“Bindni emigrantët që të rikthehen!” - Banka Botërore: Potencial për zhvillimin e teknologjisë në vend

Ledina Elezi/SCAN
Profesionistët le të largohen, por nxitini më pas që të rikthehen, me qëllim që dijet e marra nga shtetet e huaja t'i zbatojnë në projekte për zhvillimin e teknologjisë në Shqipëri. Kështu është shprehur Banka Botërore në një raport të publikuar për vendet me të ardhura mesatare.
Lëvizja e ideve, së bashku me mallrat, shërbimet, kapitalin dhe njerëzit, janë kritike për zhvillimin dhe përhapjen e teknologjisë. Sipas Bankës Botërore, vendet me të ardhura mesatare si Shqipëria, nuk duhet të kufizojnë lëvizjen e emigrantëve, pasi emigrimi i tyre mund të jetë një mundësi për vendin e origjinës dhe jo një humbje.
Shkalla në të cilën kjo mund të ndodhë varet nga sa shumë emigrantët mbeten të lidhur me Shqipërinë, si dhe aftësinë e emigrantëve për të grumbulluar njohuri rreth proceseve dhe teknologjive moderne të prodhimit nga vendet ku kanë emigruar. Banka Botërore sugjeron që vendi ynë të krijojë një mjedis të favorshëm për transferimin e njohurive të diasporës duke rregulluar kushte të tilla si qëndrueshmërinë politike, cilësinë e institucioneve dhe një klimë të favorshme investimi. Përveç kësaj, vendet e origjinës duhet të shfrytëzojnë në mënyrë efikase të ardhurat e emigrantëve për të siguruar rritjen ekonomike duke mundësuar një rrjedhë fitimprurëse të remitancave.
Në raportin e publikuar, Banka Botërore ka përmendur edhe një prej arritjeve të Shqipërisë për angazhimin dhe nxitjen e bashkëpunimit me diasporën. Ajo vlerëson krijimin e NanoAlb nga Akademia e Shkencave në vitin 2019, një qendër virtuale për të koordinuar kërkimet e nanoshkencës dhe nanoteknologjisë në institucionet e vendosura në Shqipëri, si dhe në Izrael, Itali, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Sondazh

Organizohet për të tretin vit Panairi i Librit në Green Coast - Pjesëmarrje e lartë nga pushues vendas dhe të huaj
Adelina Onuzi/ SCAN Është organizuar për të tretin vit radhazi Panairi i Librit në Green Coast, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Albas”. Panairi i......

Ofertave turistike më të lira? - 3.63 mln shqiptarë, pushime jashtë vendit në 6 muaj
Hamit Yzeiraj/ Scan Numri i shqiptarëve që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet jashtë vendit ka arritur nivele të larta. Sipas Instituit të Statistikave......

ATP miraton 13 dosje të reja aplikimi - Në total, fondi financiar arrin vlerën e 19.4 milionë lekëve
Diamila Leka/ Scan Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa prej aplikimeve për kompesimin 100%......

Kampi i emigrantëve në Gjadër, gati më 1 shtator - “La Repubblica”: Më 20 gusht, testimi nga inxhinierët ushtarakë italianë
Ledina Elezi/SCAN Kampi në Gjadër të Lezhës për pritjen e emigrantëve, të cilët shpëtohen në Detin Mesdhe dhe kërkojnë azil në Itali, pritet të jetë......

Rrugët prioritare që po financohen - Raporti i MIE: Investimet zënë 37% të shpenzimeve kapitale
Ola Mitre /SCAN Investimet në rrugë zënë peshën kryesore të shpenzimeve kapitale në buxhetin e Ministrisë së Infrastruktrës dhe Energjisë, me 37% të......

Qeveria, 16 miliardë lekë borxh të “garantuar” - Tre garanci sovrane për bizneset, dy prej tyre ende aktive
Elisabeta Dosku/SCAN Borxhi i brendshëm i garantuar i qeverisë deri në fund të muajit Mars, regjistrohet në vlerën e afro 16 miliardë lekëve. Të......

“Kriza” në eksportet e tekstileve dhe këpucëve - Zhvlerësimi i euros dhe rritja e kostove "godasin" sektorin e fasonerisë
Armela Duka/SCAN Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, eksportet kanë përjetuar një tkurrje të ndjeshme. Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë periudhës......

Flukset e paligjshme të parave - Shahini: Krimet duhet të kodifikohen për të patur rezultate në luftën ndaj pastrimit të parave
Ola Mitre / SCAN Shqipëria duhet të kodifikojë të gjitha llojet e krimeve, si një nga format kryesore për vlerësimin e flukseve të paligjshme të......