Investimi 4 mld dollarësh i Amazon, nën hetim - Marrëveshja rrezikon të dëmtojë konkurrencën në Britani

Kristi Ceta / SCAN
Investimi 4 miliardë dollarësh i gjigantit të tregtisë elektronike Amazon në kompaninë amerikane të inteligjencës artificiale Anthropic është duke u hetuar zyrtarisht nga një rregullator i konkurrencës në Mbretërinë e Bashkuar.
Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve tha se ka filluar një hetim i fazës së parë për investimin dhe partneritetin e Amazon me Anthropic për të vlerësuar nëse marrëveshja mund të dëmtojë konkurrencën në Angli. Zëdhënësi i Amazon tha se ishte "i zhgënjyer" nga vendimi. Sipas tij, partneriteti me Anthropic "nuk ngre ndonjë shqetësim për konkurrencën dhe nuk plotëson kushtet për rishikim".
Pas shqyrtimit fillestar të marrëveshjes, Rregullatori i Konkurrencës u shpreh se ka "informacion të mjaftueshëm" për të nisur një hetim zyrtar. Autoriteti ka deri në 40 ditë pune për të vendosur nëse transaksioni mund të dëmtojë konkurrencën dhe për këtë arsye duhet të shqyrtohet më tej në një hetim të thelluar të fazës së dytë.
Rregullatorët në mbarë botën po e kthejnë gjithmonë e më shumë vëmendjen e tyre ndaj aleancave që krijohen midis ‘Big Tech’ dhe bizneseve të inteligjencës artificiale. Këto lidhje kanë shkaktuar shqetësime se kompanitë më të mëdha në botë do të kenë një ndikim të madh mbi mënyrën se si do të zhvillohet teknologjia e re dhe cilët do të jenë përfituesit më të mëdhenj.

Fituesi i Nobelit, në krye të qeverisë së Bangladeshit - Muhammad Yunus njihet si “Bankieri i të varfërve”
Kristi Ceta /SCAN Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Muhammad Yunus është zgjedhur në krye të qeverisë së përkohshme të Bangladeshit, pasi kryeministrja......

Minierat, detyrim për rehabilitimin mjedisor - Ndryshon vlerësimi i garancive financiare, rriten pagesat për lejet e shfrytëzimit
Ola Mitre / SCAN Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar mënyrën e re të vlerësimit të garancive financiare, që duhet të paguajnë......

Çfarë punonjësish kërkon më shumë ky sezon turistik? - Greca: Mungesa e profesionistëve ul cilësinë e shërbimit
Diamila Leka/SCAN Edhe për këtë sezon veror, burimet njerëzore janë problem kryesor për të gjitha strukturat turistike. Sipas ekspertit të turizmit......

Ulen humbjet e energjisë në rrjetin e shpërndarjes - Për janar - qershor raportohen në 17.69%, 2.19% më pak se 6-mujori 2023
Ola Mitre / SCAN Niveli i humbjeve të energjisë në rrjetin e shpërndarjes për 6 - mujorin e parë të këtij viti u regjistrua në 17.69%, apo 2.19% më pak......

Sa i shpejtë është interneti në Shqipëri? - Klasifikimi/ Renditemi të 52-ët në botë. Vlora, qyteti që kryeson në vend
Ledina Elezi/SCAN Shqipëria renditet nën mesataren e 108 shteteve të botës për sa i përket shpejtësisë së internetit në celular. Sipas Indeksit Botëror......

Si u shpërndanë 2.9 miliardë euro në 6 muaj? - Mbrojtja sociale merr “llokmën” më të madhe, mjedisi më i “keqtrajtuari”
Elisabeta Dosku/ SCAN Shpenzimet totale të buxhetit të shtetit për gjysmën e parë të vitit regjistrohen në 291.3 miliardë lekë apo afro 2.9 miliardë......

Piku i sezonit, çmimet e ushqimeve “nuk ndalen” - Vëzhgimi i SCAN TV/ Ankohen qytetarët. Tregtarët: Vapa po dëmton prodhimin
Hamit Yzeiraj/SCAN Edhe pse prodhimi i fruta-perimeve po rritet çmimet nëpër tregje ngelen të larta. Gjatë një vrojtimi në terren nga Televizioni......

Çmimet e konsumit, rënie të lehtë në korrik - Inflacioni arriti në 2,1%. “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me rritjen më të lartë
Armela Duka/SCAN Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) në korrik ka regjistruar një rënie të papërfillshme krahasuar me muajin paraardhës. Ndërkohë, që......