Ulen humbjet e energjisë në rrjetin e shpërndarjes - Për janar - qershor raportohen në 17.69%, 2.19% më pak se 6-mujori 2023

Ola Mitre / SCAN
Niveli i humbjeve të energjisë në rrjetin e shpërndarjes për 6 - mujorin e parë të këtij viti u regjistrua në 17.69%, apo 2.19% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ku humbjet përllogariteshin në 19.88%. Të dhënat raportohen nga Enti Rregullator i Energjisë, teksa vetë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë publik objektivin për uljen e sasisë së energjisë që humbet në rrjet në 17.93%, deri në fund të këtij viti.
Ky target konsiderohet ambicioz, duke marrë në konsideratë se tejkalon objektivat e vendosur nga qeveria për reduktimin e humbjeve. Sipas planit të rishikuar nga Këshilli i Ministrave, viti 2024 duhet të mbyllet me një nivel humbjesh prej 18.5% apo 0.57% më shumë sesa synohet të arrihet nga OSHEE. Po ashtu, sipas këtij plani, në vitin 2025 humbjet duhet të jenë në nivelin 18.1%, ndërsa në 2026-ën 17.8%.
Humbjet e energjisë në rrjet vijnë për 2 arsye. E para lidhet me rrjetin e amortizuar, që konsiderohen si humbje teknike, ndërsa e dyta përfshin humbjet joteknike apo thënë ndryshe vjedhjet. Në vitet e fundit niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes ka ardhur në ulje të lehtë, teksa viti 2023 u mbyll me një nivel prej 18.58 %.
Sondazh

Sa i shpejtë është interneti në Shqipëri? - Klasifikimi/ Renditemi të 52-ët në botë. Vlora, qyteti që kryeson në vend
Ledina Elezi/SCAN Shqipëria renditet nën mesataren e 108 shteteve të botës për sa i përket shpejtësisë së internetit në celular. Sipas Indeksit Botëror......

Si u shpërndanë 2.9 miliardë euro në 6 muaj? - Mbrojtja sociale merr “llokmën” më të madhe, mjedisi më i “keqtrajtuari”
Elisabeta Dosku/ SCAN Shpenzimet totale të buxhetit të shtetit për gjysmën e parë të vitit regjistrohen në 291.3 miliardë lekë apo afro 2.9 miliardë......

Piku i sezonit, çmimet e ushqimeve “nuk ndalen” - Vëzhgimi i SCAN TV/ Ankohen qytetarët. Tregtarët: Vapa po dëmton prodhimin
Hamit Yzeiraj/SCAN Edhe pse prodhimi i fruta-perimeve po rritet çmimet nëpër tregje ngelen të larta. Gjatë një vrojtimi në terren nga Televizioni......

Çmimet e konsumit, rënie të lehtë në korrik - Inflacioni arriti në 2,1%. “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me rritjen më të lartë
Armela Duka/SCAN Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) në korrik ka regjistruar një rënie të papërfillshme krahasuar me muajin paraardhës. Ndërkohë, që......

Dobësohen ndjeshëm Paundi dhe Dollari – Forcohet Franga zvicerane!
Dollari amerikan duket se ka humbur ndjeshëm pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 91 lekë dhe është shitur me 92 lekë sipas kursit të këmbimit......

“LianSpy” spiunon telefonat Android - Virusi që monitoron të dhënat ka qenë aktiv që në 2021
Kristi Ceta / SCAN Është zbuluar një virus i ri që sulmon dhe spiunon telefonat Android. Ai quhet LianSpy dhe u vu re për herë të parë në mars 2024,......

Gjoba nga 1 milionë lekë, deri në heqje licence - Nuk mund të dypunësohen mjekët e spitaleve me statusin e autonomisë
Diamila Leka/ Scan Në Fletoren Zyrtare janë botuar ndryshimet në “Urdhrin e Mjekëve”, të cilat kanë për qëllim rregullimin dhe menaxhimin e duhur të......

Turqia i shpall luftë blerjeve online nga jashtë - Kufizime dhe tarifa të larta për tregtimin nëpërmjet platformave
Dorina Kurtaj /SCAN Turqia po i shpall "luftë" platformave të tregtisë elektronike në internet në një përpjekje për të frenuar depërtimin e faqeve......