Kompani shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve - Cilat do të jenë përgjegjësitë e saj? Industria synon të kthehet në biznes

Elisabeta Dosku/ SCAN
Shqipëria do të ketë një kompani shtetërore, e cila do të quhet “KAYO” sh.a, që do të jetë përgjegjëse për prodhimin, demilitarizimin dhe tregtimin e armëve, të municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake .
Ligji i botuar në Fletoren Zyrtare dhe që hyn në fuqi në fund të këtij muaji, përcakton se përgjatë zhvillimit të veprimtarisë së saj, Shoqëria ndjek gjithashtu interesa ekonomikë dhe tregtarë që lidhen me industrinë ushtarake.
Referuar ligjit, sa i takon detyrave dhe përgjegjësive, përcaktohet se shoqëria zhvillon me eficiencë aktivitetin e saj, duke kontribuuar në ngritjen, zhvillimin dhe forcimin e industrisë së prodhimit e të tregtimit të armëve, me qëllim sigurimin e nevojave të Forcave të Armatosura dhe ato të sigurisë në Republikën e Shqipërisë, si dhe të realizimit të fitimit ekonomik. Prodhon dhe furnizon me pajisje të nevojshme Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera përgjegjëse të sigurisë për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e interesave kombëtarë. Ndërton, zhvillon dhe përmirëson kapacitetet vendase për të prodhuar e furnizuar Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera përgjegjëse të sigurisë me pajisje të nevojshme për operacionet e tyre.
Mobilizon kapital shtetëror dhe/ose privat në funksion të zhvillimit të aktivitetit të saj. Nxit investimet në teknologji dhe inovacion për prodhimin, përdorimin, tregtimin e armëve brenda dhe jashtë vendit. Bashkëpunon me subjekte të ndryshme shtetërore e private, kombëtare dhe ndërkombëtare, për zhvillimin e objektit të veprimtarisë së saj. Financon ose bashkëfinancon projekte në fushën e mbrojtjes e të sigurisë kombëtare ose shoqëri të themeluara në bashkëpunim me subjekte private dhe/ose publike të ngritura për realizimin e tyre.
Po ashtu, shoqëria ka si detyrë përgatitjen e një plani të detajuar biznesi në raport me politikat shtetërore të sigurisë dhe të mbrojtjes me politikat ndërkombëtare, të zbatueshme për prodhimin e tregtimin e armëve.
Përmes krijimit të një shoqërie shtetërore synohet shfrytëzimi i kapaciteteve industriale të trashëguara, sikurse edhe integrimi në proceset e punës edhe i teknologjive të reja dhe inovacioneve
Nga ana tjetër ndërmerret hapi i parë drejt rivitalizimit të industrisë ushtarake. Në këtë mënyrë, Shqipëria forcon pozicionin e saj strategjik në rajon, duke u bërë një aktor më i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, e përqasur me objektivat e Aleancës së Atlantikut të Veriu.
Sondazh

Tregu i pasurive të paluajtshme, vetëm për të pasurit - Shitjet e shtëpive të reja në SHBA, në rënie që nga qershori
Dorina Kurtaj /SCAN Shtetet e Bashkuara po përballen me një nga tregjet më të papërballueshme të banesave në dekada, i cili ka efektin e mbylljes së......

1.5 trilionë dollarë nga koncertet dhe eventet sportive - Millennials, mosha 25 deri në 34 vjeç, janë shpenzuesit më të mëdhenj
Dorina Kurtaj / SCAN Njerëzit janë në kërkim të përvojave, duke nxitur industrinë e turizmit sportiv dhe muzikor, e cila tani është vendosur të......

Përfundimi i Unazës së Madhe të Tiranës - Loti i dytë kërkon fonde shtesë, ARRSH bën gati tenderin 167 mln lekë
Ola Mitre / SCAN Përfundimi i punimeve në lotin 2 të Unazës së Madhe të Tiranës, që përfshin segmentin nga sheshi Shqiponja te Bulevardi i Ri, do të......

Denaj takim me fermerët në Maliq: Bashkimi dhe formalizimi do rrisin cilësinë e produkteve bujqësore
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, zhvilloi sot një takim me fermerët e zonës së Maliqit. Gjatë takimit, Denaj vuri theksin tek......

Prodhimi i armëve, më pak taksa për kompanitë - Gjoba deri në 50 mln lekë për subjektet që kryejnë shkelje
Ledina Elezi/SCAN Me qëllim nxitjen e kompanive që të investojnë në prodhimin e armatimit ushtarak, Ministria e Mbrojtjes ka parashikuar një sërë......

Kurs 8-mujor për kodimin, Balluku dhe Muzhaqi shpërndajnë certifikatat për të rinjtë e Dibrës!
16 të rinj nga Dibra përfunduan me sukses një kurs 8-mujor për kodimin, përmes të cilit arritën të zgjeronin njohuritë dhe kompetencat teknike në fushën e......

Detajet e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit - Ura, stacione e zgjerim i tunelit të Lezhës. Sistem Evropian për Kontrollin e Trenave
Ola Mitre / Scan Punimet për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit do të nisin në vitin 2025, teksa në Fletoren Zyrtare është publikuar......

Çfarë po ndodh me çmimet e paketave telefonike? - Shqipëria, ndër vendet e pakta në rajon me duopol. Tregu, në proces monitorimi
Ledina Elezi / SCAN Shkrirja e dy prej operatorëve telefonikë në një kompani të vetme në fillim të vitit të kaluar, ka ngjallur shumë debate nëse dy......