rreth 1.4 milionë euro, ndikuar nga "TEG" dhe "QTU"
Pas laboratorëve mjekësore private dhe supermarketeve, “Scan Intelligence Unit” ka ndalur fokusin te analiza e qendrave tregtare gjatë 2020-ës, vitit të......

Sa taksa paguajnë 10 kompanitë më të mëdha?- Në 2020-ën derdhën në arkat e shtetit rreth 17 mln euro si tatim mbi fitimin
Studimi i kryer nga “Scan Intelligence Unit” për 10 kompanitë më të mëdha në Shqipëri për vitin 2020, ku analizohen të ardhurat për vitin 2020, krahasimi i......

Ekskluzive/ 10 kompanitë më të mëdha në Shqipëri në 2020-ën, - Surprizon "GRT" në vend të tretë, dobësohet "Kastrati", fuqizohet "BKT" dhe "INFO-Telecom"
“Scan Intelligence Unit” ka përpiluar listën e 10 kompanive më të mëdha në Shqipëri për vitin 2020, atë të pandemisë. Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të......

Shqiptarët, të “uritur” për peshk, - Rekord historik gjatë korrikut, rreth 12 mln euro importe
Referuar statistikave për “Tregtinë e Jashtme lidhur me import/eksportin për peshkun dhe kafshë guackore të nënujshme”, muaji Korrik ka shënuar rekord historik......

Tregtia e jashtme vijon rimëkëmbjen,- Rritje vjetore me 30% e eksporteve gjatë korrikut dhe 26% e importeve
Tregtia e jashtme po ndjek një trend pozitiv, tregojnë shifrat më të fundit të Institutit të Statistikave. Të dhënat për Korrikun e vitit 2021 bëjnë me dije se......