Rriten "no-vax" në Shqipëri, - shifrat zyrtare, mbulimi vaksinal për fëmijët pranë nivelit më të ulët që prej 2014-ës

Statistikat e fundit të publikuara nga INSTAT në lidhje me "Treguesit e Shëndetit Publik", përveç statistikave në lidhje me vizitat në qendrat e kujdesit shëndetësor dhe konsultave të fëmijëve dhe grave, përmban të dhëna dhe për mbulimin vaksinal i cili për vitin 2020 llogaritet në nivelet e mbi 97%, kundrejt 2019 ku mbulimi vaksinal ishte në nivelet e 98%. Kështu mbulesa vaksinale ka përmbushur kriterin bazë, ku çdo antigen vaksinal duhet të jetë mbi 95% në nivel kombëtar.
Përgjatë vitit 2020, thuajse të gjitha grupet e vaksinave kanë shënuar rënie në mbulimin kombëtar, duke prekur nivelin më të ulët historik që prej vitit 2014. Kështu për vitin 2020, vaksina si ajo e difterisë, tetanozit dhe pertusit në nivel kombëtar janë ulur me 0.1 pikë përqindje. Ulje të konsiderueshme shihen në vaksinat e turbekulozit, fruth-rubeolës dhe poliomelitit. Përkatësisht 1 pikë përqindje ulje për vaksinën e turbekulozit, 0.3 pikë përqindje ulje për vaksinën e poliomelitit dhe 4 pikë përqindje fiksohet ulja për vaksinën e fruth-rubeolës.
Duke filluar që nga viti 2014, vaksina e fruth-rubeolës, është e vetmja vaksinë, mbulimi i së cilës ka pësuar luhatje të konsiderueshme në dallim nga vaksinat e tjera. Në asnjë vend të zhvilluar, problemi nuk përfaqësohet nga disponueshmëria e vaksinës ose nga pamjaftueshmëria e strukturave mjekësore, përkundrazi, është e tipit social dhe kulturor, pasi është shtuar numri i familjeve që refuzojnë vaksinimin, sidomos të fëmijëve, duke nënvlerësuar rrezikun e komplikimeve të mundshme dhe duke marrë përsipër një vendim me peshë. Kështu, fruthi po fillon të rishfaqet edhe në vendet e zhvilluara, duke përfshirë edhe ato vende që i ishin afruar eliminimit të tij. Me pandeminë, çështja "no-vax" ështe rishfaqur, duke rikthyer në vëmendje një problematikë të viteve të fundit.
Sondazh

Hoteleria nuk "thyen" pandeminë në T2, - Strukturat akomoduese, rreth 57 mijë netë qëndrime më pak se në 2019-ën
Treguesit statistikorë mbi strukturat akomoduese paraqiten pozitive për tremujorin e dytë të vitit 2021, krahasuar më një vit më parë, por negative krahasuar......

Bilanci i qendrave tregtare gjatë pandemisë, - Xhiro vjetore bie me rreth 1.4 milionë euro, ndikuar nga "TEG" dhe "QTU"
Pas laboratorëve mjekësore private dhe supermarketeve, “Scan Intelligence Unit” ka ndalur fokusin te analiza e qendrave tregtare gjatë 2020-ës, vitit të......

Sa taksa paguajnë 10 kompanitë më të mëdha?- Në 2020-ën derdhën në arkat e shtetit rreth 17 mln euro si tatim mbi fitimin
Studimi i kryer nga “Scan Intelligence Unit” për 10 kompanitë më të mëdha në Shqipëri për vitin 2020, ku analizohen të ardhurat për vitin 2020, krahasimi i......

Ekskluzive/ 10 kompanitë më të mëdha në Shqipëri në 2020-ën, - Surprizon "GRT" në vend të tretë, dobësohet "Kastrati", fuqizohet "BKT" dhe "INFO-Telecom"
“Scan Intelligence Unit” ka përpiluar listën e 10 kompanive më të mëdha në Shqipëri për vitin 2020, atë të pandemisë. Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të......

Shqiptarët, të “uritur” për peshk, - Rekord historik gjatë korrikut, rreth 12 mln euro importe
Referuar statistikave për “Tregtinë e Jashtme lidhur me import/eksportin për peshkun dhe kafshë guackore të nënujshme”, muaji Korrik ka shënuar rekord historik......

Tregtia e jashtme vijon rimëkëmbjen,- Rritje vjetore me 30% e eksporteve gjatë korrikut dhe 26% e importeve
Tregtia e jashtme po ndjek një trend pozitiv, tregojnë shifrat më të fundit të Institutit të Statistikave. Të dhënat për Korrikun e vitit 2021 bëjnë me dije se......

Kuksianët dhe shkodranët, të "frymëzuar" nga pandemia, - Të vetmet qarqe ku regjistrohet rritje e lindjeve. Gjirokastritët, më të "frikësuarit"
Sipas të dhënave demografike të publikuara nga Instituti i Statistikave, llogaritet një rënie e numrit të lindjeve gati në të gjitha qarqet e vendit për......

Shqipëria më e ekspozuara ndaj katastrofave. Renditemi mes vendeve me kapacitete të ulta përballuese në Europë dhe Rajon
Shqipëria kohët e fundit është përballuar me probleme të shumta të cilat kanë ardhur jo vetëm si pasojë e pandemisë së Covid-19, por gjithahstu dhe nga......