Objektivi, magnet për tregjet dhe industrinë e rëndë - Turqia deri tani ka mbledhur 30 miliardë dollarë kapital të huaj

Kristi Ceta / SCAN
Turqia synon të tërheqë edhe më shumë kapital të huaj me investime në teknologjinë e lartë, duke përfshirë burimet e rinovueshme të energjisë, mikroçipet, automjetet elektrike dhe bateritë. Vendi aktualisht po shënon rritje të hyrjeve të huaja në aksione dhe obligacione. Lufta kundër inflacionit të lartë, mbështetja e familjeve dhe stabilizimi i monedhës kombëtare mbeten një sfidë e madhe. Të dhënat e fundit nga banka qendrore e Turqisë, të publikuara nga Bloomberg, tregojnë se që nga maji 2023, kur u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme në vend, deri më tani, 30 miliardë dollarë kapital i huaj është hedhur në aksionet dhe obligacionet e vendit.
Kjo lëvizje interpretohet si një votë besimi ndaj stafit të ri ekonomik të presidentit Tayyip Erdogan, i cili deri në rizgjedhjen e tij ndoqi politika të dyshimta të normave të ulëta të interesit në një mjedis me çmime shumë të larta, duke trembur shumë investitorë. Me një zhvendosje drejt politikave më konvencionale, si një rritje e madhe e kostos së huamarrjes në lira turke nga banka qendrore e vendit për të trajtuar inflacionin që po shkonte mbi 70%, situata tani po përmirësohet, megjithëse ka ende një rrugë për të bërë. Nga maji 2023 deri më sot, indeksi bazë i Bursës së Stambollit është rikthyer në 16%, ndërsa obligacionet në monedhën vendase janë rritur me 6.3% gjatë së njëjtës periudhë, duke mposhtur mesataren e tregjeve në zhvillim prej 1.1%.
Një shembull i mirë për këtë është kompania franceze e administrimit të aseteve Amundi, e cila ka një total fondesh në menaxhim mbi 2 trilionë euro. Deri pak muaj më parë, Amundi paralajmëronte investitorët të mos blinin bono të qeverisë turke. Tani, këto transaksione janë ndër të preferuarat e kompanisë, sepse ajo beson se Turqia tani është në një rrugë kthimi drejt normalitetit ekonomik që do të ndikojë pozitivisht në tregje. Megjithatë, sfidat mbeten të larta për familjet e vendit përballë inflacionit shumë të lartë, banesat mbeten shumë të shtrenjta dhe fuqia blerëse është zvogëluar për shkak të rënies së mëparshme të ndjeshme të lirës turke ndaj dollarit amerikan.
Turqia do të drejtojë një total prej 30 miliardë dollarësh burime që përbëhen nga stimuj tatimorë dhe do të ofrojë mbështetje shtesë për investimet e teknologjisë së lartë. Sipas kreut të shtetit turk, vendi kërkon të bëhet një qendër rajonale prodhuese për bateritë dhe synon një paketë shtesë stimuluese prej 5 miliardë dollarësh për të rritur kapacitetin e saj të prodhimit në sektorin e automobilave. Qëllimi i Turqisë është të prodhojë në vend të paktën një milion automjete elektrike në vit. Për pesë vjet, Ankaraja do të mbulojë gjysmën e kostove të stafit të qendrave të reja të teknologjisë që do të krijohen në vend nga 1000 kompanitë më të mira në botë për sa i përket Kërkimit dhe Teknologjisë. Gjithashtu do të jepen edhe subvencione të mëdha për të krijuar 15 gigavat energji diellore. Qeveria ka hapur rrugën për prodhuesit e mëdhenj të automjeteve që të drejtojnë investimet e tyre në automjetet elektrike në Turqi. Së fundmi Ankaraja arriti një marrëveshje me Pekinin për të ndërtuar një fabrikë automjetesh elektrike me vlerë 1 miliard dollarë në vend.
Sondazh

Britanikët nuk braktisin paratë cash - Do të duhen disa vite për një digjitalizim të plotë
Dorina Kurtaj /SCAN Mbretëria e Bashkuar pa një rritje të madhe prej 6 milion paund në tërheqjet e parave nga ATM-të javën e kaluar pasi ndërprerja......

Lojërat olimpike tërheqin tifozët dhe përzënë turistët - Rënie me 10% e rezervimeve në hotelet e Parisit
Dorina Kurtaj / SCAN Në Paris, hotelet, restorantet dhe përgjithësisht të gjithë ata që prisnin bonusin e Lojërave Olimpike, me një rritje të madhe......

632,67 mln euro remitanca në 6 muaj - Rriten dërgesat e emigrantëve në Kosovë kundrejt vitit të kaluar
Dorian Koça/SCAN Remitancat në Kosovë kanë regjistruar vlera të larta në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se......

Abuzimi me mikrokreditë, Presidenti Begaj-Kuvendit: Nevojitet reagim i fortë. Kuvendi, adresa e saktë për t’i dhënë fenomenit zgjidhje
Presidenti i Republikës u komunikoi sot komisioneve parlamentare të ligjeve dhe të ekonomisë gjetjet dhe konstatimet lidhur me trajtimin që i është bërë të......

EU4Schools, 57 objekte arsimore të përfunduara deri tani!
Përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, UNDP Albania nënvizon se 57 objekte arsimore kanë......

Çmimet e naftës rriten - Tensionet në Lindjen e Mesme rëndojnë mbi investitorët
Edel Strazimiri/ SCAN Çmimet e naftës së papërpunuar amerikane, njohur gjithashtu si WTI, u rrit 3.56% në 77.39 dollarë për fuçi, ndërsa Brent u rrit......

Inflacioni i Eurozonës rritet edhe në korrik: A janë në rrezik uljet e normave të BQE-së?
Edel Strazimiri / SCAN Inflacioni në eurozonë u rrit sërish në korrik, duke sfiduar pritshmëritë e ekonomistëve dhe duke ngritur disa pikëpyetje në......

Transporti me tren, shifra modeste - Ecuria e projekteve që synojnë përmirësimin e transportit të mallrave dhe pasagjerëve
Ola Mitre / SCAN Mungesa e infrastukturës hekurudhore e ka çuar këtë transport drejt rënies së vazhdueshme, teksa shifrat e pasagjerëve janë tejet të......