Sonova prezanton aparatin e dëgjimit me “IA” - Pajisja veçon cilësinë e tingullit nga zhurma e sfondit

Kristi Ceta/SCAN
Kompania zvicerane Sonova ka prezantuar një aparat dëgjimi që përdor inteligjencën artificiale në kohë reale për të përmirësuar qartësinë e të folurit nga zhurma e sfondit, produkti i parë i tillë në tregun global.
Së bashku me aparatin e dëgjimit, të quajtur Sphere Infinio, Sonova po lançon një platformë të re Infinio. Kompania kishte thënë në maj se priste që lançimet kryesore të produkteve të nxisnin shitjet dhe rritjen e fitimit në gjysmën e dytë të vitit fiskal, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Sipas kreut të kompanisë, prezantimi i platformës dhe produktit të ri janë një surprizë për tregun, sepse askush nuk ka njohuri për teknologjinë e re. Ky funksion (IA në kohë reale) do të jetë i disponueshëm për këdo këtë vit.
Sphere Infinio përdor teknologjinë e re të çipit DEEPSONIC që ka 53 herë më shumë fuqi përpunuese sesa ajo që përdoret aktualisht nga industria e aparateve të dëgjimit.
Sonova e sheh Infinio dhe platformën e saj ekzistuese Lumity si nxitësit kryesorë të rritjes në të ardhmen për biznesin e saj të instrumenteve të dëgjimit, i cili sjell rreth gjysmën e shitjeve totale.
Industria e aparateve të dëgjimit ka shfaqur shenja të një dinamike më të butë të tregut në Evropë dhe SHBA, ndërsa analistët kanë vënë në dukje konkurrencën e ashpër në treg.
Një numër firmash aparatesh dëgjimi, duke përfshirë Amplifon të Italisë, Demant dhe GN Store Nord të Danimarkës, kanë paralajmëruar për fitimet këtë verë. Kreu i Sonova është shprehur se po ecin sipas pritshmërive, pavarësisht paqëndrueshmërisë në treg.
Sondazh

9.2% më shumë punonjës informalë në një vit - Analiza/ Rajonet dhe sektorët më të prekur në Shqipëri
Armela Duka/SCAN Sipas të dhënave të publikuara nga Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në vitin 2023, është vënë re një rritje e......

Cilat ishin ministritë dhe bashkitë që “shkëlqyen” në 2023-in? - Analiza / Institucionet publike listohen sipas performancës
Elisabeta Dosku/ SCAN Puna e institucioneve publike është nën monitorim gjatë vitit, duke marrë në analizë disa tregues, për të kuptuar se cili prej......

Dronët “Bayraktar”, në gatishmëri edhe për emergjencat - Ministri Pirro Vengu, inspektim në bazën ajrore të Kuçovës
Ledina Elezi/SCAN Pas testit të kaluar me sukses për misione gjatë natës, dronët “Bayraktar” do të kalojnë së shpejti në funksion monitorues 24 orë në......

Pensionet me KEMP, përfituesit për muajin gusht - Tabela e ISSH/ Vlerësimi nga Komisioni Epror, bazuar në dokumentacionin e dosjes
Ada Hazizolli/SCAN Janë 181 persona, që duhet të dalin në komision përgjatë muajit gusht, për të përfituar pension invaliditeti. Instituti i Sigurimeve......

Kredi të buta për ndërmarrjet e vogla e të mesme - Programi Italo-Shqiptar do të nxisë rritjen e sipërmarrjeve dhe inovacionin
Diamila Leka/Scan Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka njoftuar se ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme do t’u mundësohen......

Gjermania në kërkim të fuqisë së huaj punëtore - Vendet europiane ofrojnë stimuj tatimorë për të joshur ekspertët
Dorina Kurtaj / SCAN Staf mjekësor, punëtorë dhe kamarierë në restorante. Gjermania po kërkon ndihmë nga të huajt që të përballet me mungesën e madhe......

Ura e denoncuar si e “shembur” nuk ndodhet në Shqipëri. Fotoja, e marrë nga “Civil Engineering Discoveries” në 2018
Ish kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale një video të një ure të cilës i është shembur një prej këmbëve......

Rikthimi i Virusit të Nilit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë: Qendroni të qetë, por vigjilentë
Pas më shumë se një dekadë, në Shqipëri është rikthyer Virusi i Nilit Perëndimor. Deri më tani, numri i të infektuarve ka arritur në 17 ndërsa janë shënuar......