Volum i ulët për bursat europiane - Wall Street qëndron i mbyllur, me rastin e Ditës së Falenderimeve

Bursat europiane po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa volumi i shkëmbimeve tregtare është i ulët, për shkak se Wall Street do të qëndrojë pushim me rastin e Ditës së Falenderimeve.
Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rritje të lehtë me 0.1%, ndërsa sektori i naftës dhe gazit realizon fitimet më të mëdha, pas humbjeve drastike të një dite më parë. Ndërkohë, të dhënat paraprake të indeksit menaxherial të blerjeve në Eurozonë për nëntorin, treguan se punësimi ra për herë të parë në gati tre vjet.
Edhe aktiviteti i biznesit vazhdoi rënien, megjithëse ritmi i tkurrjes u ngadalësua në prodhim dhe në bizneset e reja. Investitorët po ndjekin me interes edhe rezultatin e zgjedhjeve në Holandë, pasi populisti i ekstremit të djathtë Geert Wilders është në rrugën e duhur për një fitore dramatike me Partinë e tij të Lirisë.
Edhe indekset kryesore në Wall Street u rritën në sesionin e kaluar, pasi yield-i i obligacioneve 10-vjeçare amerikane ra në nivelin më të ulët në 2 muaj. Ndërkohë, në fokus të tregjeve kanë qenë edhe planet e reja të qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar, për uljen e taksave për individët dhe bizneset.
Por, Zyra për Përgjegjësinë Buxhetore, e cila është e pavarur uli ndjeshëm parashikimet për rritjen ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar dhe rriti parashikimet për inflacionin.
SCAN
Sondazh

Katari: Armëpushimi Izrael-Hamas do të fillojë në orën 7 të mëngjesit me kohën lokale të së premtes!
Armëpushimi premton pak lehtësim për 2.3 milionë palestinezët në Gaza, të cilët kanë duruar javë të tëra bombardimesh izraelite, si dhe familjet në Izrael të......

“Të investohet brenda zonave të mbrojtura” -12 deputetë të PS kërkojnë ndryshime ligjore: Të mos ndalohet çdo projekt!
12 deputetë të Partisë Socialiste kërkojnë ndryshimin e ligjit “Për zonat e mbrojtura”, me qëllim hapjen rrugë investimeve në ato territore, që aktualisht janë......

Mallrat e akcizës “thyejnë” rekord në 10 muaj - U zhdoganuan më shumë karburante, kafe, cigare dhe birrë
Zhdoganimi i mallrave të akcizës ka thyer rekorde këtë 10-mujor, për të paktën 3 vitet e fundit. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tregun shqiptar për këtë......

Shkeljet e konkurrencës, Biba: 12.4 Mln euro gjoba - Sejko: Konkurrenca konsolidoi sistemin bankar, reduktoi numrin e bankave
20 vjet nga hyrja në fuqi e Ligjit për Mbrotjen e Konkurrencës, Kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba ka bërë një përmbledhje të punës së këtij......

“Strehim për 13 mijë familje deri në fund të 2025-ës” - Ish-drejtoresha e EKB-së, Doris Andoni sqaron procedurat e aplikimit
Janë rreth 13 mijë familje të cilat do të përfitojnë nga programet e strehimit siç janë banesat me kosto të ulët apo banesat sociale deri në fund të vitit......

A është ulliri biznes fitimprurës? - Pensionistët u bëjnë shërbimin, mungesa e fuqisë punëtore po “infekton” sektorin
A është ulliri biznes fitimprurës? Silvana Subashi, e cila prej dekadash e ka përdorur këtë pemë si biznes të mirëfilltë, shprehet se ulliri është një ndër......

Fonde shtesë për rrugën Korçë-Ersekë - 520 mln lekë të tjera për lotin II. Kosto e gjithë segmentit arrin në 6 mld lekë
Përfundimi i lotit të dytë të aksit rrugor Korçë – Ersekë do të kërkojë 520 mln lekë shtesë. Financimi do të nisë në vitin 2024, ku në projektbuxhet është......

Euro nën 103 lekë, çfarë po rikthen luhatjet e korrikut? - Volumi i eurove në qarkullim shumë i lartë, kërkesa për blerje e ulët nga të gjitha drejtimet
Pas një lloj stabiliteti në tremujorin e tretë, veçanërisht gjatë periudhës gusht-tetor, afrimi i festave të fundvitit ka rithyer ritmet e zhvleftësimit të......