Kreditë me probleme ulen për të dytin muaj radhazi - Sipas Bankës së Shqipërisë arrijnë në 4.7%, niveli më i ulët në 10 vite

Armela Duka/SCAN
Në sektorin bankar të Shqipërisë, raporti i huave me probleme është një tregues thelbësor për të matur cilësinë e portofolit të kredisë së një banke. Të dhënat e fundit të “Bankës së Shqipërisë” tregojnë se ky tregues ka përjetuar luhatje të vazhdueshme gjatë periudhës së fundit, me një prirje të përgjithshme rënëse.
Konkretisht, në qershor të vitit 2024, raporti i huave me probleme bruto ndaj totalit të huave ka regjistruar një nivel prej 4.7%. Kjo shifër tregon një përmirësim të lehtë krahasuar me muajin maj 2024, kur ky tregues ishte 4.81% dhe gjithashtu një ulje të ndjeshme krahasuar me qershorin e vitit 2023, kur ky raport ishte 5.2%. Ky ndryshim tregon një përmirësim të vazhdueshëm në shëndetin financiar të sektorit bankar, duke reflektuar aftësinë në rritje të debitorëve për të përmbushur detyrimet e tyre financiare.
“Scan Intel” ka analizuar historikun njëvjeçar të shifrave për huatë me probleme në mënyrë që të studiojë tendencën e këtij treguesi. Shifrat tregojnë se kulmi i kredive me probleme është regjistruar në muajin shtator 2023, me një nivel prej 5.24 % ndërkohë që në muajt pasues ka patur një rënie të vazhdueshme të individëve apo bizneseve që nuk shlyenin në kohë huatë. Ndërsa viti 2024, nisi me një nivel 5.07% të huave me probleme derisa në muajin qershor arriti në 4.7% duke u ulur kështu me 0.37 pikë përqindje.
Nga ana tjetër, edhe raportet e tjera të kreditimit shfaqen me rënie. Raporti i i huave me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit rregullator pësoi rënie me 14.7% krahasuar me muajin qershor të vitit të kaluar, ndërsa raporti i huave me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit aksioner pësoi rënie me 15.1%.
Kjo ulje e vazhdueshme e raportit të huave me probleme mund të shpjegohet me disa faktorë. Së pari, stabiliteti makroekonomik dhe ulja e inflacionit mund të kenë kontribuar në përmirësimin e aftësisë paguese të individëve dhe bizneseve. Gjithashtu, bankat mund të kenë forcuar politikat e tyre të kredidhënies dhe menaxhimit të riskut, duke u fokusuar në dhënien e huave për klientë më të besueshëm.
Sondazh

Ndërtimi i bypass-it Vlorë-Orikum - Lidhet kontrata për nisjen e punimeve, do zgjatin 2 vjet
Ola Mitre / SCAN Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nënshkruar kontratën me kompaninë fituese që do të zbatojë punimet për ndërtimin e......

Sa u “kushton” bashkive 1 banor? - Analiza/ Rritet “kuota” me 34 euro. Njësitë e vogla “lëshojnë dorën” për personelin
Elisabeta Dosku/ SCAN 61 bashkitë në Shqipëri shpenzojnë mesatarisht 20,858 lekë apo 208 euro për banor. Të dhënat zyrtare nga raporti i financave......

Kjo do të jetë fundjava më e nxehtë e vitit deri më tani - Temperaturat do të kalojnë 40 gradë Celsius!
Edel Strazimiri / SCAN Temperaturat ka të ngjarë të kalojnë 40 gradë Celsius në Italinë jugore pasi kjo fundjavë parashikohet të jetë më e nxehta që......

Qindra zjarrfikës grekë 'në luftë' me zjarrin në Kretë - Temperaturat e larta dhe erërat rrisin rrezikun!
Edel Strazimiri / SCAN Autoritetet greke fluturuan forca shtesë në ishullin jugor të Kretës të enjten, ku 250 zjarrfikës luftuan një zjarr që detyroi......

Java mbyllet negativisht për valuta kryesore!
Dollari amerikan e ka mbyllur negativisht këtë javë duke u blerë sot me 91.1 lekë dhe duke u shitur me 92.1 lekë sipas kursi të këmbimit lokal. Monedha......

Pensionet, rriten me 18% kontributet nga fermerët - Më shumë se 75 mijë persona janë bërë pjesë e skemës për vitin 2023
Ada Hazizolli/SCAN Kontributet, për efekt pensioni nga të vetëpunësuarit në zonat rurale janë rritur me rreth 18 për qind përgjatë vitit 2023,......

Gjermanët, panele diellore në ballkonet e tyre - Deri tani janë instaluar 500 mijë sisteme të tilla
Dorina Kurtaj / SCAN Panelet diellore, të cilat janë të lehta për t'u instaluar në oborre dhe ballkone, po shfaqen gjithnjë e më shpesh në Gjermani,......

Gana hap rafinerinë e parë të arit - “Royal Ghana Gold” mund të përpunojë 400 kg në ditë
Kristi Ceta/SCAN Gana hapi rafinerinë e saj të parë komerciale të arit në kryeqytetin Akra, si pjesë e një përpjekjeje të prodhuesit kryesor të arit në......