Bota Postuar më 23 Nëntor 2023, 19:41

Euro, e qëndrueshme në rreth 1.09 USD - Të dhënat sugjerojnë se recesioni në Eurozonë do të jetë i cekët

Nga SCAN TV
Euro, e qëndrueshme në rreth 1.09 USD - Të dhënat

Euro po qëndron në rritje përballë dollarit amerikan, gjatë sesionit të sotëm, pasi të dhënat sugjerojnë se rënia në ekonominë e Eurozonës mund të fillojë të lehtësohet. Megjithatë, mungesa e tregtisë në Shtetet e Bashkuara dhe në Japoni kanë bërë që aktiviteti të jetë i ulët.

Disa sondazhe paraprake në Eurozonë treguan se recesioni në Gjermani, që është ekonomia më e madhe në Europë, mund të jetë më i cekët se sa pritej, gjë që kompensoi një vlerësim negativ të aktivitetit të biznesit në Francë.

Euro u rrit thuajse përballë të gjitha monedhave, sidomos ndaj kronës suedeze, pasi banka qendrore i la të pandryshuara normat e interesit. Indeksi PMI, që mbulon industrinë e shërbimeve në Eurozonë u rrit në 48.2 për nëntorin, nga 47.8 pikë që ishte në tetor, por ende qëndron në territorin e kontraktimit. Gjithashtu, edhe aktiviteti i prodhimit, i cili është tkurrur çdo muaj që nga korriku i vitit 2022, ra sërish në nëntor. Inkdesi PMI për prodhimin u rrit në 43.8 pikë këtë muaj nga 43.1 që ishte në tetor.

Euro po qëndron shumë pranë nivelit të 1.09 në raport me dollarin, ndërsa ka humbur 0.2% të vlerës përballë paundit britanik. Reagimi i tregut ishte minimal në lidhje me fitoren surprizë të populistit të ekstremit të djathtë anti-BE, Geert Wilders, në zgjedhjet parlamentare në Holandë.

Në anën tjetër, paundi është rritur në nivelin më të lartë që nga fillimi i shtatorit, përballë dollarit amerikan, pasi të dhënat treguan se kompanitë britanike iu kthyen rritjes në nëntor, duke ushqyer shpresat se Britania do të shmangë një recesion. Ndër zhvillimet e tjera, Banka Qendrore e Turqisë rriti normën bazë të interesit edhe me 500 pikë bazë duke e çuar në 40%, por sinjalizoi se ritmi i shtrëngimit monetar do të ngadalësohet.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat