“Ngec” ekonomia në Gjermani - Parashikohet një rritje prej 0.1% në vitin 2024

Kristi Ceta / SCAN
Ekonomia e Gjermanisë përballet me perspektivën e një rritjeje të papërfillshme këtë vit, në vazhdën e tkurrjes së papritur në tremujorin e dytë, sipas ekspertëve.
Produkti i brendshëm bruto do të rritet me 0.1% në 2024, nga një parashikim i mëparshëm prej 0.2%. Analistët gjithashtu shkurtuan perspektivën e tyre për vitin 2025 me të njëjtën shumë, në 1.1%.
Vlerësimi i dobët pason të dhënat që treguan se problemet industriale të vendit vazhdojnë të frenojnë rritjen, duke bërë që ekonomia më e madhe e Evropës të tkurret papritur.
Ndërsa raportet javën e kaluar treguan se indikatorët e ekonomisë dhe prodhimi i industrisë u rritën në fund të asaj periudhe, kjo nuk është ende e mjaftueshme për të humbjet deri më tani.
Eksportet nuk arritën të rriteshin në qershor, duke nënvizuar sfidat me të cilat përballej baza e prodhimit që më parë ishte një shtytës kryesor i rritjes gjermane. Gjysma e mungesës në aktivitetin industrial atje mund të jetë strukturore.
Analistët ende parashikojnë një rimëkëmbje të vonuar që do të fillojë tani, me zgjerim të vazhdueshëm deri në vitin 2026. Ky mund të jetë një ngushëllim për kancelarin Olaf Scholz, i cili ka parë rritje në më pak se gjysmën e tremujorëve kalendarikë që kur mori detyrën dhe përballet me zgjedhje vitin e ardhshëm.
Parashikimi prej 0.1% i ekonomistëve është në përputhje me parashikimin e Komisionit Evropian për vitin 2024. Fondi Monetar Ndërkombëtar, Bundesbank dhe OECD shohin rritje pak më të shpejtë.
Sondazh

Aeroporti më i ngarkuar në botë do dalë në “pension” - Dubai nis punën për një terminal me kapacitet më të madh
Kristi Ceta/SCAN Një rekord i ri pasagjerësh është arritur në gjysmën e parë të vitit në aeroportin më të ngarkuar në botë, i cili ndonëse dëshiron të......

Monedha europiane prek fundin?! - Sipas kursit mesatar të Bankës së Shqipërisë këmbehet me 99,95 lekë
Dorian Koça/SCAN Monedha europiane ka regjistruar të hënën nivelin më të ulët historik kundrejt lekut. Sipas kursit mesatar të Bankës së Shqipërisë,......

28 mln euro për sigurinë kibernetike në 2024-ën - Raporti/ Kontrollet në autoritete janë katërfishuar dhe 6 autoritete u gjobitën
Ledina Elezi/SCAN Rreth 28 milionë euro është buxheti i parashikuar për sigurinë kibernetike të autoriteteve publike dhe private në vitin 2024, dëmtimi......

Shifra të larta të turizmit kulturor - Kalaja e Gjirokastrës, më e vizituara me mbi 120 mijë shtetas
Diamila Leka/ Scan Në Shqipëri, përpos turizmit bregdetar, rritje ka shënuar dhe turizmi kulturor. Sipas të dhënave zyrtare, sitet tona kulturore kanë......

Prodhimi i energjisë nga TEC-et lundrues - KESH synon blerjen e 21 mijë ton karburant, bën gati tenderin ndërkombëtar
Ola Mitre / SCAN Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do blejë 21 mijë ton karburant, që do të shërbejë për prodhimin e energjisë nga 2 TEC-et......

2.500 bursa studimi për nxënësit e arsimit profesional - 7.320 lekë në muaj. Cilat janë degët prioritare dhe kategoritë që përfitojnë?
Diamila Leka/ SCAN “Për të gjithë nxënësit që duan të ndjekin arsimin e mesëm profesional janë në dispozicion mbi 2500 bursa studimi të cilat arrijnë......

Cilat janë bashkitë që “vjelin” më shumë taksa për banor? - Njësitë e vogla rurale janë të “pafuqishme”. Në pritje të transfertës qeveritare
Elisabeta Dosku/SCAN 61 bashkitë në Shqipëri kanë performancë të ndryshme sa i takon vjeljes së taksave dhe tarifave vendore dhe kjo është në varësi të......

Tarifa të reja për minierat dhe centralet energjetike - Ndryshimet/Nga oponenca teknike e AKBN, te certifikatat e monitorimit dhe vlerësimit
Ola Mitre / SCAN Qeveria ka miratuar tarifa të reja për subjektet që ushtrojnë veprimtari minerare, shoqëritë koncesionare të hidrocentraleve apo ato......