Prodhimi i energjisë nga TEC-et lundrues - KESH synon blerjen e 21 mijë ton karburant, bën gati tenderin ndërkombëtar

Ola Mitre / SCAN
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do blejë 21 mijë ton karburant, që do të shërbejë për prodhimin e energjisë nga 2 TEC-et lundrues, që ndodhen në Vlorë. Ky dikaster po kërkon një media ndërkombëtare për publikimin e tenderit, teksa në dokumentet shoqëruese jepen specifikimet teknike për lëndën djegëse, sasinë e kërkuar dhe afatet për sigurimin e saj. Sipas këtyre specifikimeve, konsumi i parashikuar i lëndës djegëse për 1 mWh është rreth 229 kg, çka do të thotë se sasia e karburantit që synohet të blihet,do të shërbejë për prodhimin e një totali prej 91,700 mWh energji.
Po ashtu, përcaktohet se për qëllime të funksionimit, asetet termike kanë nevojën e furnizimit me lëndë djegëse të llojit HFO, me përmbajtje të squfurit jo më të madhe se 0.5%, si dhe sasi të vogla të lëndës djegëse hidrokarbure LFO. Kjo lëndë djegëse e kërkuar për furnizim, është lëndë e cila nuk prodhohet në vend apo gjendet lehtësisht brenda vendit, për shkak të sasisë së përcaktuar të squfurit.
Ndërkaq, pas marrjes së ofertave nga kompanitë e interesuara KESH synon të nënshkruajë kontratën jo më vonë se data 5 shtator 2024, ndërsa dorëzimi i lëndës djegëse pranë Petroliferës Italo – Shqipatre, që ka fituar tenderin e depozitimit, duhet të përfundojë deri në 5 nëntor 2024. TEC-et lundrues u pozicionuan në Portin e Triportit në shtator të vitit 2022, pas një procedure të ndërmarrë në kuadër të krizës energjetike, por deri më tani nuk janë vënë në punë.

2.500 bursa studimi për nxënësit e arsimit profesional - 7.320 lekë në muaj. Cilat janë degët prioritare dhe kategoritë që përfitojnë?
Diamila Leka/ SCAN “Për të gjithë nxënësit që duan të ndjekin arsimin e mesëm profesional janë në dispozicion mbi 2500 bursa studimi të cilat arrijnë......

Cilat janë bashkitë që “vjelin” më shumë taksa për banor? - Njësitë e vogla rurale janë të “pafuqishme”. Në pritje të transfertës qeveritare
Elisabeta Dosku/SCAN 61 bashkitë në Shqipëri kanë performancë të ndryshme sa i takon vjeljes së taksave dhe tarifave vendore dhe kjo është në varësi të......

Tarifa të reja për minierat dhe centralet energjetike - Ndryshimet/Nga oponenca teknike e AKBN, te certifikatat e monitorimit dhe vlerësimit
Ola Mitre / SCAN Qeveria ka miratuar tarifa të reja për subjektet që ushtrojnë veprimtari minerare, shoqëritë koncesionare të hidrocentraleve apo ato......

Tirana, më e shtrenjtë se kryeqytetet e tjera në rajon - Mercer: Luhatjet në kursin e këmbimit në vend rritën kostot për punonjësit e huaj
Xhorxhina Deda/SCAN Tirana renditet në vend të 103-të në Indeksin e Kostove të Jetesës të publikuar nga “Mercer” për vitin 2024. Renditja e këtij viti......

Sa transaksione janë kryer përmes sistemit AIPS? - Korriku shënon vlerën rekord të pagesave prej 474 mln euro
Ledina Elezi/SCAN Muaji që lamë pas ka shënuar një rekord të ri për sa i përket numrit dhe vlerës së transaksioneve të kryera përmes sistemit AIPS.......

Taksa e pronës për bizneset në Tiranë, me 3 këste - Afati i fundit i pagës është më 30 shtator, shkak çmimet e referencës
Elisabeta Dosku/ SCAN Çdo individ që ka një pronë që përdoret për aktivitet tregtar në Tiranë, këtë vit e ka të ndarë detyrimin në tre këste. Pas dy......

Punësimi joformal në Europë: Si krahasohen vendet anëtare?
Edel Strazimiri / SCAN Punësimi joformal, i njohur ndryshe si puna pa kontratë, mbrojtje ligjore ose sigurime shoqërore, mbetet i përhapur në mbarë......

Thatësira shkatërron fushat e misrit dhe lulediellit në Rumani!
Edel Strazimiri / SCAN Rumania po vuan nga efektet e një prej valëve më të këqija të të nxehtit në historinë e vendit. Në korrik, temperaturat......