Ari, i qëndrueshëm pranë 2,000 USD - Mbështetet nga rënia e yield-it të obligacioneve në SHBA

Ari po ndryshon minimalisht në sesionin e sotëm dhe po tregtohet pranë 2,000 dollarëve për onz, për shkak të dobësimi të dollarit amerikan dhe rënies së yield-it të obligacioneve në SHBA. Kontrata “spot” e arit po qëndron në rreth 1995 dollarë për onz, ndërsa përkohësisht preku nivelin më të lartë në 3 javët e fundit, prej 2007 dollarë për onz.
Analistët parashikojnë se ari do të gjejë një mbështetje, të paktën në terma afatshkurtër, nga mbyllja e ciklit të rritjes së interesave në SHBA dhe nga dobësimi i dollarit. Indeksi që mat ecurinë e monedhës së gjelbër, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rënie me rreth 0.2%, duke e bërë arin më pak të shtrenjtë për zotëruesit e monedhave të tjera.
Ndër të dhënat e publikuara në SHBA, numri i amerikanëve që aplikuan për përfitimin e asistencës së papunësisë ra më shumë se sa pritej javën e kaluar, por kjo ka të ngjarë të mos ndryshojë pikëpamjen se tregu i punës po ngadalësohet, mes normave më të larta të interesit.
Tregtarët presin gjerësisht se Rezerva Federale nuk do t’i ndryshojë normat e interesit në dhjetor. Normat më të ulëta të interesit ulin koston oportune të mbajtjes së arit. Zyrtarët e Fed ranë dakord në takimin e tyre të fundit se do të rrisnin normat e interesit vetëm nëse progresi në kontrollin e inflacionit do të lëkundet. Ndër metalet e tjera, argjendi po tregtohet në rreth 23.7 dollarë për onz, ndërsa platini po tregtohet në rreth 925 dollarë për onz.
SCAN
Sondazh

Gjoba ndaj Binance nuk cënon kriptot - Brenda 24-orëve nga platforma largohen 956 milionë dollarë
Tregu i kriptomonedhave po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, me bitcoin që gjithsesi po tregtohet në mbi 37,000 dollarë. Ndërkohë, norma e......

Hunt njofton ulje taksash në Britani - Por, plani mund të krijojë probleme për qeverinë e ardhshme
Surpriza e madhe e ministrit britanik të financave Jeremy Hunt për uljen e taksave mund të ndihmojë konservatorët në pushtet të rimarrin një farë favori mes......

Volum i ulët për bursat europiane - Wall Street qëndron i mbyllur, me rastin e Ditës së Falenderimeve
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa volumi i shkëmbimeve tregtare është i ulët, për shkak se Wall Street do të......

Katari: Armëpushimi Izrael-Hamas do të fillojë në orën 7 të mëngjesit me kohën lokale të së premtes!
Armëpushimi premton pak lehtësim për 2.3 milionë palestinezët në Gaza, të cilët kanë duruar javë të tëra bombardimesh izraelite, si dhe familjet në Izrael të......

“Të investohet brenda zonave të mbrojtura” -12 deputetë të PS kërkojnë ndryshime ligjore: Të mos ndalohet çdo projekt!
12 deputetë të Partisë Socialiste kërkojnë ndryshimin e ligjit “Për zonat e mbrojtura”, me qëllim hapjen rrugë investimeve në ato territore, që aktualisht janë......

Mallrat e akcizës “thyejnë” rekord në 10 muaj - U zhdoganuan më shumë karburante, kafe, cigare dhe birrë
Zhdoganimi i mallrave të akcizës ka thyer rekorde këtë 10-mujor, për të paktën 3 vitet e fundit. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tregun shqiptar për këtë......

Shkeljet e konkurrencës, Biba: 12.4 Mln euro gjoba - Sejko: Konkurrenca konsolidoi sistemin bankar, reduktoi numrin e bankave
20 vjet nga hyrja në fuqi e Ligjit për Mbrotjen e Konkurrencës, Kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba ka bërë një përmbledhje të punës së këtij......

“Strehim për 13 mijë familje deri në fund të 2025-ës” - Ish-drejtoresha e EKB-së, Doris Andoni sqaron procedurat e aplikimit
Janë rreth 13 mijë familje të cilat do të përfitojnë nga programet e strehimit siç janë banesat me kosto të ulët apo banesat sociale deri në fund të vitit......