Shqipëria Postuar më 10 Gusht 2024, 10:58

Përfundimi i Unazës së Madhe të Tiranës - Loti i dytë kërkon fonde shtesë, ARRSH bën gati tenderin 167 mln lekë

Nga SCAN TV
Përfundimi i Unazës së Madhe të Tiranës - Loti i

Ola Mitre / SCAN

 

Përfundimi i punimeve në lotin 2 të Unazës së Madhe të Tiranës, që përfshin segmentin nga sheshi Shqiponja te Bulevardi i Ri, do të kërkojë fonde shtesë. Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të hapë tenderin, me fond limit prej 167 mln lekë, teksa ka bërë gati procedurën e prokurimit publik. Sipas të dhënave të fundit, të publikuara në muajin maj, loti 2 ishte në fazë të avancuar të punimeve, me 93% të volumit të punës të përfunduar.

Ndërkaq, në lotet e tjerë ku punohet aktualisht ecuria e punës varionte nga 36 -65%. Gjithsesi, që prej muajit maj vëzhgimet në terren tregojnë një intensifikim të punës nga firmat kontraktore, duke avancuar drejt përfundimit të kësaj vepre infrastrukturore, kryesisht në lotet 4, 5, 6 dhe 7 që përfshijnë unazën e jashtme të Tiranës.

Segmenti fillon në afërsi të Shkozës, duke zbritur në faqen veriore të Kodrës së Priftit, drejt zonës së Kinostudios. Më pas vazhdon drejt veriut, zbret drejt lumit të Tiranës e më pas bëhet bashkimi me segmentin Babrru - Bregu i Lumit - Kthesa Kamëz.

Ndërtimi i këtyre lot-eve do të shënojë dhe bashkimin me segmentet e përfunduar tashmë, duke sjellë lehtësim të trafikut në kryeqytet, teksa pak kohë më parë, autoritetet deklaruan se Unaza e Madhe e Tiranës do të përfundojë në datën 31 dhjetor të këtij viti. Kjo vepër infrastrukturore financohet nga buxheti i shtetit, ndërsa është konsideruar një ndër investimet publike më të rëndësishme.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat