Monedha europiane prek fundin?! - Sipas kursit mesatar të Bankës së Shqipërisë këmbehet me 99,95 lekë

Dorian Koça/SCAN
Monedha europiane ka regjistruar të hënën nivelin më të ulët historik kundrejt lekut. Sipas kursit mesatar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 99,95 lekë, duke thyer në këtë mënyrë kufirin psikologjik të 100 lekëve.
Deri në fillim të javës së kaluar dukej se kursi i këmbimit ishte i qendrueshëm, pavarësisht sezonit turistik. Por, ditët e fundit, që përkojnë edhe me pikun e këtij sezoni, duket se vizitorët e huaj janë shtuar në Shqipëri, çka shoqërohet edhe me prurje më të madhe të valutës.
Tashmë pritet një ndërhyrje e Bankës së Shqipërisë për të frenuar deri diku rënien e lirë të euros. Gjatë vitit 2024, me objektiv rritjen e rezervës valutore, Banka Qendrore synon të blejë përmes ankandeve 250-330 milionë euro, por nëse vërehen situata anormale në treg, ky institucion mund të ndërhyjë për të stabilizuar kursin e këmbimit të lekut me valutat kryesore, sidomos monedhën e përbashkët europiane.
Mbiçmimi i lekut ka rezultuar në norma më të ulëta inflacioni, duke mbrojtur deri diku konsumatorët nga gërryerja e fuqisë blerëse. Në të njëjtën kohë, normat më të ulëta të inflacionit kanë mundësuar rritje më të ngadaltë të normës bazë, duke prodhuar ndikim më pak negativ në rritjen ekonomike. Gjithashtu, ndikim pozitiv ka patur në forcimin e stabilitetit financiar, si dhe në reduktimin e borxhit të jashtëm të sektorit privat e publik. Nga ana tjetër, forcimi i lekut prej më shumë se një vit po rëndon pozicionin financiar dhe konkurrues të disa segmenteve të sektorit të eksportit.
Sondazh

28 mln euro për sigurinë kibernetike në 2024-ën - Raporti/ Kontrollet në autoritete janë katërfishuar dhe 6 autoritete u gjobitën
Ledina Elezi/SCAN Rreth 28 milionë euro është buxheti i parashikuar për sigurinë kibernetike të autoriteteve publike dhe private në vitin 2024, dëmtimi......

Shifra të larta të turizmit kulturor - Kalaja e Gjirokastrës, më e vizituara me mbi 120 mijë shtetas
Diamila Leka/ Scan Në Shqipëri, përpos turizmit bregdetar, rritje ka shënuar dhe turizmi kulturor. Sipas të dhënave zyrtare, sitet tona kulturore kanë......

Prodhimi i energjisë nga TEC-et lundrues - KESH synon blerjen e 21 mijë ton karburant, bën gati tenderin ndërkombëtar
Ola Mitre / SCAN Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do blejë 21 mijë ton karburant, që do të shërbejë për prodhimin e energjisë nga 2 TEC-et......

2.500 bursa studimi për nxënësit e arsimit profesional - 7.320 lekë në muaj. Cilat janë degët prioritare dhe kategoritë që përfitojnë?
Diamila Leka/ SCAN “Për të gjithë nxënësit që duan të ndjekin arsimin e mesëm profesional janë në dispozicion mbi 2500 bursa studimi të cilat arrijnë......

Cilat janë bashkitë që “vjelin” më shumë taksa për banor? - Njësitë e vogla rurale janë të “pafuqishme”. Në pritje të transfertës qeveritare
Elisabeta Dosku/SCAN 61 bashkitë në Shqipëri kanë performancë të ndryshme sa i takon vjeljes së taksave dhe tarifave vendore dhe kjo është në varësi të......

Tarifa të reja për minierat dhe centralet energjetike - Ndryshimet/Nga oponenca teknike e AKBN, te certifikatat e monitorimit dhe vlerësimit
Ola Mitre / SCAN Qeveria ka miratuar tarifa të reja për subjektet që ushtrojnë veprimtari minerare, shoqëritë koncesionare të hidrocentraleve apo ato......

Tirana, më e shtrenjtë se kryeqytetet e tjera në rajon - Mercer: Luhatjet në kursin e këmbimit në vend rritën kostot për punonjësit e huaj
Xhorxhina Deda/SCAN Tirana renditet në vend të 103-të në Indeksin e Kostove të Jetesës të publikuar nga “Mercer” për vitin 2024. Renditja e këtij viti......

Sa transaksione janë kryer përmes sistemit AIPS? - Korriku shënon vlerën rekord të pagesave prej 474 mln euro
Ledina Elezi/SCAN Muaji që lamë pas ka shënuar një rekord të ri për sa i përket numrit dhe vlerës së transaksioneve të kryera përmes sistemit AIPS.......