Bota Postuar më 23 Nëntor 2023, 17:39

Gjoba ndaj Binance nuk cënon kriptot - Brenda 24-orëve nga platforma largohen 956 milionë dollarë 

Nga SCAN TV
Gjoba ndaj Binance nuk cënon kriptot - Brenda 24-orëve nga platforma

Tregu i kriptomonedhave po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, me bitcoin që gjithsesi po tregtohet në mbi 37,000 dollarë. Ndërkohë, norma e gjenerimit të bitcoin ose siç njihet ndryshe si “hash rate” ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, duke demonstruar rritjen e elasticitetit të rrjetit në përgatitje për ngjarjen e shumëpritur të përgjysmimit vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, investitorët kanë tërhequr rreth 956 milionë dollarë nga platforma e shkëmbimit të kriptomonedhave, Binance, gjatë 24 orëve të fundit, pasi shefi ekzekutiv, Changpeng Zhao, dha dorëheqjen dhe u përball me burgim pasi u deklarua fajtor në SHBA. Megjithatë, shifra është e ulët, krahasuar me rreth 65 miliardë dollarë që mbetetn aktive në Binance.

Marrëveshja, sipas së cilës Binance do t'u paguajë 4.3 miliardë dollarë autoriteteve amerikane, ngre pikëpyetje mbi të ardhmen e platformës më të madhe në botë të këmbimit të kriptomonedhave dhe shënon një goditje tjetër për një industri të pushtuar nga skandalet.

Zhao është zëvendësuar nga Richard Teng, një ekzekutiv i lartë i Binance, i cili u bashkua në vitin 2021. Disa analistë vunë në dukje se marrëveshja mes Binance dhe autoriteteve amerikane nuk kishte gjasa t'i jepte fund vështirësive ligjore të kompanisë në SHBA, pasi Komisioni i Letrave me Vlerë pretendon se Binance ka shkelur ligjet e titujve.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat