Linjat “low cost” ndryshojnë modelin e udhëtimit - Jo më vende të lira dhe heqje e tarifave të anulimit të fluturimeve

Dorina Kurtaj /SCAN
Linjat ajrore me kosto të ulët po ndryshojnë planet e tyre të biznesit, duke testuar politika dhe strategji të reja pasi rritja e kostove gërryen bilancet e tyre. Southuest Airlines amerikane me kosto të ulët njoftoi se po i jep fund politikës së vendeve bosh që ka ndjekur për 50 vitet e fundit. Kjo politikë i lejon pasagjerët të zgjedhin vendet e tyre gjatë hipjes në avion, një arsye për të cilën është karakterizuar gjithmonë si ‘linja ajrore e popullit’. Tani, Southuest do t'i caktojë një ndenjëse të veçantë çdo pasagjeri, duke e lejuar atë të tarifojë më shumë për vendet me më shumë hapësirë për këmbët ose përfitime të tjera.
Ky ndryshim ishte i pritshëm, por gjithsesi mbresëlënës, pasi ishte kompanie e fundit amerikane me kosto të ulët që ende nuk i ishte nënshtruar tendencave të konkurrentëve të tij. Është një dëshmi e mëtejshme e presionit mbi industrinë nga kostot më të larta të punës, çmimet e karburantit dhe oferta e tepërt. Pavarësisht kërkesës në rritje për udhëtime, linjat ajrore si Southuest po luftojnë me tkurrjen e përfitimit dhe po kërkojnë alternativa.
Në këtë kontekst, linjat ajrore me kosto të ulët po bëjnë ndryshime të mëdha politikash, ndërsa përpiqen të rrisin të ardhurat dhe të përshtaten me preferencat e reja të udhëtarëve pa i larguar klientët. Për shembull, kompanitë amerikane me kosto të ulët Frontier Airline dhe Spirit Airlines hoqën tarifat e anulimit ose ndryshimit, të cilat sollën disa të ardhura, por shkaktuan një reagim të fortë nga klientët e tyre.
Disa javë më parë, Spirit paralajmëroi për rënien e të ardhurave, duke argumentuar se më pak klientë po blejnë përfitimet e tij shtesë, të tilla si çantat e dorës ose pijet freskuese gjatë fluturimit, që janë kritike për modelin e biznesit me kosto të ulët. Gjithashtu tipik është shembulli i linjës ajrore me kosto të ulët JetBlue, e cila tani tarifon deri në 50 dollarë për vendet e preferuara në avion, të cilat janë në dritare dhe në korridor në pjesën e përparme të klasës ekonomike.
Së fundi, Frontier shtoi së fundmi sediljet e biznesit, ku sedilja e mesit është bosh, për të tërhequr klientët të gatshëm të paguajnë pak më shumë.
Sondazh

Sanksionet, Kina bllokon pagesat nga Rusia - Bankat kineze rikthejnë shumat në juanë pa dhënë detaje
Dorina Kurtaj / SCAN Rreth 80% e pagesave nga Rusia në Kinë në juanë po kthehen sërish në destinacionin origjinal sepse bankat kineze kanë frikë se do......

Si do të menaxhohen përmbytjet në veri të Shqipërisë? - Plani i ri nis nga informimi, deri në reduktimin e rreziqeve në zonat problematike
Diamila Leka/ Scan Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi “Për miratimin e planit të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet për disa zona, ku ekziston......

Kompani shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve - Cilat do të jenë përgjegjësitë e saj? Industria synon të kthehet në biznes
Elisabeta Dosku/ SCAN Shqipëria do të ketë një kompani shtetërore, e cila do të quhet “KAYO” sh.a, që do të jetë përgjegjëse për prodhimin,......

Tregu i pasurive të paluajtshme, vetëm për të pasurit - Shitjet e shtëpive të reja në SHBA, në rënie që nga qershori
Dorina Kurtaj /SCAN Shtetet e Bashkuara po përballen me një nga tregjet më të papërballueshme të banesave në dekada, i cili ka efektin e mbylljes së......

1.5 trilionë dollarë nga koncertet dhe eventet sportive - Millennials, mosha 25 deri në 34 vjeç, janë shpenzuesit më të mëdhenj
Dorina Kurtaj / SCAN Njerëzit janë në kërkim të përvojave, duke nxitur industrinë e turizmit sportiv dhe muzikor, e cila tani është vendosur të......

Përfundimi i Unazës së Madhe të Tiranës - Loti i dytë kërkon fonde shtesë, ARRSH bën gati tenderin 167 mln lekë
Ola Mitre / SCAN Përfundimi i punimeve në lotin 2 të Unazës së Madhe të Tiranës, që përfshin segmentin nga sheshi Shqiponja te Bulevardi i Ri, do të......

Denaj takim me fermerët në Maliq: Bashkimi dhe formalizimi do rrisin cilësinë e produkteve bujqësore
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, zhvilloi sot një takim me fermerët e zonës së Maliqit. Gjatë takimit, Denaj vuri theksin tek......

Prodhimi i armëve, më pak taksa për kompanitë - Gjoba deri në 50 mln lekë për subjektet që kryejnë shkelje
Ledina Elezi/SCAN Me qëllim nxitjen e kompanive që të investojnë në prodhimin e armatimit ushtarak, Ministria e Mbrojtjes ka parashikuar një sërë......