Amerika Postuar më 8 Qershor 2022, 15:24

Pagat në Wall Street: Investitorët të revoltuar për shpërblimet e mëdha që marrin drejtuesit

Nga SCAN TV

Ndërkohë që Bashkimi Europian vijon diskutimet për të vendosur paga minimale që të lejojnë familjet të arrijnë fundin e muajit, nga ana tjetër e oqeanit flitet për problemin e kundërt: pra për ata që fitojnë shumë. Bëhet fjalë për shpërblimet e mëdha që iu jepen administratorëve të deleguar të korporatave të mëdha të kuotuara në Uall Street, mbi të cilat ligji për qeverisjen e korporatave imponon jo vetëm transparencë, por dhe një votim të asamblesë së ortakëve, të cilët pak a shumë japin idenë e asaj që mendojnë investitorët.

Por pakënaqësia e investitorëve në Uall Street sa vjen e rritet për sa i përket pagave të jashtëzakonshme të menaxherëve. Nuk bëhet fjalë vetëm për aksionerë të vegjël, fonde spekulative apo kursime. Financial Times citon kolosin Vanguard dhe fondin sovran të karburanteve të Norvegjisë, ku asambleja e ortakëve cdo vit hedh në votim reduktimin e pagave të administratorëve të deleguar dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.

E përditshmja financiare citon të dhënat e shoqërisë së konsulencës Farient Advisors, sipas të cilës në vitin fiskal 2021-2022 shoqëritë e kuotuara në S&P 500 të cilët kanë marrë më shumë se 90 % mbështetje për planet e tyre të pagave, aktualisht kjo mbështetje ka rënë në 61% krahasuar me 71% një vit më parë.

Financial Times specifikon se statistika nuk përfshin Amazon, e cila në muajin maj mori një mbështetje të vogël prej 56% për bonuset e dhëna drejtuesve, krahasuar me 81% një vit më parë dhe 97% një vit më parë.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=QEqgkWV-YZo

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat