Hunt njofton ulje taksash në Britani - Por, plani mund të krijojë probleme për qeverinë e ardhshme

Surpriza e madhe e ministrit britanik të financave Jeremy Hunt për uljen e taksave mund të ndihmojë konservatorët në pushtet të rimarrin një farë favori mes votuesve, por kërcënon të krijojë probleme buxhetore për cilëndo parti që fiton pushtetin pas zgjedhjeve të vitit 2024. Hunt u brohorit nga konservatorët në parlament, kur tha se do të ulte me dy pikë përqindje kontributet e sigurimeve shoqërore për punonjësit, së bashku me një ulje më të vogël për punëtorët e vetëpunësuar.
Kombinuar me vendimin e tij për t’i bërë të përhershëm stimujt për investimet e biznesit të shpallura në fillim të këtij viti, paketa e shkurtimeve të taksave ka një vlerë rreth 20 miliardë paund ose 25 miliardë dollarë në vit, deri në vitin tatimor 2028-2029.
Kjo përfaqësonte paketën më të madhe të dhuratave të Britanisë që nga viti 1988, përveç planeve të vitit të kaluar për uljen e taksave të ish-kryeministres Liz Truss, që goditën tregun e bonove dhe u hoqën menjëherë. Masa e shkurtimeve të njoftuara të mërkurën kompensohet nga rritjet e mëdha të taksave të nxitura nga Hunt dhe kryeministri Rishi Sunak një vit më parë.
Megjithatë, pavarësisht masave Britania vijon të ketë barrën tatimore më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore, diçka që opozitarja e Partisë Laburiste, Rachel Reeves e quajti fryt i “13 viteve të dështimit ekonomik të Konservatorëve”. Laburistët kanë një epërsi prej rreth 20 pikësh në sondazhet e fundit, me zgjedhjet që do të zhvillohet në 12 muajt e ardhshëm.
Sipas disa studimeve, hartimi i masave të njoftuara të mërkurën do të ofrojnë mbështetje për personat me të ardhura të ulëta dhe mund të përmirësojë nivelet e ulëta të investimeve të bizneseve në Britani, që mendohet se janë faktori kryesor në performancën e ngadaltë të ekonomisë ishullore.
Por qeveria e ardhshme do ta ketë të vështirë të përshtatet me këtë profil të financave publike. “Dhuratat e shpallura të mërkurën financohen duke i dhënë kujtdo që fiton zgjedhjet e ardhshme shkurtime të mëdha shpenzimesh,” tha Torsten Bell, shefi ekzekutiv i Fondacionit Resolution. Shumë shërbime publike në Britani kanë pësuar shkurtime të thella të financimit që nga kriza financiare e 2007-2008, nëse merret parasysh inflacioni dhe ndikimi i rritjes së çmimeve gjatë dy viteve të fundit.
Hunt ka të ngjarë të mbetet nën presion nga brenda partisë së tij për të shkuar më tej taksash, në deklaratën përfundimtare të buxhetit parazgjedhor që pritet të prezantohet në mars. David Jones, një ish-ministër konservator, e përshëndeti buxhetin dhe e cilësoi si “një lëvizje në drejtimin e duhur”.
Parashikimet për rritjen ekonomike nga Zyra Përgjegjëse për Buxhetin, që mbështet planet e Hunt, mund të jenë modeste, por janë më optimiste se vlerësimet e Bankës së Anglisë, e cila pret që ekonomia të përballet me një stanjacion 2024 dhe 2025. Ky lloj stanjacioni do ta bënte edhe më të vështirë që të mblidhen të ardhurat e parashikuara nga Hunt.
Paul Johnson, kreu i Institutit për Studime Fiskale, tha se çmimi i uljes së taksave, i kombinuar me koston e madhe të shërbimit të borxhit prej 2.6 trilionë paund, do të ishte një rritje shumë e ulët në shpenzimet për shërbime dhe shkurtime në investimet publike, duke minuar potencialisht synimi i tij për të nxitur rritjen ekonomike.
“Ekziston një rrezik material që ato plane të rezultojnë të papërshtatshme dhe shkurtimet e taksave nuk do të rezultojnë të qëndrueshme,” tha Johnson.
Lidion Kulla / SCAN
Sondazh

Volum i ulët për bursat europiane - Wall Street qëndron i mbyllur, me rastin e Ditës së Falenderimeve
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa volumi i shkëmbimeve tregtare është i ulët, për shkak se Wall Street do të......

Katari: Armëpushimi Izrael-Hamas do të fillojë në orën 7 të mëngjesit me kohën lokale të së premtes!
Armëpushimi premton pak lehtësim për 2.3 milionë palestinezët në Gaza, të cilët kanë duruar javë të tëra bombardimesh izraelite, si dhe familjet në Izrael të......

“Të investohet brenda zonave të mbrojtura” -12 deputetë të PS kërkojnë ndryshime ligjore: Të mos ndalohet çdo projekt!
12 deputetë të Partisë Socialiste kërkojnë ndryshimin e ligjit “Për zonat e mbrojtura”, me qëllim hapjen rrugë investimeve në ato territore, që aktualisht janë......

Mallrat e akcizës “thyejnë” rekord në 10 muaj - U zhdoganuan më shumë karburante, kafe, cigare dhe birrë
Zhdoganimi i mallrave të akcizës ka thyer rekorde këtë 10-mujor, për të paktën 3 vitet e fundit. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tregun shqiptar për këtë......

Shkeljet e konkurrencës, Biba: 12.4 Mln euro gjoba - Sejko: Konkurrenca konsolidoi sistemin bankar, reduktoi numrin e bankave
20 vjet nga hyrja në fuqi e Ligjit për Mbrotjen e Konkurrencës, Kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba ka bërë një përmbledhje të punës së këtij......

“Strehim për 13 mijë familje deri në fund të 2025-ës” - Ish-drejtoresha e EKB-së, Doris Andoni sqaron procedurat e aplikimit
Janë rreth 13 mijë familje të cilat do të përfitojnë nga programet e strehimit siç janë banesat me kosto të ulët apo banesat sociale deri në fund të vitit......

A është ulliri biznes fitimprurës? - Pensionistët u bëjnë shërbimin, mungesa e fuqisë punëtore po “infekton” sektorin
A është ulliri biznes fitimprurës? Silvana Subashi, e cila prej dekadash e ka përdorur këtë pemë si biznes të mirëfilltë, shprehet se ulliri është një ndër......

Fonde shtesë për rrugën Korçë-Ersekë - 520 mln lekë të tjera për lotin II. Kosto e gjithë segmentit arrin në 6 mld lekë
Përfundimi i lotit të dytë të aksit rrugor Korçë – Ersekë do të kërkojë 520 mln lekë shtesë. Financimi do të nisë në vitin 2024, ku në projektbuxhet është......