Një start-up në Kili po “rishpik “rrotën” - Riciklon gomat e përdorura për të prodhuar bateri për makinat elektrike

Një start-up në Kili po rishpik rrotën, pothuajse në kuptimin e parë të fjalës, duke ricikluar gomat e përdorura të makinave në bateri moderne të makinave elektrike. Kompania T-Phite, pjesë e Laboratorit Sustrend të financuar privatisht, thotë se procesi mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemit se çfarë duhet bërë me më shumë se 1 miliard goma që përfundojnë ciklin çdo vit dhe të ndihmojë në një prodhim më të qëndrueshëm të baterive litium-jon.
“Ka shumë teknologji për riciklimin e gomave, por është një specifike që quhet piroliza, ku përftohen tre nënprodukte”, deklaroi për Reuters Bernardita Diaz, CEO dhe bashkëthemeluese e T-Phite. “Njëri nënprodukt është vaj pirolitik, tjetri është çeliku dhe i treti është karboni i zi. Dhe çfarë bëmë ne? E transformuam këtë mbetje të gomave në një material grafit për përdorim në bateritë e makinave ekektrike”, shtoi Diaz.
Sipas furnizuesit të karbonit të zi Imerys, i cili nuk është i përfshirë në këtë projekt, karboni i zi zakonisht prodhohet nga djegia jo e plotë e produkteve të rënda të naftës, si katrani. Procesi përfshin rafinimin e karbonit të zi, të rikuperuar me pirolizë nga gomat që janë në fund të jetës, në karbon të fortë grafit, që është një komponent kryesor në anodën e baterive me litium-jon.
“Procesi ynë është inovativ, kryesisht sepse zgjidhim dy probleme. Njëri është asgjësimi përfundimtar i gomave dhe i dyti është kërkesa që po krijohet për materialet e makinave elektrike. Dhe kur marrim materiale nga mbetje të tjera, ne po gjenerojmë atë që njihet si ekonomia qarkulluese. Procesi ynë është projektuar që në fillim, për të kuptuar se karboni që mund të përdoret te bateritë litium-jon, te bateritë e natriumit apo te kondensatorët metalikë, ka një destinacion të qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit”, tha Diaz.
Në nivel global, rreth 29 milion ton goma në vit janë në fund të jetës së tyre, mjaftueshëm për të mbuluar plotësisht Uashingtonin, sipas Diaz. Por, ironikisht, kalimi te makinat elektrike pritet ta rrisë këtë numër për shkak të konsumit shtesë të gomave të shkaktuar nga pesha e baterisë.
Pavarësisht rritjes së niveleve globale të riciklimit në vitet e fundit, qindra miliona goma përfundojnë çdo vit në landfille apo në pika grumbullimi, sipas Këshillit Botëror të Biznesit për Zhvillim të Qëndrueshëm. Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, afërsisht 250 milionë goma hidhen për skrap çdo vit, sipas Administratës Federale të Autostradave. Nga këto goma, më pak se gjysma ose riciklohen në produkte të reja ose përdoren për të krijuar karburant që rrjedh nga gomat.
“Burimet natyrore tashmë janë shumë të kufizuara dhe fakti që mund të gjenden zgjidhje të reja nga mbetjet është shumë i rëndësishëm”, tha Diaz, duke shtuar se procesi mund të shkojë përtej baterive litium-jon dhe të shtrihet në bateritë e natriumit, që janë bateritë e gjeneratës së ardhshme të makinave elektrike. T-Phite thotë se ka pasur interes të konsiderueshëm nga investitorë potencialë, që kërkojnë të rrisin procesin e riciklimit të gomave në një nivel industrial.
Ndërkohë, në vitin 2014 shkencëtarët nga Laboratori Kombëtar Oak Ridge në Tenesi të Shteteve të Bashkuara zbuluan se karboni mund të izolohet nga materialet që rrjedhin nga goma dhe se substanca funksiononte më mirë sesa kur rrjedh nga materiale të tjera. Hulumtimet e mëtejshme nga shkencëtarë të veçantë të botuar në vitin 2021 zbuluan se karboni i zi mund të përmirësojë sistematikisht performancën e baterisë në mënyrë që ato të mund të karikojnë më shpejt.
“Është e rëndësishme të kuptojmë se përdorimi i burimeve natyrore dhe zhvendosja e planetit drejt burimeve të rinovueshme është diçka që ne e kemi kapërcyer. Prandaj riciklimi dhe inovacioni, që fillimisht menduam se mund të përdoreshin për një lloj baterie mund të përdoret edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme për ne, dhe jemi të kënaqur për këtë, që kjo risi nuk është fokusuar vetëm në një kategori biznesi, por ofron shumë mundësi të tjera”, deklaroi Diaz për Reuters.
Lidion Kulla / SCAN
Sondazh

Nafta Brent ngjitet në mbi 83 USD - Investitorët presin takimin e OPEC+ dhe COP28
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, ndërsa e gjithë vëmendja e investitorëve është e përqendruar te përfundimi i takimit të OPEC+, që mund të......

Euro ndal forcimin përballë dollarit - Inflacioni në Eurozonë rezulton më i ulët se parashikimet
Monedha europiane, euro është dobësuar ndjeshëm në sesionin e sotëm, për shkak se inflacioni në Eurozonë u ngadalësua më shumë se parashikimet e analistëve për......

Investitorët tërheqin fitimet - Bitcoin zbret poshtë $38,000, SHBA sanksionon “mikserin” Sinbad
Tregu i kriptomonedhave po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë, si një reagim i investitorëve ndaj......

Inflacioni mbështet bursat europiane - Rritja e çmimeve në Eurozonë ngadalësohet në 2.4% për nëntorin
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët reaguan ndaj të dhënave mjaft pozitive për Eurozonën, që treguan se......

Ari tregohet pranë 2,040 dollarëve - Realizon fitime mujore prej 2.8% gjatë nëntorit
Ari po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të forcimit të dollarit amerikan, pas disa ditësh me radhë në rritje, ndërsa investitorët po presin të......

“Superleku” ndryshon hartën e eksporteve - Shqipëria humbet terren në tregjet italiane dhe gjermane
Eksportet e produkteve” Made in Albania” kanë vijuar rënien nga muaji në muaj, ku në Tetor arritën vlerën 37 miliardë lekë, duke u ulur me -4,3 %, në krahasim......

Drejt SHBA me pasaportë shqiptare, pa detyrimin 6-mujor - Vendimi dakordësohet me zyrtarët e lartë të DASH
Shqipëria është bërë pjesë e “Grupit të Klubit 6-mujor”. Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Jashtme që e ka konsideruar këtë anëtarësim si një hap tjetër që......

Rekord kursimesh, eurot “lumë” edhe në vjeshtë - Depozitat, 7,2 mld lekë në tetor. Ato në lekë, me rritje anemike. Valuta shtohet 16.9%
Flukset e eurove nëpër bankat shqiptare janë shtuar edhe pas muajve të verës, duke sjellë për pasojë që depozitat bankare në vend të prekin një vlerë rekord......