Shqipëria Postuar më 7 Gusht 2024, 13:50

Dy shërbime për të punësuar të huajt me leje unike - Si do t’i verifikojnë subjektet nëse janë në veprimtari të jashtëligjshme?

Nga SCAN TV
Dy shërbime për të punësuar të huajt me leje unike - Si

Diamila Leka/ Scan

 

Për të gjithë bizneset të cilët kanë kërkesa për punonjës të huaj në vendin tonë, do të kenë dy shërbime të reja në e-Albania ku do të mund të aplikojnë në çdo kohë për kërkesat e tyre.

Bizneset mund të bëjnë kërkesat e tyre përmes “Vlerësimit paraprak për aplikim për Leje Unike” ku përmes këtij shërbimi, subjektet tregtare mund të planifikojnë të punësojnë shtetas të huaj me qëllim vlerësimin nga ana e Policisë Kufitare dhe Migracionit si dhe agjencive të tjera të sigurisë në Republikën e Shqipërisë.

Përmes këtij shërbimi subjekti krijon besueshmërinë për sa i përket precedentëve të mëparshëm të punësimit dhe largimit të shtetasve të huaj nga këto subjekte, shtetësitë e të huajve që do të punësohen, përmbushja e kushteve të punësimit dhe jetesës së punëmarrësve nga ana e subjektit, si dhe vlerësimi i përfshirjes ose jo në veprimtari të jashtëligjshme të shtetasve të huaj.

Ndërsa është dhe shërbimi i dytë elektronik “Aplikim nga punëdhënësi për leje unike për të huajt”, ku u mundëson subjekteve tregtare dhe personave fizikë në Republikën e Shqipërisë, të aplikojnë nga llogaria e tyre e biznesit në e- Albania për punëmarrës të huaj.

Ndërkohë "Aplikimi për leje unike për të huajt", postohet edhe në sistemin e-visa ku gjenerohet kodi i vizës në bazë të Misionit Diplomatik dhe Postit Konsullor të Republikës së Shqipërisë, i cili verifikohet paraprakisht nga Konsulli në Ambasadë/Konsullatë, pas miratimit apo miratimit paraprak nga AKPA

Referuar të dhënave nga Inspektoriati Shtetëror i Punës, në muajt e parë të këtij viti janë inspektuar në total 9,820 subjekte private, në të cilat janë konstatuar 1,350 punëmarrës të huaj, ku 27 prej tyre rezultuan pa leje pune.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat