Rrugët prioritare që po financohen - Raporti i MIE: Investimet zënë 37% të shpenzimeve kapitale

Ola Mitre /SCAN
Investimet në rrugë zënë peshën kryesore të shpenzimeve kapitale në buxhetin e Ministrisë së Infrastruktrës dhe Energjisë, me 37% të totalit. Ndërkohë që, raporti i monitorimit të buxhetit për 4-mujorin e parë të vitit, i publikuar vetëm pak ditë më parë, liston projektet proritare ku është përqëndruar shpenzimi i parave.
Referuar dokumentit, projektet prioritare me financim të brendshëm janë koncesionet e rrugës së Arbrit dhe rrugës Orikum – Dukat, si dhe Tuneli i Llogarasë. Ndërkohë që, projektet prioritare me financim të huaj janë: Përmirësimi dhe rehabilitimi i urave, rruga Qukës – Qafë Plloçë dhe ndërtimi i bypass-it të Tiranës.
Dokumenti liston edhe projektet kryesore rrugore që janë duke u zbatuar, sipas kategorisë së rrugës. Më konkretisht, disa nga projektet e rrugëve të tipit A, me 4 korsi janë: Unaza e Madhe e Tiranës, në të gjithë lotet e saj si dhe zgjerimi i superstradës Tiranë - Durrës Faza I dhe II. Ndёrtim rruge tip B, ku janё pёrfshirё kryesisht rrugë me dy korsi janë 2 objekte të financuara: Rruga Kardhiq - Delvinë Loti 8, që përfshin sistemimin dhe rivitalizimin e skarpatave, si dhe zgjerimi i rrugës Elbasan - Qafë – Thanë, në 8 lote të ndryshme.
Dokumenti i ministrisë liston edhe disa nga projektet për ndërtim rruge të kategorisë B2, me 2 korsi por më të ngushta ku më kryesorët janë: Rruga Korçë – Ersekë, Palasë – Dhërmi, rrugët lidhëse me aeroportin e Kukësit dhe Vlorës, etj.
Sondazh

Qeveria, 16 miliardë lekë borxh të “garantuar” - Tre garanci sovrane për bizneset, dy prej tyre ende aktive
Elisabeta Dosku/SCAN Borxhi i brendshëm i garantuar i qeverisë deri në fund të muajit Mars, regjistrohet në vlerën e afro 16 miliardë lekëve. Të......

“Kriza” në eksportet e tekstileve dhe këpucëve - Zhvlerësimi i euros dhe rritja e kostove "godasin" sektorin e fasonerisë
Armela Duka/SCAN Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, eksportet kanë përjetuar një tkurrje të ndjeshme. Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë periudhës......

Flukset e paligjshme të parave - Shahini: Krimet duhet të kodifikohen për të patur rezultate në luftën ndaj pastrimit të parave
Ola Mitre / SCAN Shqipëria duhet të kodifikojë të gjitha llojet e krimeve, si një nga format kryesore për vlerësimin e flukseve të paligjshme të......

Qytetarët, me “humbje” nga dobësimi i euros - Bie vlera e kusimeve të mbajtura në depozitat në monedhën evropiane
Ledina Elezi/SCAN Depozitat në monedhë të huaj dhe në monedhë vendase shënuan rënie në fund të muajit qershor. Shifrat tregojnë një rënie të vlerës së......

Rritet fatura për blerje energjie - Në pak javë shpenzohen 19 mln euro. Importet për 2024-ën shkojnë në 32 mln euro
Ola Mitre / SCAN Fatura për blerje energjie ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë javëve të fundit, teksa Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka......

Çmimet e naftës rriten me 1% - Konflikti në Lindjen e Mesme mund të ndërpresë furnizimin
Kristi Ceta/SCAN Çmimet e naftës u rritën sërish me 1% të martën, duke zbutur humbjen e sesionit të mëparshëm, mes shqetësimeve për shkak të konfliktit......

Pritshmëritë për hidrogjenin e gjelbër janë shumë të larta - Sasia e kërkuar është absurde, mungojnë analizat e sakta
Dorina Kurtaj /SCAN Për pesë vitet e fundit, mbështetësit e hidrogjenit të gjelbër kanë argumentuar se ai mund të zëvendësojë lëndët djegëse fosile në......

Inteligjenca artificiale monitoron vatrat e zjarreve - Mjeti i ri i Google do të aplikohet në 15 shtete
Kristi Ceta/reuters Google do t'u ofrojë përdoruesve mundësinë e monitorimit analitik të vatrave të zjarrit përmes Inteligjencës Artificiale. Mjeti......