OPEC+ rrëzon naftën me 6% në 2 sesionet e fundit - Takimi i 26 nëntorit shtyhet për në 30 nëntor, debate me anëtarët afrikanë

Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, pasi OPEC+ e shtyu takimin e parashikuar për tu zhvilluar këtë fundjavë, duke rritur spekulimet se grupi mund të mos thellojë më tej shkurtimet e prodhimit vitin e ardhshëm, për shkak të kundërshtimit nga anëtarët afrikanë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 81 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar ra me 4%.
Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 76 dollarë për fuçi, pasi humbi rreth 5% të vlerës një ditë më parë. Në një lëvizje surprizë të mërkurën, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e tjerë, përfshirë Rusinë, shtynë për në 30 nëntor takim ministror të parashikuar për tu zhvilluar më 25 dhe 26 nëntor.
Prodhuesit, sidomos 3 vende afrikane, po përpiqen për të rënë dakord mbi nivelet e prodhimit dhe për rrjedhojë reduktimet e mundshme përpara takimit, thanë burimet e OPEC +. Sipas analistëve Angola, Kongo dhe Nigeria po kërkojnë të rrisin kuotat e tyre të furnizimit për vitin 2024, mbi nivelet e përkohshme të rënë dakord në takimin e OPEC+ të qershorit.
Analistët shprehen se debatet e brendshme janë shuar në mënyrë efektive në të kaluarën, por episodi i fundit nxjerr në pah detyrën e vështirë që duhet të përmbushë karteli. Për rrjedhojë, çmimet do të karakterizohen nga paqëndrueshmëria, në një hapësirë prej 10 dollarësh, të paktën deri të enjten kur do të zhvillohet takimi i organizatës dhe aleatëve.
Pikëpyetjet në lidhje me OPEC+ vijnë në një kohë që rezervat e naftës bruto në SHBA u rritën me 8.7 milionë fuçi, javën e kaluar, nga 1.16 milionë që parashikonin analistët. Ndër zhvillimet e tjera, megjithëse rënia e aktivitetit të biznesit në Eurozonë u ngadalësua në nëntor, të dhënat sugjerojnë se ekonomia e bllokut do të tkurret sërish këtë tremujor, pasi konsumatorët vazhdojnë të frenojnë shpenzimet.
SCAN
Sondazh

Euro, e qëndrueshme në rreth 1.09 USD - Të dhënat sugjerojnë se recesioni në Eurozonë do të jetë i cekët
Euro po qëndron në rritje përballë dollarit amerikan, gjatë sesionit të sotëm, pasi të dhënat sugjerojnë se rënia në ekonominë e Eurozonës mund të fillojë të......

Ari, i qëndrueshëm pranë 2,000 USD - Mbështetet nga rënia e yield-it të obligacioneve në SHBA
Ari po ndryshon minimalisht në sesionin e sotëm dhe po tregtohet pranë 2,000 dollarëve për onz, për shkak të dobësimi të dollarit amerikan dhe rënies së......

Gjoba ndaj Binance nuk cënon kriptot - Brenda 24-orëve nga platforma largohen 956 milionë dollarë
Tregu i kriptomonedhave po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, me bitcoin që gjithsesi po tregtohet në mbi 37,000 dollarë. Ndërkohë, norma e......

Hunt njofton ulje taksash në Britani - Por, plani mund të krijojë probleme për qeverinë e ardhshme
Surpriza e madhe e ministrit britanik të financave Jeremy Hunt për uljen e taksave mund të ndihmojë konservatorët në pushtet të rimarrin një farë favori mes......

Volum i ulët për bursat europiane - Wall Street qëndron i mbyllur, me rastin e Ditës së Falenderimeve
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa volumi i shkëmbimeve tregtare është i ulët, për shkak se Wall Street do të......

Katari: Armëpushimi Izrael-Hamas do të fillojë në orën 7 të mëngjesit me kohën lokale të së premtes!
Armëpushimi premton pak lehtësim për 2.3 milionë palestinezët në Gaza, të cilët kanë duruar javë të tëra bombardimesh izraelite, si dhe familjet në Izrael të......

“Të investohet brenda zonave të mbrojtura” -12 deputetë të PS kërkojnë ndryshime ligjore: Të mos ndalohet çdo projekt!
12 deputetë të Partisë Socialiste kërkojnë ndryshimin e ligjit “Për zonat e mbrojtura”, me qëllim hapjen rrugë investimeve në ato territore, që aktualisht janë......

Mallrat e akcizës “thyejnë” rekord në 10 muaj - U zhdoganuan më shumë karburante, kafe, cigare dhe birrë
Zhdoganimi i mallrave të akcizës ka thyer rekorde këtë 10-mujor, për të paktën 3 vitet e fundit. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tregun shqiptar për këtë......