Drejt plotësimit të kushteve për anëtarësim në SEPA - BSH miraton rregulloren për informacionin që shoqëron transfertat e fondeve

Ledina Elezi/SCAN
Me qëllim plotësimin e kuadrit rregullativ dhe kushteve për anëtarësimin e Shqipërisë në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), Banka e Shqipërisë ka miratuar së fundmi rregulloren “Për informacionin që shoqëron transfertat e fondeve”. Kjo rregullore përafron kërkesat e Rregullores së Bashkimit Evropian të vitit 2023, mbi informacionin që shoqëron transferimet e fondeve dhe kripto-aseteve të caktuara, për sa i përket transfertave të fondeve në vendin tonë.
Në kuadër të pjesëmarrjes në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), për arsye të parandalimit, zbulimit dhe hetimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, rregullorja përcakton informacionin mbi paguesin dhe përfituesin që do të shoqërojë transfertat e fondeve në euro, ku të paktën një nga ofruesit e shërbimeve të pagesave të përfshirë në transfertën e fondeve ndodhet në Shqipëri.
Gjithashtu, përcaktohen rregulla për politikat, procedurat dhe kontrollet e brendshme për ofruesit e shërbimeve të pagesave, me qëllim zbatimin e masave shtrënguese, pavarësisht transaksionit të përfshirë ose monedhës së përdorur, si dhe kërkesa në lidhje me detyrimin për ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave.
Në 12 qershor të këtij viti, Banka e Shqipërisë dërgoi pranë Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), aplikimin zyrtar të Shqipërisë për përfshirjen në zonën gjeografike të skemave SEPA. Anëtarësimi i Shqipërisë në Zonën Unike të Pagesave në Euro është një mundësi për të integruar platformat e kryerjes së pagesave në Euro dhe të tregtisë elektronike me tregun evropian, përpara anëtarësimit të vendit tonë në BE.
Nga ky anëtarësim pritet të krijohen lehtësira për bizneset dhe konsumatorët shqiptarë, duke i bërë transaksionet financiare ndërkufitare me vendet e tregut evropian më të thjeshta, më të shpejta dhe me kosto më të ulëta.
Përfitimet ekonomike nga kryerja e pagesave me efikasitet më të lartë sa i përket kostove, kohës dhe sigurisë janë të mëdha, dhe, sipas vlerësimeve të Bankës Qendrore, mund të arrijnë deri në 20 milionë euro në vitin e parë, për t’u rritur në vijim.
Sondazh

Murtaja dhe bruceloza tek kafshët në Ballkan ndez alarmin - Shqipëria merr masat e para/ Ndalohet importi, grupe kontrolli 24-orëshe në kufi
Elisabeta Dosku/ SCAN Vendet fqinje dhe të Rajonit të Ballkanit janë prekur nga një gjendje epizootike, si rezultat i shfaqjes së disa sëmundjeve......

“Reformë” mbrojtjes ndaj krimeve kibernetike - Britania synon krijimin e nje rrjeti kuantik për të rritur sigurinë
Kristi Ceta/SCAN Studiuesit në Skoci shpresojnë të udhëheqin rrugën në trajtimin e krimit kibernetik me zhvillimin e një rrjeti kuantik kombëtar që......

Korriku, muaji i dytë më i nxehtë i regjistruar - Periudha e temperaturave rekord nuk ka përfunduar ende
Kristi Ceta/SCAN Muaji i kaluar ishte korriku i dytë më i nxehtë global i regjistruar ndonjëherë, duke i dhënë fund një serie 13-mujore të......

Hiperturizmi, gabimet në “luftën” ndaj turistëve - Turizmi përbën 3% të PBB-së globale dhe 6% të tregtisë ndërkufitare
Dorina Kurtaj /SCAN Hiperturizmi ka përforcuar forcat kundërbalancuese në mbarë botën. Të shumtë janë ata që fitojnë nga turizmi, por ka edhe të shumtë......

Balluku inspekton punimet për segmentin rrugor Ura e Cerenecit - Peshkopi: Shkurton distancën mes Dibrës dhe Tiranës
Punimet për ndërtimin e segmentit rrugor Ura e Cerenecit - Peshkopi kanë avancuar ndjeshëm. Ky segment, plotëson Rrugën e Arbrit duke shkurtuar edhe më......

Banka e Shqipërisë: Norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar - Sejko: BSH ndërhyrje në treg për normalizimin e kursit të këmbimit
Ekonomia shqiptare po i kalon me sukses pasojat e goditjeve të jashtme të inflacionit të ndodhura në dy vitet e fundit. Me argumentin e këtij normalizimi të......

Si i ruajnë shqiptarët kursimet e tyre në lekë? - Depozitat me afat mbi 2 vjet, më të preferuarat. Stoku arrin në 160 mld
Ledina Elezi/SCAN Si rezultat i normës më të lartë të interesit, por jo vetëm, depozitat më të preferuara në lekë janë ato me afat mbi 2 vjet për......

Makina me qira për pushime dhe dasma - Sa paguajnë shqiptarët? Rritet importi nga Korea e Jugut
Hamit Yzeiraj/ SCAN Ndonëse numri I turistëve është rritur, të marrësh një makinë me qira për të shkuar me pushime në Jug të vendit apo në ndonjë dasëm......