Pensionet me KEMP, përfituesit për muajin gusht - Tabela e ISSH/ Vlerësimi nga Komisioni Epror, bazuar në dokumentacionin e dosjes
Ada Hazizolli/SCAN
Janë 181 persona, që duhet të dalin në komision përgjatë muajit gusht, për të përfituar pension invaliditeti. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar tabelat me emrat dhe datat, se kur duhet të paraqiten para Komisionit Mjekësor të Vlerësimit të Aftësisë për Punë (KMCAP). Mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur, anëtarët e komisionit do të gjykojnë nëse plotësohen ose jo kushtet ligjore, do të vendosin grupin e përfitimit, pra, nëse i sëmuri ka nevojë për përkujdesje apo jo, si edhe afatet e përfitimit.
Por si funksionon skema e pensioneve të invaliditetit? Konkretisht, personi që bëhet i paaftë për punë ka të drejtë të marrë pension invaliditeti. Në varësi të shkallës së humbjes të aftësisë për punë, invaliditeti klasifikohet në tri grupe: Invaliditet i pjesshëm, kur personi i siguruar humbet aftësinë për punë në profesionin apo punën e tij të fundit, por mund të kryejë punë të tjera sipas përcaktimit të vendimit të KMCAP-it, invaliditet i plotë, kur personi i siguruar bëhet i paaftë për çdo punë dhe invaliditet i plotë, në kushtet e nevojës për kujdestari. Në mënyrë të vazhdueshme, Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon listat me emrat e personave, dosjet e të cilëve shqyrtohen nga komsioni.
Ndryshimet e bëra në ligj, përcaktojnë edhe rastet kur ndërpritet pagesa. Konkretisht, përfitimi i pagesës ndërpritet kur personi refuzon të kryejë ekzaminimet e kërkuara; kur dokumentacioni për rivlerësim nuk paraqitet sipas afateve të përcaktuara; kur personi nuk paraqitet në komisionin epror dy herë radhazi; kur vërtetohet që personi nuk është rezident në Shqipëri si edhe kur personi ka qëndruar për më shumë se tre muaj jashtë Shqipërisë, me përjashtim të rasteve kur kjo ka ndodhur për arsye shëndetësore.
Nga të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore rezulton që janë rreth 66 600 persona që trajtohen me pensione invaliditeti, nga të cilët pjesa më e madhe, rreth 65 mijë kanë humbur aftësinë për punë nga sëmundje të përgjithshme dhe pjesa e mbetur si pasojë e aksidenteve në vendin e punës.
Sondazh

Kredi të buta për ndërmarrjet e vogla e të mesme - Programi Italo-Shqiptar do të nxisë rritjen e sipërmarrjeve dhe inovacionin
Diamila Leka/Scan Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka njoftuar se ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme do t’u mundësohen......

Gjermania në kërkim të fuqisë së huaj punëtore - Vendet europiane ofrojnë stimuj tatimorë për të joshur ekspertët
Dorina Kurtaj / SCAN Staf mjekësor, punëtorë dhe kamarierë në restorante. Gjermania po kërkon ndihmë nga të huajt që të përballet me mungesën e madhe......

Ura e denoncuar si e “shembur” nuk ndodhet në Shqipëri. Fotoja, e marrë nga “Civil Engineering Discoveries” në 2018
Ish kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale një video të një ure të cilës i është shembur një prej këmbëve......

Rikthimi i Virusit të Nilit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë: Qendroni të qetë, por vigjilentë
Pas më shumë se një dekadë, në Shqipëri është rikthyer Virusi i Nilit Perëndimor. Deri më tani, numri i të infektuarve ka arritur në 17 ndërsa janë shënuar......

E pavërteta e nitrateve tek perimet!
Shumë njerëz janë mësuar tashmë me aparate të vogla shtëpiake dhe të besueshme që bëjnë matje të sakta për funksionet jetike si ato të sheqerit në gjak,......

Eurozona sheh rënie në fushën e ndërtimit pasi kërkesa vijon të mbetet e dobët!
Edel Strazimiri / SCAN Industria e ndërtimit në eurozonë po vuan nga kërkesa e dobët që ka çuar në një sërë humbjesh të vendeve të punës dhe masa për......

“Bindni emigrantët që të rikthehen!” - Banka Botërore: Potencial për zhvillimin e teknologjisë në vend
Ledina Elezi/SCAN Profesionistët le të largohen, por nxitini më pas që të rikthehen, me qëllim që dijet e marra nga shtetet e huaja t'i zbatojnë në......

Organizohet për të tretin vit Panairi i Librit në Green Coast - Pjesëmarrje e lartë nga pushues vendas dhe të huaj
Adelina Onuzi/ SCAN Është organizuar për të tretin vit radhazi Panairi i Librit në Green Coast, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Albas”. Panairi i......