Greva e transportit ajror në Itali - U anuluan më shumë se 230 fluturime
Janë të paktën 230 fluturimet që u anuluan ditën e sotme për shkak të grevës së transportit ajror në Itali, nxitur më shumë nga kontrollorët ajrorë. Më shumë se gjysma e këtyre anulimeve kishte të bënte me aeroportet e Linate dhe Malpensa, pasi nënpunësit e qendrës së kontrollit ajror në zonën e Milanos, vendosën të hyjnë në grevë për tetë orë.
U anuluan të paktën 56 nisje nga aeroportet italiane: 28 nga Malpensa, 7 nga Napoli, 6 nga Venezia, si dhe nga pista të tjera.
Si pasojë e grevës së kompanisë ajrore Ryanair u anuluan 32 fluturime nga 39 të parashikuara, nga Malpensa. Por impakti real nuk është i mundur të parashikohet meqënëse kompania “lou cost” irlandeze, kufizon pasojat e grevës duke përdorur personel të vendosur në vende të tjera europiane
Por këtë verë të 2022-shit Europa mund të thyejë cdo rekord historik për sa i përket prenotimeve të fluturimeve. Njëkohësisht mungesa e pilotëve dhe asistentëve të fluturimit në kompaninë ajrore, e personelit në tokë dhe agjentëve të sigurisë në aeroporte, rrezikon anulimin e 114 mijë fluturimeve në Europë. Një situatë që do prishë planet për pushime të më shumë se 17 milion personave. Sa më shumë afron kulmi i sezonit – mesi i korrikut deri në mes të shtatorit – aq më e vështirë duket situata për udhëtarët. Në Europë regjistrohet një mesatare prej 175 fluturimesh të anuluara në ditë.
Në tremujorin e dytë të këtij vit – korrik/shtator – parashikohen 1.6 milion fluturime brenda Europës. Kompanitë ajrore kanë shitur më shumë se 260 milion boleta, 12% më pak se në të njëjtën periudhë në 2019-ën. Por krahasimi i këtyre të dhënave me flotën në dispozicion dhe personelin e kompanive ajrore, mungojnë deri në 30 mijë persona. Kompanitë ajrore dhe shoqëritë pushuan nga puna 45% të personelit gjatë pandemisë, në një kohë që rifillimi i fluturimeve është shumë më i shpejtë se sa ishte parashikuar.
Për këtë arsye parashikohet anulimi i fluturimeve në Europë me një mesatare prej 1200 fluturimesh të anuluara në ditë: pra 114 mijë në tremujor. Si pasojë do të preken 186 mijë udhëtarë në ditë dhe 17.1 milion gjatë sezonit të verës
Aeroportet që do të preken më shumë do të jenë në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Francë dhe Spanjë. Pasi këto janë dhe vendet që kanë pushuar më shumë njerëz nga puna gjatë pandemisë.
Në këtë panoramë, British Airuays ka reduktuar me 1/10 fluturimet për në Londër deri në muajin tetor. EasyJet ka hequr nga avionët e tij Airbus A319 rradhën e fundit të sediljeve – 6 vende. Kjo për të përdorur më pak asistentë fluturimi por dhe ofertat janë reduktuar. KLM në Holandë ka reduktuar gjithashtu programin e saj për javët e ardhshme dhe pse aeroporti i Amsterdamit rrezikon kolapsin e përditshëm
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=llN5JWdc2dQ
Sondazh

Rreziku i furnizimit me energji për Europën - Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë: Pushtimi rus i Ukrainës ka thelluar krizën
Europa mund të përballet me mungesë energjie dimrin e ardhshëm pasi pushtimi rus i Ukrainës ka thelluar krizën energjetike të rajonit. Paralajmërimi vjen nga......

Jo më automjete me benzinë dhe naftë - Parlamenti europian voton për heqjen e tyre nga qarkullimi brenda 2035!
Parlamenti europian pritet të votojë për paketën e re të masave për të mbrojtur ambjentin dhe për të reduktuar emetimet atmosferike. Një vendim që Brukseli......

Zbulohet emri/ Kush do të jetë ambasadori i ri i BE-së në Tiranë?!
Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njoftoi emërimin e 31 kryetarëve të delegacioneve të Bashkimit......

5 nga 10 tenderët “big”, nga ARRSH dhe AKSHI - Në 5 muaj u prokuruan 5.31 mld lekë për 10 kontrata. Ofertat fituese, 98.1% e fondit limit
Rreth 87.65 mld lekë është fondi limit i prokuruar nga institucionet shtetërore përgjatë 5-muajve të parë të vitit, një shifër sa 58.71% e gjithë parave të......

Nafta, rekord në 258 lekë/litër - Ulet lehtë çmimi për benzinën dhe gazin
Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen sërish të çmimit të naftës. Duke nisur nga ora 18.00 e ditës së sotme çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë......

Arbëreshët e Puglias, investime në Shqipëri - Andreano: Aktualisht përqendrimi është në Jug të vendit
Sipërmarrjet puljeze të drejtuara nga komuniteti arbëresh në këtë rajon po nxiten që të vijnë të investojnë në vendin tonë. Në një intervistë për TV SCAN, Noe......

Bashkitë shpenzojnë vetëm 82 euro/banor - Personeli “vjel” buxhetin, kostoja 478 euro për punonjës!
61 bashkitë në vend shpenzuan mesatarisht rreth 33,871 lekë për banor apo rreth 282 euro përgjatë vitit 2021 ndër të cilat, rreth 24,048 lekë apo 200 euro u......

Gjykata e Lartë shkarkon mijëra dosje - Norma e evadimit 200% në 2022, por mbeten 34,806 në pritje. Vijnë mijëra të reja!
Ndërsa nga data 16 prill 2022, në Gjykatën e Lartë u emërua gjyqtari i 13-të i saj, dhe kolegjet e saj po punojnë me një ritëm evadimi çështjesh prej 200%,......