Telefoni mund të dallojë tërmetet para se të ndodhin - Sensorët e ndjeshëm mund të veprojnë si një minisizmometër

Kristi Ceta / SCAN
Pesëdhjetë vjet që nga telefonata e parë, teknologjia që mbajmë në xhep po ndihmon në krijimin e sistemit më të madh të zbulimit të tërmeteve në botë.
Kur një tërmet me magnitudë 5.1 goditi Zonën e Gjirit të Kalifornisë, shumë njerëz të zonës morën njoftime në telefonat e tyre deri në 30 sekonda përpara se të fillonin lëkundjet.
Google ka punuar me Shërbimin Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS) dhe akademikë në një numër universitetesh në Kaliforni për të zhvilluar një sistem që paralajmëron përdoruesit disa sekonda përpara se të mbërrijnë lëkundjet. Është një moment i shkurtër paralajmërimi, por disa sekonda mund të japin kohë të mjaftueshme për t'u strehuar nën tavolinë. Mund të jetë gjithashtu kohë e mjaftueshme për të ngadalësuar trenat, për të ndaluar ngritjen ose uljen e avionëve dhe për të parandaluar hyrjen e makinave në ura apo tunele.
Sistemi përdor të dhëna nga dy burime. Fillimisht, ai u mbështet në një rrjet prej 700 sizmometrash (pajisje që zbulojnë dridhjet e tokës) të instaluar në të gjithë Kaliforninë. Por Google ka krijuar gjithashtu atë që është rrjeti më i madh në botë i zbulimit të tërmeteve përmes telefonave.
Pjesa më e madhe e telefonave inteligjentë që përdorin sistemin operativ Android të Google kanë një qark që zbulon kur një telefon po lëvizet. Kjo veçori përdoret shpesh për të riorientuar ekranin kur është i anuar dhe gjithashtu ndihmon në ofrimin e informacionit rreth numërimit të hapave. Por sensorët janë çuditërisht të ndjeshëm, dhe gjithashtu mund të veprojnë si një minisizmometër.
Google ka prezantuar një funksion që i lejon përdoruesit të dërgojnë automatikisht të dhëna në Sistemin e Sinjalizimeve të Tërmeteve Android, nëse pajisja e tyre merr dridhje që janë karakteristike për valët kryesore të një tërmeti. Kështu, sistemi mund të përcaktojë nëse një tërmet po ndodh dhe mund të dërgojë sinjalizime për telefonat në zonën ku valët sizmike ka të ngjarë të godasin, duke dhënë një paralajmërim të hershëm.
Dhe për shkak se sinjalet e radios udhëtojnë më shpejt se valët sizmike, alarmet mund të arrijnë përpara se të fillojë lëkundjet në zona larg nga epiqendra. Por sistemi ka kufizimet e tij, veçanërisht në zonat e largëta ku ka pak përdorues të telefonit dhe në tërmetet që ndodhin në det të hapur, të cilat mund të shkaktojnë cunami.
Sondazh

Kritere të reja për pensionet private - AMF: Rriten penalitetet për shoqëritë administruese që vonojnë pagesat
Ledina Elezi/SCAN Për shoqëritë administruese dhe përfituesit e fondeve të pensioneve private, janë përcaktuar kushte të reja për tërheqjen dhe......

Këto janë zonat ujore më të pastra të notit në Europë!
Edel Strazimiri / SCAN Lajm i mirë për notarët e apasionuar: Shumica dërrmuese e vendeve të banjës në Europë kanë cilësi "të shkëlqyer" të ujit, sipas......

A ndotin avionët modernë më shumë se ata të vjetër?
Edel Strazimiri / SCAN A është më mirë të kesh një avion të vjetër që prodhon shumë dioksid karboni gjatë fluturimit apo një modern që prodhon më pak?......

Goldman Sachs: Kina do të ketë gati 2 herë më shumë kafshë shtëpiake se fëmijë të vegjël deri në 2030-ën!
Edel Strazimiri / SCAN Popullsia e kafshëve shtëpiake në Kinë do të jetë afërsisht dyfishi i asaj të fëmijëve të saj të vegjël deri në vitin 2030, pasi......

Cilat qytete europiane kanë CEO-t më jetëgjatë?
Edel Strazimiri / SCAN Një shef ekzekutiv (CEO) është shpesh i rëndësishëm në suksesin e një kompanie. Disa CEO do të kenë kaluar disa vite në të......

Menaxherët e plazheve italiane në protesta kundër ligjeve të reja të konkurrencës!
Edel Strazimiri / SCAN Menaxherët e plazheve të Italisë, ose "balneari", palosën shezllonet e tyre dhe mbyllën çadrat e tyre për dy orë të premten në......

Studiuesit zhvillojnë një filtër të ripërdorshëm që heq 75% të një "kimikati të përhershëm" nga uji!
Edel Strazimiri / SCAN Studiuesit kanë projektuar një strukturë të vogël blloku ose monolit duke përdorur printimin 3D që mund të filtrojë një nga......

Linjat “low cost” ndryshojnë modelin e udhëtimit - Jo më vende të lira dhe heqje e tarifave të anulimit të fluturimeve
Dorina Kurtaj /SCAN Linjat ajrore me kosto të ulët po ndryshojnë planet e tyre të biznesit, duke testuar politika dhe strategji të reja pasi rritja e......