Shqipëria Postuar më 12 Gusht 2024, 09:53

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Nga SCAN TV
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

 

Dollari amerikan ka regjistruar rënie gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 91 lekë dhe është shitur me 92 lekë në raport me javën që lamë pas sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq është blerë mëngjesin ë sotëm me 99.5 lekë dhe është shitur me 100.3 lekë duke vijuar në po të njëjtat kuota sikurse disa javë tashmë.

Franga zvicerane ka shënuar rënie edhe ajo gjatë këtyre dy ditëve teksa është blerë këtë të hënë me 104.5 lekë dhe është shitur me 105.6 lekë.

Paundi britanik referuar tregut të brendshëm valutor është blerë sot me 115.8 lekë dhe është shitur me 117 lekë duke qenë e vetmja valute që fiton pikë këtë të hënë.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat