Balluku inspekton punimet për segmentin rrugor Ura e Cerenecit - Peshkopi: Shkurton distancën mes Dibrës dhe Tiranës

Punimet për ndërtimin e segmentit rrugor Ura e Cerenecit - Peshkopi kanë avancuar ndjeshëm. Ky segment, plotëson Rrugën e Arbrit duke shkurtuar edhe më distancën mes Dibrës dhe Tiranës. Në dy kilometrat e parë të kësaj vepre ka nisur hedhja e shtresave të para asfaltike, ndërsa po vijon puna në pjesën tjetër të saj. Përmes kësaj ndërhyrjeje shkurtohet distanca me afro 2.5 kilometra, krahasuar me rrugën ekzistuese, Maqellarë-Peshkopi.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndoqi nga afër ecurinë e punimeve, e shoqëruar edhe nga Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe kryetari i Bashkisë Dirës, Rahim Spahiu.
Drejtori Gjyli, teksa bëri një prezantim të punimeve të kryera në këtë kantier, tha se me përfundimin e gërmimeve nuk parashikohet që të kemi më problematika të cilat mund të ndikojnë në ecurinë e punimeve. “Aktualisht kanë përfunduar 2 kilometra me shtresën e parë të asfaltit, binder. Gjithashtu me veprat e artit po ecet mirë. Dy urat që ka kjo vepër janë pothuajse drejt përfundimit. Ura 29 metra ka përfunduar dhe soleta, ndërsa për urën 18 metra janë duke u përgatitur trarët”, bëri të ditur Gjyli.
Ecuria e punimeve u vlerësua edhe nga Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku e cila bëri të ditur se tashmë koha e udhëtimit Tiranë-Peshkopi do të jetë edhe më e shkurtër. “Me përfundimin e kësaj rruge unë besoj që zgjidhet njëherë e mirë një ngërç shumë i madh që kishte të bënte me aksesin, por që pavarësisht se u gëzuan njëherë në fillim se nga 6 orë rruga u bë 2 orë e pak, tashmë do të kemi mundësi që të shkojmë nga Peshkopia në Tiranë për një orë e gjysmë”, tha Balluku.
Ministrja u ndal edhe tek Rruga e Arbrit, një tjetër vepër e rëndësishme për të cilën punimet janë përqendruar në tunelin e Murrizit. I gjithë ky investim në infrastrukturë po rrit vëmendjen e vizitorëve në Dibër, por nxit edhe investimet e reja në zonë. “Ky dhjetor i 2024 do të jetë edhe përfundimi tërësor i rrugës së Arbrit, duke mbyllur tunelin e Murrizit me një shpresë shumë të madhe, duke qenë se tashmë jemi drejt përfundimit atje të armatimit të të gjithë tunelit, janë 400 metrat e fundit dhe me përfundimin e armatimit pjesa tjetër e punimeve elektromekaniket, shtrimi i bazës dhe gjithçka tjetër nuk janë më problem për ne”, nënvizoi Balluku.
Nga ana e tij, kryebashkiaku Spahiu tha se falë investimeve, veçanërisht në infrastrukturë, e gjithë Dibra po merr një zhvillim të madh, ndërsa afërsia tashmë me Tiranën e ka kthyer zonën në një destinacion që po tërheq gjithmonë e më shumë vizitorë.
Sondazh

Banka e Shqipërisë: Norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar - Sejko: BSH ndërhyrje në treg për normalizimin e kursit të këmbimit
Ekonomia shqiptare po i kalon me sukses pasojat e goditjeve të jashtme të inflacionit të ndodhura në dy vitet e fundit. Me argumentin e këtij normalizimi të......

Si i ruajnë shqiptarët kursimet e tyre në lekë? - Depozitat me afat mbi 2 vjet, më të preferuarat. Stoku arrin në 160 mld
Ledina Elezi/SCAN Si rezultat i normës më të lartë të interesit, por jo vetëm, depozitat më të preferuara në lekë janë ato me afat mbi 2 vjet për......

Makina me qira për pushime dhe dasma - Sa paguajnë shqiptarët? Rritet importi nga Korea e Jugut
Hamit Yzeiraj/ SCAN Ndonëse numri I turistëve është rritur, të marrësh një makinë me qira për të shkuar me pushime në Jug të vendit apo në ndonjë dasëm......

KREDO.AL MBËSHTET KAMPIN VEROR DHE PROJEKTIN E SHËRBIMIT KOMUNITAR NË TROPOJË 2024
Kredo.al është një institucion financiar mikrokredie i njohur në Shqipëri, me një histori të gjatë të angazhimit për fuqizimin e komuniteteve. Duke ofruar......

Dy shërbime për të punësuar të huajt me leje unike - Si do t’i verifikojnë subjektet nëse janë në veprimtari të jashtëligjshme?
Diamila Leka/ Scan Për të gjithë bizneset të cilët kanë kërkesa për punonjës të huaj në vendin tonë, do të kenë dy shërbime të reja në e-Albania ku do......

Rritet prodhimi nga energjia diellore - Shifrat/ Fotovoltaikët gjeneruan 4.8% të energjisë totale në vend
Ola Mitre / SCAN Energjia e prodhuar nga centralet fotovoltaike pësoi rritje gjatë 6-mujorit të parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të një......

OBSH paralajmëron: COVID ende 'shumë me ne' me 20%. Rastet po rriten globalisht!
Edel Strazimiri / SCAN Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po u kërkon qeverive të forcojnë fushatat e vaksinave. COVID-19 është “ende shumë......

Tesla tërheq mbi se 1.6 milionë makina për probleme me softuerit në distancë
Edel Strazimiri / SCAN Tesla po tërheq 1.68 milionë makina në Kinë për një përmirësim të softuerit në distancë për të siguruar që ato të paralajmërojnë......