Tarifa të reja për minierat dhe centralet energjetike - Ndryshimet/Nga oponenca teknike e AKBN, te certifikatat e monitorimit dhe vlerësimit

Ola Mitre / SCAN
Qeveria ka miratuar tarifa të reja për subjektet që ushtrojnë veprimtari minerare, shoqëritë koncesionare të hidrocentraleve apo ato që kanë marrë miratimin për HEC-e apo impiante të tjerë energjisë së rinovueshme. Ndryshimet, prekin tarifat që këto subjekete paguajë pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për oponencën teknike apo shërbime të tjera që jepen nga ky dikaster. Sipas niveleve të reja, oponenca teknike për subjektet minerare do të kushtojë 150 mijë lekë.
Ndërkohë që, për hidroecentralet dhe energjitë e tjera të rinovueshme, sikurse janë centralet fotovoltaike dhe eolike tarifat janë në varësi të fuqisë së instaluar, duke nisur nga 500 mijë lekë për impiantet deri në 1 MW dhe 1.5 mln lekë për centralet mbi 10 MW.
Sipas vendimit të qeverisë, AKBN siguron, brenda fushës së veprimtarisë së vet, oponencën teknike për studimet e projektet në fushën e veprimtarisë minerare, postminerare, hidrokarbure dhe energjetike, të paraqitura nga subjektet, shtetërore a private, vendase ose të huaja. Ndërkaq, sa i takon kompetencave të tjera, specifikohet se AKBN monitoron kontratat koncesionare ose jo objekt koncesioni për centralet prodhuese me burime të rinovueshme, si dhe lëshon certifikatat vjetore të monitorimit për këto centrale. Edhe për këtë shërbim janë përcaktuar tarifat, që variojnë nga 30 mijë lekë, deri në maksimumi 10 mln lekë, sipas madhësisë së impiantit.
Paralelisht është përcaktuar edhe tarifa për hartimin e raporteve të vlerësimit të impianteve energjetike dhe lëshimin e certifikatës së pranimit të veprës, në masën 1 % e vlerës së investuar, por në çdo rast nuk do të kalojë vlerën prej 15,000,000 lekë, pa TVSH.
Sondazh

Tirana, më e shtrenjtë se kryeqytetet e tjera në rajon - Mercer: Luhatjet në kursin e këmbimit në vend rritën kostot për punonjësit e huaj
Xhorxhina Deda/SCAN Tirana renditet në vend të 103-të në Indeksin e Kostove të Jetesës të publikuar nga “Mercer” për vitin 2024. Renditja e këtij viti......

Sa transaksione janë kryer përmes sistemit AIPS? - Korriku shënon vlerën rekord të pagesave prej 474 mln euro
Ledina Elezi/SCAN Muaji që lamë pas ka shënuar një rekord të ri për sa i përket numrit dhe vlerës së transaksioneve të kryera përmes sistemit AIPS.......

Taksa e pronës për bizneset në Tiranë, me 3 këste - Afati i fundit i pagës është më 30 shtator, shkak çmimet e referencës
Elisabeta Dosku/ SCAN Çdo individ që ka një pronë që përdoret për aktivitet tregtar në Tiranë, këtë vit e ka të ndarë detyrimin në tre këste. Pas dy......

Punësimi joformal në Europë: Si krahasohen vendet anëtare?
Edel Strazimiri / SCAN Punësimi joformal, i njohur ndryshe si puna pa kontratë, mbrojtje ligjore ose sigurime shoqërore, mbetet i përhapur në mbarë......

Thatësira shkatërron fushat e misrit dhe lulediellit në Rumani!
Edel Strazimiri / SCAN Rumania po vuan nga efektet e një prej valëve më të këqija të të nxehtit në historinë e vendit. Në korrik, temperaturat......

Zjarret në afërsi të Athinës detyrojnë banorët e zonës të evakuohen!
Edel Strazimiri / SCAN Një zjarr i egër shpërtheu pranë kryeqytetit grek të Athinës të dielën, duke detyruar evakuimin ndërsa zjarrfikësit po luftonin......

Kush do të jetë shefi i ardhshëm i bujqësisë në BE?
Edel Strazimiri / SCAN Procesi i emërimit të Komisionerëve të BE-së është tani në mes të bisedimeve, me më shumë se gjysma e 27 vendeve anëtare të......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rënie gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 91 lekë dhe është shitur me 92 lekë në raport me javën që lamë pas sipas......