Qeveria, 16 miliardë lekë borxh të “garantuar” - Tre garanci sovrane për bizneset, dy prej tyre ende aktive

Elisabeta Dosku/SCAN
Borxhi i brendshëm i garantuar i qeverisë deri në fund të muajit Mars, regjistrohet në vlerën e afro 16 miliardë lekëve.
Të dhënat e detajuara nga regjistri i borxhit për tremujorin e parë të vitit, tregojnë se në borxhin e garantuar të qeverisë, përfshin 3 garanci shtetërore të dhëna që nga viti pandemik 2020 deri në vitin 2022.
Konkretisht bëhet fjalë për garancinë shtetërore për pagat, miratuar në vitin 2020 si një instrument për t’iu dhënë mundësi bizneseve të prekura nga COVID 19 që të merrnin kredi për të paguar pagat e punonjësve të tyre, ne vlerën e 11 miliardë lekëve.
Po ashtu po në vitin 2020 u miratua një tjetër garanci sovrane me vlere 15 miliardë lekë me bankat tregtare, për garantimin e huamarrjes së tregtarëve ose shoqërive tregtare për të mundësuar financimin e nevojshëm për rimëkëmbjen e aktivitetit tregtar, i cili pësoi goditje për shkak të pandemisë.
Garancia e tretë shtetërore është miratuar në vitin 2022, me vlerë prej 3 miliardë lekësh në favor të 4 bankave tregtare në vend, për financimin e subjekteve që tregtojnë me shumicë produkte ushqimore bazë, për shkak të situatës së krijuar nga lufta në Ukrainë, ku vendi pati probleme me zinxhirin e furnizimit ushqimor. Këto garanci janë përdorur në masë të konsiderueshme nga biznesi. Dy garancitë e fundit sovrane kanë afat deri në vitin 2025.
Ndërsa pjesa tjetër e borxhit i përket huamarrjes nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Enti Rregullator i Energjisë.
Sondazh

“Kriza” në eksportet e tekstileve dhe këpucëve - Zhvlerësimi i euros dhe rritja e kostove "godasin" sektorin e fasonerisë
Armela Duka/SCAN Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, eksportet kanë përjetuar një tkurrje të ndjeshme. Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë periudhës......

Flukset e paligjshme të parave - Shahini: Krimet duhet të kodifikohen për të patur rezultate në luftën ndaj pastrimit të parave
Ola Mitre / SCAN Shqipëria duhet të kodifikojë të gjitha llojet e krimeve, si një nga format kryesore për vlerësimin e flukseve të paligjshme të......

Qytetarët, me “humbje” nga dobësimi i euros - Bie vlera e kusimeve të mbajtura në depozitat në monedhën evropiane
Ledina Elezi/SCAN Depozitat në monedhë të huaj dhe në monedhë vendase shënuan rënie në fund të muajit qershor. Shifrat tregojnë një rënie të vlerës së......

Rritet fatura për blerje energjie - Në pak javë shpenzohen 19 mln euro. Importet për 2024-ën shkojnë në 32 mln euro
Ola Mitre / SCAN Fatura për blerje energjie ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë javëve të fundit, teksa Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka......

Çmimet e naftës rriten me 1% - Konflikti në Lindjen e Mesme mund të ndërpresë furnizimin
Kristi Ceta/SCAN Çmimet e naftës u rritën sërish me 1% të martën, duke zbutur humbjen e sesionit të mëparshëm, mes shqetësimeve për shkak të konfliktit......

Pritshmëritë për hidrogjenin e gjelbër janë shumë të larta - Sasia e kërkuar është absurde, mungojnë analizat e sakta
Dorina Kurtaj /SCAN Për pesë vitet e fundit, mbështetësit e hidrogjenit të gjelbër kanë argumentuar se ai mund të zëvendësojë lëndët djegëse fosile në......

Inteligjenca artificiale monitoron vatrat e zjarreve - Mjeti i ri i Google do të aplikohet në 15 shtete
Kristi Ceta/reuters Google do t'u ofrojë përdoruesve mundësinë e monitorimit analitik të vatrave të zjarrit përmes Inteligjencës Artificiale. Mjeti......

“Google ka krijuar monopol të paligjshëm” - Gjykata amerikane jep vendimin për padinë ndaj Kompanisë
Kristi Ceta/SCAN Google ka shkelur ligjin e konkurrencës, duke shpenzuar miliarda dollarë për të krijuar një monopol të paligjshëm dhe për t'u bërë......