Shqipëria Postuar më 8 Gusht 2024, 12:51

Piku i sezonit, çmimet e ushqimeve “nuk ndalen” - Vëzhgimi i SCAN TV/ Ankohen qytetarët. Tregtarët: Vapa po dëmton prodhimin

Nga SCAN TV
Piku i sezonit, çmimet e ushqimeve “nuk ndalen” -

Hamit Yzeiraj/SCAN

 

Edhe pse prodhimi i fruta-perimeve po rritet çmimet nëpër tregje ngelen të larta.

Gjatë një vrojtimi në terren nga Televizioni Scan, qytetarët shprehen se çmimet kanë luhatje në këtë periudhë duke i detyruar ata që të jenë në kërkim të më të lirës.

Nga ana tjetër, temperaturat e larta detyrojnë tregtarët që të kujdesen për të mos dëmtuar produktin duke i ngelur i pashitur, ku frika për të dalë deficit nuk mungon.

Sipas të dhënve të fundit nga INSTAT norma e inflacionit gjatë muajit të kaluar ishte 2.1%, ku kryesisht grupi i zarzavateve ishte shtrenjtuar me 3.4% në krahasim me qershorin.

Një ditë më parë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se inflacioni pritet të luhatet në kahun e poshtëm të objektivit gjatë gjashtëmujorit të dytë dhe të kthehet gradualisht në objektiv, pra në 3% gjatë gjysmës së parë të vitit 2025.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat