Linja nënujore e interkoneksionit me Italinë - Takime mbi investimin, Balluku: Me rëndësi edhe për marrëdhëniet gjeopolitike

Projekti për ndërtimin e linjës energjetike nënujore të interkoneksionit me Italinë po avancon, teksa përfaqësuesit e operatorëve të transmetimit të 2 vendeve kanë zhvilluar një takim mbi këtë investim.
E pranishme në takim ishte edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale i konsideroi linjat e interkoneksionit si tejet të rëndësishme, jo vetëm në aspektin energjetik, por edhe në marrëdhëniet gjeopolitike, sidomos për rajone dinamike si ai i Ballkanit.
Projekti për ndërtimin e linjës nënujore energjetike të interkoneksionit me Italinë u prezantua gjatë vitit që shkoi, kur përmes një takimi të zhvilluar me drejtuesen e Operatorit të Sistemit të Transmetimit Italian (TERNA), u nda mendimi i përbashkët mbi nisjen e punës për hartimin e projektit të fizibilitetit teknik dhe ekonomik.
Ndërkohë, në dhjetor të vitit të kaluar u njoftua arritja e dakordësisë me qeverinë italiane, dhe me Emiratet e Bashkuara, që kanë vendosur të jenë pjesë e projektit, për ndërtimin e kësa linje energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë.
Aktualisht, sistemi shqiptar i transmetimit është i lidhur me sistemt fqinje të Kosovës, Malit të Zi dhe Greqisë, me 6 linja interkoneksioni të shkëmbimit ndërkufitar, ndërsa në proces është edhe lidhja me Maqedoninë e Veriut.
Sondazh

Euro rritet në nivelin më të lartë në 8 muaj - Rimerr statusin si monedhë e sigurt
Edel Strazimiri / SCAN Euro është rritur kohët e fundit mes trazirave të tregut global, duke u parë si një monedhë strehë e sigurt. Kursi i këmbimit......

Kujdes nga mishi i shpendëve që vjen nga Brazili! - Shqipëria merr masa kundër virusit që ka prekur shpendët
Elisabeta Dosku/ SCAN Shqipëria ka marrë masa që të mbrojë konsumatorët shqiptarë nga rreziku që vjen nga sëmundja e shpendëve në Brazil. Përmes një......

Rikuperon Dollari amerikan dhe Paundi ndërsa Franga dhe Euro vijojnë rënien!
Monedha europiane vijon të mos rikuperojë pikë prej disa kohësh tashmë duke u blerë sot me 99.7 lekë dhe duke u shitur me 100.4 lekë sipas kursit të këmbimit......

Kina “sfidon” Elon Musk - Lëshon satelitë në hapësirë për të rivalizuar Starlink
Kristi Ceta / SCAN Kina lëshoi grupin e parë të satelitëve të internetit që do të jenë pjesë e një konstelacioni që shpreson se do të rivalizojë......

Ndryshimet klimatike po e bëjnë kafenë një luks - Ekspertët: Çmimet mund të mbeten më të larta për më gjatë!
Dorina Kurtaj / SCAN Sezoni i thatë më i gjatë se normalisht, për të cilin fajësohen ndryshimet klimatike, shkaktoi dëme në të mbjellat këtë vit. Të......

Huawei prezanton telefonin e palosshëm “Nova Flip” - Pajisja e re mund të përballojë deri në 1.2 milionë palosje
Kristi Ceta /SCAN Huawei prezanton telefonin më të ri të palosshëm, Nova Flip. Kompania kineze është prej kohësh prezente në tregun e telefonave......

Sonova prezanton aparatin e dëgjimit me “IA” - Pajisja veçon cilësinë e tingullit nga zhurma e sfondit
Kristi Ceta/SCAN Kompania zvicerane Sonova ka prezantuar një aparat dëgjimi që përdor inteligjencën artificiale në kohë reale për të përmirësuar......

9.2% më shumë punonjës informalë në një vit - Analiza/ Rajonet dhe sektorët më të prekur në Shqipëri
Armela Duka/SCAN Sipas të dhënave të publikuara nga Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në vitin 2023, është vënë re një rritje e......