Pensionet, rriten me 18% kontributet nga fermerët - Më shumë se 75 mijë persona janë bërë pjesë e skemës për vitin 2023

Ada Hazizolli/SCAN
Kontributet, për efekt pensioni nga të vetëpunësuarit në zonat rurale janë rritur me rreth 18 për qind përgjatë vitit 2023, megjithatë shifra mbetet ende larg pritshmërive. Në raport me të vetëpunësuarit në qytet, fermerët paguajnë më pak sigurime dhe për diferencën mbulohen nga buxheti i shtetit. Ndaj edhe për të njëjtën periudhë sigurimi, si i vetëpunësuari në qytet ashtu dhe i vetëpunësuar në bujqësi, me plotësimin e moshës, përfitojnë të njëjtën masë pensioni. Por pavarësisht këtij “favorizimi” pjesëmarrja në skemë vijon të jetë në shifra të ulta.
Të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore tregojnë, se për vitin që lamë pas, të ardhurat nga kontributet arritën në rreth 123 miliardë lekë, nga të cilat vetëm 2.7 miliardë lekë nga të vetëpunësuarit në bujqësi. Ndërkohë, në krahasim me vitin 2022, të ardhurat nga skema e fshatit u rritën me rreth 18 për qind, ose 484 milionë lekë më shumë. Pjesë e skemës, u bënë 75 451 persona, nga të cilët 55 566 në zonat fushore dhe 19 885 në zonat malore.
Sa i takon masës së kontributit, aktualisht është 38 mijë e 400 lekë në vit për zonat fushore dhe 29 mijë e 400 lekë për zonat malore. Ndërsa, për të vetëpunësuarit në qytet, detyrimi është edhe më i lartë. Konkretisht, një i vetëpunësuar në qytet paguan kontributet e sigurimeve shoqërore në vlerën e 110 400 lekëve në harkun e një viti.
Por, pavarësisht kësaj të vetëpunësuarit në bujqësi dhe të vetëpunësuarit në qytet janë trajtuar në mënyrë të barabartë sepse skema e fshatit subvencionohet nga buxheti i shtetit. Në reformën e 2014-s u përcaktua që masa e kontributit për fermerët të rritej çdo vit derisa në vitin 2018 të barazohej me kontributin e paguar nga të vetëpunësuarit në qytet.
Por kjo nuk u bë e mundur. Me rishikimin që po i bëhet skemës së pensioneve, një ndër shtyllat që pritet të ndryshohet do të jetë edhe ajo për kontributet e të vetëpunësuarve në bujqësi, me qëllimin ndoshta unifikimin e masës së kontributit, por pa rënduar barrën ndaj fermerëve. Një ekuilibër jo pak sfidues ky, por i nevojshëm për të mos sjellë braktisjen e skemës.
Sondazh

Gjermanët, panele diellore në ballkonet e tyre - Deri tani janë instaluar 500 mijë sisteme të tilla
Dorina Kurtaj / SCAN Panelet diellore, të cilat janë të lehta për t'u instaluar në oborre dhe ballkone, po shfaqen gjithnjë e më shpesh në Gjermani,......

Gana hap rafinerinë e parë të arit - “Royal Ghana Gold” mund të përpunojë 400 kg në ditë
Kristi Ceta/SCAN Gana hapi rafinerinë e saj të parë komerciale të arit në kryeqytetin Akra, si pjesë e një përpjekjeje të prodhuesit kryesor të arit në......

Vjen “zgjidhja” e të nxehtit pa shpenzuar energji - Një material i ri përfton ftohje duke përcjellë nxehtësinë në hapësirë
Kristi Ceta/SCAN Një kompani në Kaliforni po prodhon një material që mund të përftojë ftohje, duke përcjellë nxehtësinë në hapësirë. Në pamje të parë......

Rrjeti 6G pritet të jetë gati deri në 2029-2030 - Duhen më shumë investime për shpërndarjen e 5G në Europë
Kristi Ceta/SCAN Operatorët e telekomunikacionit të BE-së presin që standardet 6G për gjeneratën e ardhshme të rrjeteve celulare të jenë gati deri në......

Investimi 4 mld dollarësh i Amazon, nën hetim - Marrëveshja rrezikon të dëmtojë konkurrencën në Britani
Kristi Ceta / SCAN Investimi 4 miliardë dollarësh i gjigantit të tregtisë elektronike Amazon në kompaninë amerikane të inteligjencës artificiale......

Fituesi i Nobelit, në krye të qeverisë së Bangladeshit - Muhammad Yunus njihet si “Bankieri i të varfërve”
Kristi Ceta /SCAN Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Muhammad Yunus është zgjedhur në krye të qeverisë së përkohshme të Bangladeshit, pasi kryeministrja......

Minierat, detyrim për rehabilitimin mjedisor - Ndryshon vlerësimi i garancive financiare, rriten pagesat për lejet e shfrytëzimit
Ola Mitre / SCAN Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar mënyrën e re të vlerësimit të garancive financiare, që duhet të paguajnë......

Çfarë punonjësish kërkon më shumë ky sezon turistik? - Greca: Mungesa e profesionistëve ul cilësinë e shërbimit
Diamila Leka/SCAN Edhe për këtë sezon veror, burimet njerëzore janë problem kryesor për të gjitha strukturat turistike. Sipas ekspertit të turizmit......